Metoda e Ebu Hanifes në Fikh
Është e shumtë ajo që është shkruar mbi jetën e Imamit, po edhe në gjuhën tonë, prandaj këtu nuk do të përmendim diç prej saj, por do të mjaftohemi me disa gjëra interesante të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e zgjidhjes së disa çështjeve fikhore.
Njëra ndër veprat më të mira e cila shpjegon jetën e imamit edhe në gjuhën tonë (boshnjakishte, M.A.) është libri i dijetarit Shibli Numani, "Jeta dhe vepra e Ebu Hanifes", të cilën të gjithëve me ngrohtësi do të ua rekomandoja. Ibn Xhevziu, në Mumtedhimu, thotë: "Njerëzit nuk kanë mospajtueshmëri në çështjen e inteligjencës së madhe të Ebu Hanifes dhe në të kuptuarit e tij të fesë" .Sufjan eth-Thevri dhe Ibn Mubarek kanë thënë: "Nga të gjithë njerëzit Ebu Hanife më së miri e njeh fikhun".
Kadi Ijadi në Tertibu-l-Medarik thotë: "I ka thënë Lejsi imam Malikut: Të shoh që je i djersitur!", në çka imam Maliku i është përgjigjur: "Më ka djersitur Ebu Hanife, vërtetë ai është i pari i egjiptianëve".
Për Ebu Hanifen janë përcjellë edhe lëvdata të tjera të shumta që i kanë thënë dijetarë të ndryshëm.
Njëra nga karakteristikat më të rëndësishme të medh'hebit të tij është fakti së është i ndërtuar mbi surin, që do të thotë bashkëpunim dhe punim me ekuipazh. Që nga as'habët, Allahu qoftë i kënaqur me to, është pranuar nga grupi në grup. Më këtë nuk identifikohen medh'hebet e tjera, sepse ato në shumicën e rasteve janë përmbledhje e ixhtihadit të imamëve të tyre. Imam Tahavi transmeton me zinxhirë nga Mugire ibn Hamze që numri i shokëve të Ebu Hanifes, të cilët bashkërisht me të e kanë kodifikuar dhe venduar dispozita fikhore, ka qenë dyzet dhe se të gjithë kanë qenë kolosë në mesin e kolosëve.
Tahaviu, gjithashtu transmeton nga Esed ibn Furati që numri i atyre të cilët i kanë ndihmuar Ebu Hanifes në kodifikimin e fikhut është dyzet, ndërsa në mesin e atyre dallohen: Ebu Jusufi, Zufer ibn Huzel, Davud Et-Tai, Esed ibn Amr, Jusuf ibn Halid, njëri nga mësuesit e imam Shafiut, Jahja ibn Zekerija ibn Ebi Zaidi i cili tridhjetë vjet e ka luajtur rolin e shkronjësit të fikhut. Esed ibn Furati transmeton se këto dijetarët kanë diskutuar për çështje të caktuara duke i nxjerr qëndrimet e veta dhe çdo njëri prej tyre kanë dhënë nga një përgjigje që në fund ato t'i shtrojnë përpara Ebu Hanifes, i cili i ka dëgjuar ato dhe në fund ka dhënë përgjigjen përfundimtare. Pas kësaj, për çështjen në fjalë, kanë hulumtuar edhe tri ditë dhe në fund e kanë shënuar pas një konsensusi të plotë.
Ishak ibn Ibrahim transmeton që shokët e Ebu Hanifes kanë hulumtuar për një çështje me të dhe kur Afij ibn Jezid nuk ka qenë prezent, Ebu Hanife ka thënë: "Mos ma ekspozoni problemin gjersa të vij Afiju", ndërsa kur vinte Afiju dhe pajtoheshe me të tjerët, Ebu Hanife thoshte: "Tani mund ta shkruani".
