Një histori e shkurter e aleances Wahabito-Saudite



Si njerëz të fushësh, lexojmë jo pa habi gjithë sa shkruhet e flitet lidhur me Arabine Saudite dhe wahabizmin, sepse ata që shkruajnë e flasin për këtë temë duket se nuk e njohin mjaftueshem as Arabine Saudite e as themeluesin e wahabizmit. Madje, mendojmë se është i justifikueshëm edhe dyshimi se ata që shkruajnë për Arabine Saudite dhe wahabizmin nuk e dinë se shteti (sot mbretëri) i Arabisë Saudite është bashkëthemeluar dhe bashkëudhehequr nga dyshja Abdulwahab - Muhammed Saudi.

Askund nuk po shohim të shkruhet, qoftë edhe shkurtazi, ashtu siç do rrekemi të bëjmë edhe në këtë shkrim, se ku dhe si u lidh kjo aleancë, armike e betuar sa e sunitëve, po aq edhe e shiitëve. Askush nuk po hedh dritë mbi bëmat e historisë plot mistere të wahabive, të cilët luftuan kundër osmanëve sunitë dhe dogjën me zjarr e me hekur Kerbelane.


Viti 1744 ...

Vendi ... Ad-Dirija (الدرعية), vendbanimi i fisit të Saudeve, në afërsi të Riadit, kryeqytetit te sotëm të Arabisë Saudite ...

Saudët ishin një fis që merrej kryesisht me mbarështimin e deveve dhe në vitin 1446, pasi i kishin dhënë fund shtegëtimeve të tyre të gjata në kërkim të kullotave, duke kaluar nga Kufeja, Musuli dhe Hajberi, ishin vendosur përfundimisht në ad-Dirija.

Në vitin 1744 saudët përbënin një principatë të vogël prej 70 çadrash.

Prej afro 17 vitesh, që nga viti 1727, kryetari i fisit ishte Muhamed bin Saudi.


Një ditë prej ditësh ...

Fisi saud vizitohet nga një udhëtar i panjohur, i cili pak kohë më pas do të bëhej shkaktar që jeta e saudëve të ad-Dirija-s të ndryshonte tërësisht.

Tradita mikpritëse arabe e donte qëkëtij udhëtari, ndonëse i panjohur, t'i bëhej konak dhe për këtë arsye, ai u ftua për të buajtuar në shtëpinë e Abdullah bin Suvejlimit.

Udhëtari bujtës ishte 42 vjeç dhe vinte nga al-Ujajna (العيينة), jo shumë larg nga Riadi, ku kishte lindur dhe ku kishte pas qenë i martuar me motrën e kryetarit të fisit ujajna, të quajtur Muhammer. Porse ... ishte përzënë prej aty, ngaqë krejt papritur kishte dashur të shkatërronte varret dhe vendprehjen (tyrben) e të vëllait të Kalifit Omer (r.a.), Zejd b. Hattabit, të rënë dëshmor aty, dhe të priste të gjitha pemët rreth e rrotull.

Histori e përsëritur kjo ... Po njëlloj ishtë përzënë edhe më parë nga Damasku dhe Musulli ky udhëtar i panjohur, për shkak të disa deklaratave që kishin shkaktuar pështjellim në mesin e besimtarëve të atjeshëm.

Udhëtari bujtë ishte një njeri i fesë, ndryshe nga të tjerët. Përsërishte pareshtur se "jeta duhet të vazhdojë ashtu siç ka pas qenë në kohën e Muhamedit a.s.".


Që do të thonte ...

Eulijate, vendprehjet e tyre, netët e mira, varret janë idhujtari dhe si të tilla duhen refuzuar.

Kush lë pa falur pa shkak një namaz të vetëm shpallet i femohues (كافر) dhe si i tillë duhet të dënohet me vdekje.

I zoti i shtëpisë, Abdullah bin Suvejlimi, gojëhapur e syçapëluar nga sa dëgjonte të dilte nga goja e udhëtarit bujtës, nuk duroi dot më dhe i kërkoi mikut të mos e lodhte më veten me fjalë, po të binte të flinte dhe u kerkoi grarisë së shtëpisë t'i përgatisnin mikut shtratin.

