Dallimi midis mbretit hungarez dhe Fatih Sulltan Mehmetit



Fatih Sulltan Mehmeti pasi kishte marrë Stambollin vazhdon luftën e tijë për të marrë dhe vendet e tjera nëpër Evropë.

Gjatë kësaj kohe Fatih Sulltan Mehmeti kishte ardhur deri në kufi me Serbinë, mirë por në të njëjtën kohë edhe mbreti hungarez ishte në kufi me Serbinë për t'a zaptuar atë.

Mbreti serb Brankoviç i dërgon nga një letër të dy palëve në të njëjtën kohë. Në letër shkruante, nëse ne pranojmë të hymë nën sundimin tuaj si do veproni me popullin serb?

Mbreti hungarez thotë: nëse hyni nën sundimin tonë, ne do luftojmë derisa të gjithë serbët t'i kthejmë në katolikë dhe kishat ortodokse do t'i sheshojmë e në vend të tyre do ndërtojmë kisha katolike.

Ndërsa Fatih Sulltan Mehmeti kthen pergjigjen, nëse ju do pranoni të hyni nën sundimin Osman atëherë në do bashkëjetojmë dhe gjithsecili do të mbajë besimin e tijë dhe do shkojë në kultin ku ai beson. Ne do u tregojmë se feja e vetme e pranuar tek Zoti është Islami, kjo është detyra jonë por për të besuar është çështja juaj. Kush dëshiron bëhet mysliman e kush dëshiron qëndron në fenë e vjetër të veten.



Përgatiti: Ardit HOXHLLAKU

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...