Ramazani (2020/1441) në Shtëpi!?



Ndoshta ky do të jetë një Ramazan i veçantë për shumicën e muslimanëve, sepse pak mbahet mend që të ketë ndodhur kështu ndonjëherë.

Kriza e pandemisë (apo çfarëdo që të jetë tjetër) ka bërë që institucionet kompetente në të gjithë botën të marrin masa rogoroze, që të ndalojnë lëvizjen e njerëzve, tubimet e tyre, shkollat, puntoritë, e deri tek ajo e mbylljes së objekteve fetare të të gjitha feve, pra edhe të xhamive.

Ne vetëm se kemi hyrë në muajin e madhërishëm të ramazanit, i cili është me vete bart agjërimin, namazin me xhematë, namazin e teravive, iftaret, organizimet e tubimeve fetare, solidaritetin, vizitat mes vete, emisione fetare e shumë shumë aktivitete tjera fetare dhe sociale.

Mirëpo të gjitha këto dhe të tjera, përnjëherë duhet të pushojnë për shkak të kësaj krize!!

Ne e lusim Allahun që kjo gjendje të kalon sa më shpejtë dhe ramazanin ta vazhdojmë tradicionalisht sikur më parë.

Por deri atëherë, shtëpia mbetet një vend i shenjtë ku ne do ti bëjmë të gjitha ato adhurime me familjet tona.

Feja jonë madhështore, ka mundësuar që jeta fetare mund të organizohet në çdo vend dhe në çdo situatë. Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: "Më është bërë mua çdo vend në tokë, faltore dhe e pastër".

Ndoshta kjo mund të jetë një mundësi, që ne të mësojmë të organizojmë jetën fetare vetë me familjet tona, si p.sh.: 'të dalim imam, të falemi të gjithë së bashku, ta përmendim Zotin, etj.'.

Andaj, ne do të paraqesim disa propozime dhe mundësi që ti shfrytëzojmë të gjitha 720 orët e këtij muaji në mënyrën më të mirë që Allahu të jetë i kënaqur me ne, dhe të përfitojmë të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër.

Të gjitha adhurimet që i bëjmë, për tu pranuar te Zoti, duhet ta kemi të qartë se i kanë dy kushte:

1. Të bëhen vetëm për Allahun.

2. Të bëhen mirë, ashtu si ka urdhëruar legjislatura islame, nga Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s..

Imam Nahaiu e përshkruan një ditë ramazani duke thënë: "Agjërimi i një dite të Ramazanit, është më e vlefshme se një mijë ditë jashtë tij. Kurse një përmendje e Zotit është më e vlefshme se një mijë përmendje jashtë tij. Dhe një rekat namaz në të, është më i vlefshëm se një mijë rekat jashtë tij", ( Lataif el-Mearif ).


Programi i propozuar


Koha e Syfyrit

- Para se të fillojmë të hamë syfyr, është shumë vlerë e madhe të falim namaz nafile të natës, së paku dy rekat.

- Të hamë syfyrin me nijet të adhurimit të Zotit. Pavarësisht sa hamë, është mirë të ulemi në safrën e syfyrit. Hadith: "Hani syfyr, sepse syfyri është begati".

- Pas syfyrit duke e pritur namazin e sabahut, është shume e vlefshme të bëjmë lutje dhe istigfar, sepse është koha më e vlefshme për istigfar dhe pranim të lutjeve.


Namazi i Sabahut

- Namazi i sabahut, mundësisht me xhemat me familjen.

- Pas namazit të sabahut, lexim nga Kurani, qoftë edhe pak. Sepse Allahu në Kuran thotë: "Me të vërtetë Kurani i mëngjesit është i dëshmuar".

- E pas kësaj nëse mundet, të qëndrojë zgjuar me përmendje të Zotit dhe Estagfirullah deri pas lindjes së diellit 45 minuta e tani të falë së paku dy rekate nafile, atij i llogaritet sikur të ketë bërë umre ( vizitë Qabes ). Hadith: "Kush e fal sabahun me xhemat, e pastaj ulet e përmend Allahun deri sa të lind dielli, e paszaj i fal dy rekate, atij i llogaritet sevapi i një umre të plotë, të plotë, të plotë", (Termidhiu).