Vetë i zoti i shtëpisë ... Nxitoi për tek kryetari i fisit që t'i tregonte fije e për pe gjithë çkishte dëgjuar nga miku misterioz.

Kryetari i fisit Ad-Dirija, Muhamed bin Saudi, merr me vete dy vëllezërit e tij, Musharin dhe Sunej-jenin, dhe shkon të takohet personalisht me mikun enigmatik, me qëllim që të mësonte se cili ishte ky njeri, i cili më pas do tua ndryshonte këtij fisi rrjedhën e historisë.


Bujtësi Enegmatik

Bujtesi ishte realisht enigmatik ...

Përshembull ... e ndryshonte identitetin kudo qe shkonte:

Në Basra bëhej Abdullah ...

Në Bagdat bëhej Ahmed ...

Në vendbanimet bëhej Muhammed ...

Në Hamadan bëhej Jusuf!

Emri i tij i vërtetë ishte Muhamed ibn Abdulwahab bin Sulejman bin Ali et-Tamimi (1703-1792).

Kishte lindur ne vitin 1702 në qytezen al-Ujajna në krahinën Nexhd në Arabinë Qëndrore.

Rridhte nga një familje me traditë në studimin e shkencave islame dhe e njohur me emrin Alu Musherref.

Vetë ai i përkiste fisit Tamim.

Familja ishte pasuese e medhhebit hanbeli.

Gjyshi i tij Sulejman bin Ali et-Tamini ishte njëri prej dijetarëve të shquar të asaj kohe.

Babai i tij ishte gjykates dhe quhej Abdulwahab bin Sulejman.

Mësimet e para i kishte marrë nga i ati.

Ushqente simpati te madhe për Ebu Bekrin r.a. dhe Umerin r.a..

Nuk dihet me siguri se sa vjeç ishte kur u largua nga vendlindja e tij, al-Ujajna, dhe se ku shkoi dhe ku u arsimua më pas. Flitej se kishte vizituar qytete te tilla si Meka, Medina, Damasku, Basra, Bagdati, Hamadani dhe Isfahani.

Dy mësuesit e tij, Mexhmaali Abdullah bin Ibrahim dhe Shejkh Muhammed Hajat el-Sindi, u bënë shkak që të ndiqte rrugën e nisur nga Ibni Tejmijje (1263-1328).

Tanimë ishte bërë "selefi" dhe synonte të kthehej ne rrugën e hakut - Shekulli i Lumturisë. Kjo do të bëhej e mundur vetëm duke pastruar elementet e huaj që, të ardhur nga jashtë, ishin përzier me mendimin e pastër islam.

Me kalimin e kohës ... Ai bën ndryshime edhe në ekolin e Ibni Tejmijes.

Pikëpamjet e veta i shkroi në vitin 1738 në librin "Kitabu-t Teuhid".

Sipas atyre që shkruante, ishte e nevojshme që të braksiteshin me neveri të gjitha risitë që ishin përzier me Islamin pas vdekjes se Muhamedit a.s..

Që do të thotë ... Luftë kundër filizofisë. Luftë kundër tasavufit (mistikës islame). Luftë kundër mendimit logjik.

Refuzonte njëlloj si shiizmin ashtu edhe medh'hebet sunite.

Sunitët i përkufizonte si murtedë (felëshuar).

Ndërsa, të gjithë medh'hebet islame qe nuk pranonin doktrinën e tij i konsideronte jo muslimanë.


Miku u bë dhëndërr

Aty për aty shtërnguan duart ...

Muhammet bin Saudi pranoi doktrinen "wahabite".

Abdulwahabi do te ishte autoriteti fetar ...

Familja saudite do te ishte autoriteti politik ...

(Abdulwahabi, deri sa vdiq, gëzoi statusin e "bashkëkryetarit" të shtetit Saudit. Pas vdekjes se tij, të dy autoritetet, ai fetar dhe ai politik, u bashkuan në udheheqësinë e familjes saudite. Kjo vazhdon ende edhe sot ...).

