Zanafilla e krijimit të Shiizmit dhe Hawarixheve
Nëse do të analizojmë ngjarjet dhe konfliktet nga pikëpamjet e Ibn Khaldunit, do të vërejme se ngjarjet e ditëve tona nuk ndryshojnë nga problematika dhe tematika e ngjarjeve te kohëve të shkuara. Nëse do e shikojmë në këtë kontekst, atëhere na lind e drejta të kërkojmë për shkaqet e para të konflikteve sektare dhe që në vetvete kanë ngjashmeri edhe me konfliktet e sotme sektare. Specifikat dhe përballja e armatosur e shiizmit dhe haëarixheve në fillimet e historisë islame kundër njeri-tjetrit dhe me pas kunder Umajadeve, e hasim edhe sot në konfliktin sektar dhe frymen konfliktuale sektare që është përfshirë rajoni i Lindjes së Mesme.
Marrim shembull ekspertet e historisë së sekteve fetare, të cilët mendojnë dhe i konsiderojnë haëarixhët si grup interesi politik më shumë sesa një shkollë ideologjike fetare e cila përmban sistem mendimi fetar. Po ashtu edhe për shiizmin, në fillimin e saj vlen e njëjta gjë. Por, me kalimin e kohës, shiizmi u shndërrua ne një shkollë juridike fetare të cilën e shikojmë prezent edhe në ditët tona. Nëpërmjet hulumtimeve të shumta të studiuesve të ndryshëm, vërejme se shkak i krijimit të dy grupimeve ideologjike të asaj kohe ishte mosmiratimi i politikave umevite kundrejt shtresave në nevoje dhe shtresave të mesme.
Nga ana tjeter sistemi politik umevit në fillimet i tij riktheu sistemin e vjetër fisnor arab, që nënkuptonte mosbarazi ndërmjet shtresave të ndryshm sociale; përfshi këtu edhe instrumentalizimin fetar qe i bënë politikave të tyre diskriminuese. Nëse do ta emertonim me të tjera terma, do të theksonim se tashme me fillimin e qeverisjes umevite, kishte filluar edhe sistemi i parë burokratik ose siç mund ta quajmë ndryshe, "oligarkia" umevite e cila filloi të lulëzonte pas gjashtë vjecarit të parë të udhëheqjes së khalifit të tretë, Osmanit radijallahu anhu.
Gjatë asaj kohë, kërkesat drejtuar imam Aliut radijallahu anhu ishin kërkesa politike që kishin të bënin me rikthimin në jetën e përditshme të parimeve bazë të cilat Profeti Muhamed as që i promovoi, siç ishin drejtësia, barazia etj dhe që edhe në konfliktet e sotme të armatosura po të njëjtën llogjikë kërkesash shohim, vetëm me ndryshimin nëse kërkesat e sotme marrin ngjyra sektare duke e acaruar konfliktin deri në gjakderdhje dhe dhunë.
Në këtë periudhë politike umevite që ndodheshin myslimanët, shumë prej arabeve dhe fiseve nomade të cilët filluan të jetonin brenda qyteteve kryesore të udhëheqjës së umavitëve, hasën në forma të ndryshme diskriminimi, qoftë ky diskriminim social apo dhe politik. Ndërkaq Aliu radijallahu anhu ishte prej të parëve që e kundërshtoi këtë formë të re qeverisje. E prej këtij opozitarizmi dolën ne pah dhe dy grupimet kryesore siç i përmendëm më parë, pra shiizmin, khaëarixhet dhe politizimi i vijave të përgjithshme të "synizmit". Kjo nënkuptonte se Imam Aliu radijallahu anhu ishte lideri kryesor i këtyre dy grupimve, çka më pas solli edhe ndarjen në dy grupime të tjera. Degëzimi i pasuesve të Imam Aliut në dy pole politike, në shiizëm dhe khaëarixh, përbën një rëndësi të veçantë në mënyrën sesi duhet të kuptojmë konfliktet e ndryshme politike dhe fetare.