Zuferi transmeton: "Ne shpesh e vizitonim Ebu Hanifen, mirëpo ku me ne ishin Ebu Jusufi dhe Muhammed ibn Hasan, atëherë na lejohej të shkruanin nga Ebu Hanifja. Kështu që një ditë prej ditë Ebu Hanife i tha Ebu Jusufit: Ki kujdes o Jakub, mos e shkruaj menjëherë gjithë atë që dëgjon prej meje. Unë jam njeri dhe qëndrimin që e marr sot e lë nesër dhe e nxjerr tjetrin për ta lënë pasnesër". Shihni se si i ka ndaluar shokët e tij që mos nguten në shënimin e çështjeve përfundimtare pa mos u kontrolluar dhe hulumtuar në detaje. Prandaj, nëse përsiat mbi këtë që u tha do të vëresh vërtetësinë e fjalëve të Muvefak El-Mekija kur thotë (pasi që i përmend shokët më të rëndësishëm të Ebu Hanifes): "Ebu Hanife medh'hebin e tij e ka ndërtuar mbi principin e "surit" me shokët e tij".
Ky është ixhtihadi i tij në fenë e Allahut duke zvarritur deri në skaj principin se feja është këshillë për Allahun, të Dërguarin, s.a.v.s., dhe për besimtarët.
Kështu që ata i kontrolluan çështjet njëra pas tjetrës dhe i shkëmbyen mendimet dhe traditat sa që ndonjëherë kanë vazhduar me muaj e më shumë (të debatojnë për ndonjë çështje, M.A.), gjersa nuk janë pajtuar për një zgjidhje të cilën do ta shënonte Ebu Jusufi në përmbledhje. Kjo mënyrë është më autentikja, më e sigurta dhe më afërmja e së vërtetës. Atë e pranojnë zemrat dhe në të qetësohen. Nga kjo shihet se Ebu Hanife nuk i sugjeronte shokët e tij që përnjëherë ta pranojnë çështjen të cilën ai ua shtronte, por i sugjeronte që të marrin qëndrimet e veta në mënyrë që çështja të qartësohet si dielli. Në këtë mënyrë ata e kanë përqafuar qartësinë e argumentit ndërsa e kanë anashkaluar atë që argumentet i ka pasur të dobëta. Imami thoshte: "Askujt nuk i lejohet që të flet për fjalët tona gjersa të njoftohet me argumentet tona". Kjo është edhe sirena e fshehtë e medh'hebit të tij në lindje e në perëndim.
Njëherësh kjo është edhe arsyeja kryesore që duke gjurmuar pas fikhut janë dëfryer më të dhe kjo është arsyeja dhe epërsia e tyre, sepse, njëkohësisht, kjo ishte edhe metoda e ushtrimit dhe mësimit të fikhut. Prandaj, Ibn Haxher El-Mekiu në Hajratu-l-hisanu thotë që asnjë nga imamët e islamit nuk kanw pasur shokë dhe nxënës sa që ka pasur imam Ebu Hanife. Thotë që edhe dijetarët edhe njerëzit e thjeshtë nuk kanë pasur dobi nga dikush tjetër sa kanë pasur nga ai. Mexhd ibn El-Ethir thotë që sikur kjo të mos ishte vullnet i Allahut, xh.sh., gjysma e ummetit nga kohët më të lashta e deri më sot, ibadetin nuk do ta bënte në medh'hebin e këtij imami.
Si përfundim mund të konkludojmë se karakteristika e këtij medh'hebi është ajo se ai u ruajt dhe u rregullua në bazë të principit të "surit" (punimit në ekuipazh). Po ashtu principet fundamentale të tij i kanë pranuar grup pas grupi që nga gjenerata e as'habëve, të cilët konsiderohen si burim i fikhut të begatshëm. Është me rëndësi të përmendet edhe puna permanente e shumë juristëve për t'i shpjeguar problemet e reja dhe atë grup pas grupi gjersa do të dojë Allahu kështu të shkoj, sepse medh'heni shkon krahas nevojave të kohës dhe nevojave qytetëruese të njeriut.
Autor: Adnan Kozarcanin
Përshtati nga boshnjakishtja: M. Alija
Literatura e shfrytëzuar:
1. Kalimatu an fiqh ahl al-Iraq, Muhamed Zahid al-Kavthariya.
2. Sharh Musnad Abi Hanife, Mulla Alia l-Qari.
3. Usul Al-Shashi.