Duhet shtuar se:

Teksa rrokte duart me sauditët, Abdulwahabi nuk ishte i vetëm.

Ai kishte ndjekës në vënde të ndryshme.

Këta ndjekës vetëquheshin Muvah-hidun (dëshmuesit e njëshmërisë së Allahut) ose Ehlu Teuhid (njerëzit e teuhidit).

Domethënë ...

Termi "wahabi" përdoret nga kundërshtarët/opozitarët e kësaj lëvizjeje. Nga ana tjetër ishte e zakonshme që një lëvizje e caktuar të identifikohej me emrin e themeluesit të saj. Per këtë arsye, osmanët, studiuesit perëndimore dhe kronikanët e kanë perdorur gjerësisht këtë emërtim.

Aleanca saudito - wahabite u fuqizua me lidhje gjaku, Muhamed Saudi i dha Abdulwahabit të bijën për grua.

Si përfundim ...

Ekoli religjoz i Abdulwahabit u bashkua me xhihadin politik dhe atë ushtarak dhe u vu nën urdhërat dhe drejtimin e sauditëve.


Aspekti financiar

Aleanca wahabito - Saudite nuk mbeti vetëm brenda suazës së fesë, kjo aleancë pati edhe një aspekt të interesave financiare ... Varfëria që kishte filluar të kërcënonte familjen saudite për shkak të të ardhurave gjithnjë e më të pakta që siguroheshin nga bujqësia dhe blektoria, ishte një faktor i rëndësishmë nxitës në lidhjen e kësaj aleance të re.

Dhe:

Ndërkaq fuqia ushtarake e Perandorisë Osmane kishte filluar të tregonte shenjat e para të dobësimit, duke mos ndërmarrë më fushata për ekspansion. Përkrah kësaj, Perandoria Osmane kishte filluar gjithashtu të tregonte edhe shenjat e para të rrënimit ekonomik.

Nga njëra anë ishte një popull që varfërohej dita ditës, nga ana tjetër ishte një Pallat Mbretëror Osman që jetonte Periudhën e Tulipantë.

Burokratët osmanë në Gadishullin Arabik ishin të zënë me pasurimin vetjak.

Fondet publike të tilla si: arkëtimet nga dogana e Xhides, investimet perandorake, te ardhurat nga fiset beduine për aktivitetin e transportit me deve, taksa e sigurisë prej tre lirash që paguante çdo haxhi që zbriste në portin e Xhides, ishin bërë shkak për mosmarrëveshje dhe konflikte.

Sauditet kerkonin ti shtinin në dorë gjithë këto të ardhura!

Nexhdi: ishte vendi ku kryqëzoheshin rrugët e komunikimit që perdoreshin nga tregtarët e Anadollit dhe të Sirisë për të mbërritur në brigjet lindore të Gadishullit Arabik, në Basra dhe në Hormuz. Këtu bëhej tregëtia e mëndafshit dhe e erëzave, që silleshin nga India dhe Azia e Jugut. Njëkohesisht, këtu ishte edhe vendpushimi i haxhinjve, që vinin nga Irani dhe Azia e Largët.

Haxhi ishte simboli më i rëndësishëm që konfirmonte protektoratin dhe sovranitetin e Sulltanit osman mbi muslimanët e ardhur nga anë e mbanë botës.

Domethënë ... Hixhazi nuk ishte thjeshtë një copë toke, ishte qëndra e simbolit të ushtrimit të sovranitetit osman edhe në aspektin fetar.

Aleanca wahabito - saudite synonte me këtë rast që jo vetëm ta përfitonte vetë rentën e Hixhazit, por edhe të merrte kontrollin e këtij vendi, që bëhej edhe më i çmuar për shkak të rëndësisë simbolike të haxhit. Në këtë mënyrë kjo aleancë do të shndërrohej në autoritet politik për mbarë botën islame.