Shkaku kryesor që khaëarixhet kundërshtuan imam Aliun radijallauanhu, është sepse ata menduan se parimet kryesore me të cilat feja Islame promovon; siç jane drejtësia, barazia etj., nuk gjetën mbështetje tek marrëveshja që bëri Imam Aliu radijallau anhu me Muaëijen radijallau anhu. Edhe "tahkimi", ose ajo që quhet ndryshe, referimi në zgjidhjen tek Kur'ani famëlartë, nuk është vetëm një lloj strehimi tek një zgjidhje e cila në vetevete solli shumë probleme. Tahkimi, ose referimi tek Kurani, për zgjidhjen e konfliktit politik, përbën një llojë brenge ose demoralizimi moral që pësuan grupi ose poli i dytë që ndodheshin në kampin e Imam Aliut radijallahu anhu, pra khaëarixhët. E pra demoralizimi politik, sjell dy rezultate, e para degradim shpirtëror dhe e dyta dhunën ose ekstremizmin. Rezultati i dytë ishte ai që u shfaq tek khaëarixhët.
E parë në këte prizem, edhe pse shkaqet janë të shumta, për të analizuar grupet e ndryshme radikale, në fillim duhet të kuptojmë natyrën e krijimit të grupimeve të ndryshme politiko-fetare, duke filluar me khaëarixhet, shiat e më pas duke përfunduar me khaëarixhet bashkëkohor, të cilet hezitojnë të perfshihen apo te tregojnë dakortësi me ndonje sistem politik të caktuar të botës myslimane, si dhe me nëndegët e tyre të cilat ndryshojnë nga një vënd në tjetrin dhe duke e perfunduar me shiizmin dhe fraksionet e tyre.
Dukë parë natyrën e dy fraksioneve politike të cilat u shfaqën në periudhën e khalifatit të Imam Aliut r.a., mund të qartësojmë idenë se këto dy grupime fetaro-politike të kahershme përfaqesojnë në vetvete dy gjëra të kunderta me njëra tjetrën, të cilat janë gjithmonë në antagoni me njëra tjetrën.
Sistemi dhe permbajtja e një ideologjie të caktuar siç ishte shiizmi, i'u përmbajt zgjidhjes politike të Imam Aliut r.a. dhe kundershtaret e sistemit siç ishin khaëarixhet dolën jashte zgjidhjes politike të Imam Aliut r.a. duke shënuar kështu lindjen e dy grupime të para politiko-fetare. Ndërsa synizmi apo siç quhet ndryshe "ehli syneti" nuk rezulton të ketë një datë të caktuar krijimi. Ehli syneti si mendim dhe doktrinë fetare përfaqësohet nga shumica e të gjithe dijetarëve të barazlarguar ose të distancuar politikisht nga ngjarjet e kohës. Shumica e myslimanëve pranonin si pasues meritues pas largimit nga kjo botë e Profetit Muhamed a.s. të gjithë drejtuesit që pasuan këtë të fundit. Ndërkohë Ehli Syneti dhe doktrina e saj nuk u ndikua nga konfliktet politike dhe ngjarjet e ndryshme që ndodhën në periudhën e Imam Aliut dhe Muaëijes radijallahu anhum.
Në këtë pikenisje ideologjike, Ehli Syneti qëndron i distancuar fetarisht dhe i barazlarguar ndaj sekteve të cilat fetarizmin dhe doktrinën fetare e zhvilluan dhe e formësuan duke i dhënë rëndësi politizimit të konflikteve që ndodhën në atë periudhe.
Sa më i madh të jetë konflikti politik ndërmjet grupeve të caktuara, aq më shumë do të ketë edhe ndasi sektare. Politika ose administrimi politik ka prodhuar gjithmonë ndasi dhe përcarje. Islami është një sistem i mirëfilltë jetese. Islami për nga natyra, perveç dispozitave fetare, përmban në vetvete fuqinë juridike për të bërë të mundur krijimin e kushteve për një udheheqësi politike sipas kërkesave kuranore. Historia na ka treguar se politizimi i parimeve fetare në interes të udhëheqjes politike, kanë bërë që këta të fundit legjitimojnë të drejtën për të udhequr. Kjo gje ka shkaktuar brenda botës myslimane ndasi dhe nëngrupime të cilat në fund kanë derivuar në ekstremizëm. Edhe shiizmi dhe khaëarixhet lindën nga problematika politike të caktuara, të cilat kanë gjeneruar edhe në ditet tona dhunë dhe përplasje ideologjike radikale.
Autor: Eduard SHEFKIU