Wahhabizmi - origjina e tij



Wahhabizmi si lëvizje reformuese kishte filluar para dy shekujve me qëllim të shpëtimi të shoqërive islame nga kultura dhe praktika devijuese. Fillimisht, pasuesit e Abdul-Wahhabit filluan t'i pastrojnë beduinët arabë nga sufizmi. Ajo që synohej, ashtu si edhe sot është kthimi në format e pastra të praktikimit të islamit, ashtu siç ishte në zanafillën e tij.

Shumica e wahhabive të botës jetojnë në Arabinë Saudite. Në këtë vend kjo lëvizje është zyrtare. Themeluesi i saj, Al-Wahhabi, për të influencuar gadishullin arabik me idetë e tij, kishte lidhur martesë me dinastinë e Sauditëve, e cila sot e asaj dite sundojnë këtë vend.

Është interesante se hovin e kësaj lëvizje ia kishte ndërprerë shqiptari Mehmet Ali Pasha, si udhëheqës i një ekspedite osmane kundër wahhabive, aty nga gjysma e dytë e shekullit 18. Pasuesit e kësaj lëvizje në Kosovë dhe në gadishullin tonë, janë paraqitur pas kolapsit të komunizmit dhe luftave në territorin e ish-Jugosllavisë.

Kjo nënkupton edhe nënshtrimin ndaj rregullave strikte. Përfshirë veshjen, lutjet, sjelljet ndaj femrave, etj.. Hyrja e kësaj rryme fetare në trojet ballkanike ka depërtuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, derisa myslimanët e këtyre trevave kanë një traditë gjashtë shekullore të shkollës juridike Hanefi, që është e organizuar nëpërmjet bashkësive fetare.



Autor: Mentor MELLOVA



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabistët - ushtria përballë islamit tradicional".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...