Doktrina "wahabiste" e Abdulwahabit ishte burim shprese dhe një ndihmë e madhe për beduinët e varfër të Gadishullit Arabik dhe, natyrshëm, si në çdo rast tjetër, edhe në këtë rast, ndihma nuk mund të ishte falas. Abdulwahabi zotohej t'i jepte të vjehrrit Muhammed Saudi, një të pestën e plaçkës së luftës ...

Përveshën mëngët dhe ...

U shpallën luftë të gjithë fiseve muslimane arabe dhe u betuan se do të luftojnë me ta, deri sa secili prej tyre të pranonte "besimin e drejtë".

Filluan kështu të plackisin, të presin koka muslimanësh dhe të bëjnë krime kolektive ndaj besimtarëve.

Ideja e "xhihadit - luftës në emër të Islamit" ishte për fiset beduine një mundësi e mirë për të bërë plaçkë lufte.

Dhe natyrisht qe armiku real i kësaj levizjeje ishte Perandoria Osmane ...

Porse, ende nuk kishte ardhur koha, do të prisnin fillimin e luftës ruso - turke për të nisur kryengritjen anti - osmane ...


Armiku i madh: Shteti sunit Osman

Perandoria Osmane ishte shteti më i fuqishëm sunit i botës islame.

Për këtë arsye, asnjëherë deri më atëherë në gadishullin Arabik nuk ishin hasur probleme të karakterit fetar apo politik.

Perveç rasteve të jashtëzakonshme, administrate qendrore osmane nuk përzihej në punët e sherifëve të Mekes, duke u dhënë atyre autonomi gati të plotë.

Madje, edhe prania ushtarake osmane ishte tejet e kufizuar, në qytetin port të Xhides kishte vetëm nje garnizon që përbëhej nga 6 kompani, me vetem 600 ushtarë gjithsej, që si mision kishin sigurimin e rrugëve të kalimit të haxhinjve.

Administrata qëndrore osmane u vu në dijeni në aktivitetit "wahabit" përmes një letre që sherifi i Mekës, Galibi, ia dërgonte Portës së Lartë, më 1730 ...

Adminsitrata qendrore u mjaftua vetëm me marrjen dijeni dhe nuk mori ndonjë masë konkrete. Madje, edhe lajmet se Abdulwahabi kudo ku shkonte sfidonte hapur autoritetin e sulltanit osman, si mbrojtësi i islamit sunit, nuk duket se bënë ndonjë përshtypje të madhe. Për administratën qëndrore osmane, kjo lëvizje e re wahabite ishte krejtësisht e parëndësishme dhe as që e meritonte vëmendjen e Portës së Lartë, një bandë bashibozukësh që vrasin e presin njëri - tjetrin, sipas ligjeve tribal të moçme arabe.

Është për të ardhur keq se sa pak largpamës u treguan burokratët e Portës së Lartë në vlerësimin e situatës dhe të rreziqeve të mundëshme që do të sillte kjo "lëvizje bashibozukësh". Ata nuk mundën të parashikonin se këto plaçkitje nuk ishin thjeshtë "hajdutllëqe" beduinësh, porse ishin pjesë e një strategjie të mirëpërllogaritur e aleancës wahabito - sauditet, e cila plaçkën e luftës do ta shfrytëzonte për të shtuar rradhët e mbështetësve, duke rekrutuar luftëtarë të mirëmotivuar nga fise të ndryshëm arabësh të varfër.

Ende pa kaluar mirë një vit nga lidhja e saj, alenca wahabito - saudite mori nën kontroll Nexhdin. Pavarësisht këtij rreziku që rritej e shtohej përditë, myftiu i atëhershëm i Mekes, Ahmet Zejdi Dahlan, ende mendonte se kjo ishte një çështje me karakter teologjiko - fetar dhe e vetmja përpjekje e bërë prej tij përballë këtij rreziku, ishte të publikonte shkrime kritike ndaj "medhhebit wahabi".

U desh të fillonte të ndjehej se lufta me Rusinë do të përfundonte me fitoren e kësaj të fundit, që Perandoria Osmane të merrej seriozisht me çeshtjen "wahabite".


