Mjekrra ...
Para se te jap mendimin tim per mjekrren po ju tregoj nje histori me guzhinjerin tone ne Universitet.
U ul dhe po na tregonte se cfare i kish ngjare ate dite Xhumaje. (Me ne ulej shpesh dhe bente shaka.) Shkova, tha, ne Xhami. Isha veshur bukur dhe mjekrren e kisha krehur mire. (Ai ka nje mjekerr te gjate rreth nje pellembe.) Pasi mbaruam namazin e xhumase nje djalosh me ndaloi dhe me pyeti: 'Hoxhe i nderuar, dua tju bej nje pyetje, a mundem'? I tmerruar nga pyetja e tij i thashe: 'Falim namazin e Sunetit dhe pastaj diskutojme'. Pastaj i ruajta syte, derisa pashe qe ai u lidh ne namaz, e une ia mbatha me te shpejte. Cfare ti thoja? Une nuk jam hoxhe, jam Guzhinjer tha miku jone. Te gjithe ne qeshem.
Bazuar ne kete histori me duhet te nis kete artikull.
Mendoj se eshte abuzuar shume ne traditen e Pejgamberit tone a.s..
Mos harrojme se edhe ai tipi qe kritikoi Pejgamberin tone a.s., kishte mjekerr te madhe, e megjithate i tha Pejgamberit a.s.: 'Mbaj drejtesi'! Pejgamberi a.s. ia ktheu: 'Mjere ti, po nuk mbajta une drejtesi kush do te mbaje'?, etj..
Pra nuk eshte mjekrra ajo qe na ben Pasues te vertete te Sunetit. Ne ditet e sotme kemi pare se huliganet me te medhenj me emra muslimanesh i kane patur mjekrrat e medhaja, (ISIS, al-Kaeda, etj.), por edhe ne mesin tone ne shoqerine shqiptare. Shohim sesi banditet e djeshem, gjoja te konvertuar ne Islam, i kane mjekrrat deri ne brez. Por sjelljet i kane edhe me te egra se me pare. Media shqiptare keta i ka qef, sepse kane shume material per te ofenduar Islamin.
Por le te flasim drejt ...
- Kush duhet ta mbaje Mjekrren?
- Ore cfare eshte mjekrra ne te vertete?
Para Islamit, na tregoni perralla ku plaku i urte qe thoshte gjera te mencura, ishte nje plak me mjekerr te bardhe dhe te gjate. Aq sa per ne Mjekrra e gjate dhe e bardhe ishte sinonimi i Diturise dhe mencurise.
Mjekrra ne vetvete eshte tipar mashkullor, qe duhet ta mbaje nje mashkull ne forma te ndryshme. Gjithmone sipas statusit te tij.
Fillimisht ajo u takon ta mbajne Hoxhallaret si sinonim i diturise dhe mencurise. Pastaj u takon ta mbajne te moshuarit e mencur. Pastaj me rradhe sipas statusitt te tij.
Por nuk lejohet qe Mjekrren e gjate ta mbaje nje punetor i thjeshte ndertimi. Jo sepse ajo eshte e ndaluar per te, por eshte e turpshme.
Sepse ai do te ngaterrohej me nje dijetar gje qe nuk eshte. Keshtu do ta vendoste veten ne poziten e guzhinjerit tone.
Por kjo nuk eshte me e keqja e mundshme.
Me e keqja fare eshte kur ate e ngaterrojne me hoxhen ose me nje njeri te ditur per Islamin. Keshtu atij i duket vetja se eshte i ditur dhe i leshon fetvate te papjekura sipas asaj qe ai di dhe qe eshte shume pak. Atehere fillon ngaterresa e vertete. Islami nuk eshte ajo qe ai di. Islami eshte ne diturine e atyre qe jane te shkolluar per kete fe.
Per fat te keq,, shohim sesi sot peshoret kane ndryshuar.
Hoxhallaret i rruajne mjekrrat fare, ndersa individe me dy tre klase shkolle, madje disa prej tyre edhe huligane me te kaluar te erret,, mbajne mjekrra te medhaja dhe identifikuese me Islamin.
Ndersa tek Pejgamberi a.s. nuk perbente hic fare shenje besimi mjekrra e imet e Ebu Bekrit apo mjekrra e madhe e atij njeriu qe do te konsiderohet si 'Havarixhi i pare'. Njeriu per te cilin Pejgamberi a.s. tha: 'Do te dalin nga feja si del shigjeta nga Harku. Dhe kurre nuk kthehen ne te'.
Andaj lerini mjekrrat per njerezit e fese dhe te dijes.
Ndersa njerezit e fese dhe te dijes duhet ti kujdesen per mjekrrat e tyre. Si sunet i Pejgamberit a.s.
Autor: Eduart THARTORI