- E pastaj shkon në gjumë, aq sa ka kohë dhe nevojë. Edhe këtë gjumë e llogarit për Allahun.


Koha e paraditës

- Nëse shkon në punë e bën nijetin e punës për Allahun, e ke frikë Zotin nga çdo haram që mund të biesh, dhe mundohu të japësh ndonjë sadaka sa do që të jetë e vogël.

- Gjatë shkuarjes dhe kthimit përmende Allahun.

- E nëse je në shtëpi, fal nafile të duhasë nga 2 e deri në 8 rekate, pastaj lexo Kuran dhe përgatitu për namazin e drekës.


Namazi i Drekës dhe koha e pas Drekës

Pas namazit të drekës, kontakto ose vizito të afërmit, ose jepi pushim vetes tënde, ose merresh me televizion dhe rrjetet sociale, ose kompensoje gjumin e natës deri në namazin e ikindisë.


Namazi i Ikindisë dhe koha e pas Ikindisë

- Fale namazin e ikindisë me xhemat, por mos i le edhe synetet para ikindisë e sidomos në ramazan sepse Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: "Allahu e mëshrion një njeri që i falë kater rekate para ikindisë", (Ebu Davudi dhe Termidhiu ).

- Pas ikindisë lexo përsëri Kuran, përmende Zotin dhe tani ndihmo familjen tënde në nevojat e shtëpisë e në veçanti në përgatitjen e iftarit.


Sofra e Iftarit

- Në sofrën e i ftarit, uluni të gjithë familja disa minuta para ezanit të akshamit dhe merruni me lutje për nevojat të kësaj bote dhe botës tjetër, individualisht ose bashkarisht.

Ka thënë Pejgamberi Muhamedi s.a.v.s.: "Tre njerëzve nuk u refuzohen lutjet, e në mesin e tyre është edhe agjëruesi para iftarit", (Termidhiu).

- Është synet, që të bëhet iftar e pastaj të falet namazi i akshamit, por me qenë se te ne hahet iftari e pastaj falet namazi i akshamit, duhet mos të vonohet namazi i akshamit, por të falet sa më shpejt të jetë e mundur.

- Pas namazit të akshamit e deri në namazin e jacisë e tani të teravive, është mirë që të ulemi me familjen për kafe apo çaj apo çfare do tjeter, te relaksohemi dhe të bisedojmë tema të lira.


Namazi i Jacisë dhe i Teravive

- Të falet namazi i jasisë me xhemat në shtëpi, (e nëse askush nuk di të dalë imam, atëherë vetmas, por bashkarisht në një dhomë), e më pas namazi i Teravisë 20 rektë, dhe në fund namazi i vitrit.

- Pas namazit, është koha e lirë, për Televizion, apo rrjetet sociale, apo kontakt me dikë, apo këshilla familjare, apo diçka tjetër.

- Pas kësaj ose qëndron deri në syfyr (kush rri deri në syfyr) dhe e kalon ma adhurime të llojllojshme deri në vaktin e syfyrit, ose shkon në gjumë deri në kohën e syfyrit.


Vëlla dhe motër e nderuar

Mundohu që gjatë muajit të ramazanit të përfshish të gjitha llojet e adhurimeve dhe angazhohu që ti angazhosh edhe familjen tënde, që para Allahut secili adhurim të jetë dëshmitar dhe shpëtim për ty para Allahut në ditën e kijametit.

Por mbi të gjitha, ruajtja nga mëkatet është shumë e domosdoshme që të mos na e dëmton agjërimin dhe adhurimet gjatë ramazanit.


Prej llojeve të Adhurimeve

Namazet farze, synetet e farzeve, namazi i teravive, namazet nafile të natës dhe duha të para ditës, lexim të Kuranit, përmendje e Allahut me të gjitha format, salavate, duaja, lexim të ndonjë libri, kujdesi ndaj prinërve, kontaktet familjare, sadaka, kujdesi ndaj nevojtarëve, etj. etj..



Nga arabishtja: Mr. Ragmi DESTANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...