Viti 1773

Aleanca wahabito - saudite merr nën kontroll Riadin dhe shënon kështu fitoren e saj të parë të madhe.

Por sa vlejti kjo?

Urdhëri i parë perandorak per shtypjen e rebelimit wahabito - saudit, i shkruar personalisht nga vetë sulltani, daton në vitin 1761. Porse, guvernatorët osmanë në Bagdat dhe Damask, që u ngarkuan me këtë detyrë, nuk e shtypën dot rebelimin.

Themeluesit i shtetit të Arabisë Saudite, Muhamed bin Saud, vdes në vitin 1765.

Posti trashëgohet nga i biri Abdulaziz bin Muhamed, i cili së bashku me dhëndrin e tij, Abdulwahabin, e vazhdoi edhe më tutje luftën e nisur nga i ati, tashmë i vdekur, kundër Perandorisë Osmane.

Territori që kontrollohej prej tyre u zgjerua nga brigjet lindore të Kuvajtit deri në kufi me Omanin, tashmë ndodheshin edhe para portave të Damaskut dhe Bagdatit.

Me 13 maj 1802 munden të marrin nën kontroll Kerbelanë dhe plaçkisin vendprehjen e Husejnit r.a. Porse, nuk mjaftohen me kaq, masakrojnë edhe dy mijë shiitë.

Pas një viti marrin nën kontroll Mekën dhe Medinën.

Ndërkaq ... Më 4 tetor 1803 Abdulazizi vritet nga një shiit, në shenjë hakmarrjeje për masakrën e Kerbelasë.

Plaçkitja e Kerbelasë shkaktoi reagimin e Shahut të Persisë, Fet'hi Ali, i cili përgatit ushtrinë për mësymje mbi Bagdat. Përgatitjet ushtarake të shahut të Persisë detyruan Perandorinë Osmane të merrej më seriozisht me këtë çështje dhe të ndërmerrte veprimet e nevojshme ushtarake.

Për këtë qëllim, guvernatori i Egjiptit, shqiptari Mehmet Ali Pasha, u emërua në krye të ekspeditës ushtarake osmane do të shtypte rrebelimin/ kryengritjen wahabito - saudite.

Djali i vogël i Mehmet Ali Pashës, Tosun Pasha, në vitin 1812 rimerr kontrollin e Mekës dhe Medinës, duke rikthyer aty autoritetin e Perandorisë Osmane, dhe djali i tij i madh, Ibrahim Pasha, në vitin 1818 arrin të rimarrë nën kontroll Ad-Dirija-n, kryeqendrën e saudëve.

Abdullah bin Saudi, që zëvendësoi babain, Abdulazizin, e vrarë më 4 tetor 1803 nga një shiit, u zu rob dhe u dërgua për gjykim në Stamboll, së bashku me katër djemtë e tij, edhe ata të zënë rob sikundër babai i tyre. Në Stamboll, ku u gjykuan, morën dënimin me vdekje me prerje koke, me fetva të Shejhulislamit Mekikzade Mustafa Asim Efendiut, dhe u ekzekutuan të pestë, duke ua hedhur trupat ne ujërat e Bosforit.

Lëvizja wahabito - saudite që u shtyp në fillim te shëk. XIX, u rizgjua po në fund të shek. XIX dhe ata që e rigjuan ishin anglezet për qëllimet e tyre.

Me vlerë është të mësohet se ç'farë bënin ndërkohë osmanët e mbytur në borxhe?

Saudët ishin të internuar në Kuvajt. Ndërsa, Abdulaziz el Saudi bleu nga Perandoria Osmane toka në Hixhaz dhe kthehet nga internimi.

Më pas lidhet në marrëveshje me anglezët. Më pas akoma i shpall luftë ushtrisë osmane.

Përfundimi ... Themelimi i Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Kryeqytet u bë Riadi, vendi i parë që wahabito - sauditët pushtuan dekada më parë.

Dikujt nuk i intereson që ne si muslimanë shqiptarë t'i dimë këto të vërteta historike.

Ky është shkaku që pranojmë t'ia shesim shpirtin ...



Përgatiti: foltash



Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...