Akideja Vehabite dhe Jehude janë një



Këtë shkrim po ua dërgojmë të gjithë myslimanëve të dashur, këtu do të tregojmë me argumente ngjashmërinë në mes Akides Vehabite dhe asaj Jehude, argumente të vërteta deri sa ta dini të vërtetën dhe të keni kujdes nga Akideja e grupit vehabi i cili ka shpërnda dhe po shpërndan humbjen dhe shkatërrimin në mes njerëzve, këto dy akide janë të njëjta, dhe Vehabizmi buron nga Jehudizmi.

Ky punim mund edhe ta ketë titullin "Ngjashmëria në mes Akides Vehabite dhe asaj Jehude" ose "Akideja Vehabite e ka prejardhjen nga Akideja Jehude", ky punim ndahet në disa pjesë, në atë që ka të bëjë me ngjashmëritë e Akides Vehabite dhe asaj Jehude në lidhje me përshkrimet që ia bëjnë Allahut xh.sh. në lidhje me Uljen, në lidhje me atë që ka të bëjë me ngjashmërinë e këtyre dy akideve me atë që i përshkruajnë Allahut xh.sh. formë, pastaj ngjashmëria e këtyre dy akideve në lidhje me atë që i përshkruajnë All-llahut fytyrë, zë, gojë, gjuhë, e gjymtyrë të tjera.

E gjithë kjo akide e Vehabive buron nga Akideja Jehude dhe se Akideja Jehude është bazë dhe burim i Akides Vehabite këtë më së miri e tregon mendimi Shejhut të Vehabive Ibni Tejmije në lidhje me Tevratin i cili e mbron Tevratin (bazën dhe burimin e Akides së tij) dhe thotë: "Vërtetë shprehjet (fjalët) në tevrat nuk janë të ndryshuara por ato mbeten ashtu siç kanë qenë kur ka zbrit Tevrati, por ndryshimi ka ndodh në shpjegimin dhe komentimin e Tevratit". [1]

Çka mund të na thotë Ibni Tejmije në lidhje me ngjarjen e Jakubit a.s. dhe All-llahut që përmendet në Tevrat siç thuhet në Tevrat se: Jakubi a.s. ka bërë mundje me All-llahun xh.sh. dhe në një moment Jakubi a.s. e kap All-llahun nga prapa dhe nuk e lëshon derisa All-llahu iu është lutur disa herë ta lëshoi por ai nuk e ka lëshuar derisa All-llahu xh.sh. e ka begatu atë madje në këtë ngjarje Jakubi a.s. e ka pyet Allahun xh.sh. se si e ka emrin", [2] sipas Ibni Tejmijes këto shprehje nuk janë të ndryshuara.

Aliu r.a. thotë: "disa njerëz nga ky ymet në kohën afër kiametit do të bëhen qafirë sepse do ta mohojnë krijuesin e tyre duke i përshkruar atij gjymtyrë dhe trup". [3]

Shumë njerëz janë duke u sprovuar me akidet e humbura dhe të prishura, akide të cilat nuk janë nga feja e pastër islame, këto akide janë futur në mesin e njerëzve në emër të fesë në mënyrë që me lehtësi të bëhet përhapja e tyre në mesin e ummetit tonë dhe të prishet Akideja e vërtetë e ummetit tonë, nëse është obligim që tua tërheqim vërejtjen nga mashtrimet që bëhen në shitblerje atëherë edhe më shumë është obligim që tua tërheqim vërejtjen nga ata që janë duke i mashtruar muslimanët me akiden e tyre të humbur dhe të prishur, për këtë arsye jemi duke bërë me dije dhe duke zbuluar të vërtetën e këtyre njerëzve të cilët kanë shpërnda libra përmes të cilave kanë shpërnda akiden e humbur të tyre në mesin e njerëzve, këta njerëz mbulohen me emrin e islamit dhe fshihen parapa emrit të islamit ndërsa ata janë në kundërshtim me islamin dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin, sepse Akideja e tyre (Akideja e Vehabive) dhe Akideja e jahudive, idetë dhe mendimet e dy palëve janë të njëjta, përmes këtij punimi të cilin do ta argumentojmë me argumente nga vetë librat e Vehabive të cilat do ti paraqesim shumë qartë në këtë punim.

Lufta e cila është bërë gjithmonë në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës ka bërë që ummetit islam ti vinë shumë të këqija nga pushtuesit, të cilët e kanë provuar çdo formë dhe mënyrë që ti sundojnë dhe mbajnë në pushtim dhe një nga ato metoda është edhe ngritja dhe përhapja e lëvizjeve te humbura siç është lëvizja vehabiste, lëvizje kjo e cila fshihet prapa islamit ndërsa islami është i pastër nga kjo, përmes kësaj lëvizje të cilën e kanë formuar armiqtë e islamit dhe që nga formimi i saj janë përkujdesur që kjo lëvizje të mos shuhet sepse kjo lëvizje e humbur ka qenë shërbëtor i betuar i tyre kundër islamit dhe myslimanëve.

Metodat të cilat i përdorën armiqtë e islamit kundër islamit dhe muslimanve ishin nga më të ndryshmet, por metoda më e keqe dhe më e rrezikshme ishte ajo e shkatërrimit të Akides dhe përzierjes së saj me akide të shpikura nga jahudit dhe armiqtë e islamit siç është Akideja Vehabite, këtë akide e përhapën përmes spiunëve të tyre të cilët i kanë në çdo vend dhe në çdo qytet, spiunë dhe robër të tyre të cilët e veshin petkun e dijetarit apo petkun e hoxhës në mënyrë që njerëzve tua prishin akiden dhe ti humbin nga rruga e islamit, e gjithë kjo në emër të islamit dhe në emër të dijetarit islam, armiqtë e islamit i përdorën disa persona që muslimanët ti dërgojnë në humbje persona të cilët ishin të lindur të jenë spiun dhe robër të njeriut dhe parasë e jo të Zotit, këta persona janë në pajtim të plotë me jahudit dhe armiqtë e islamit duke i bërë jo besimtar të gjithë ata që nuk pajtojnë me idetë e tyre të ndyta duke u thirrur në atë se janë grupi i vetëm i shpëtuar e në të vërtetë edhe ata janë një grup më shumë nga grupet e humbura.


Kurani qartëson akiden e jahudive dhe humbjen e tyre

Kurani famëlartë ka përmend jahudit dhe akiden e tyre të prishur dhe të humbur në shumë ajete kuranore në sure të ndryshme po ashtu edhe disa punë të tyre të ndyta siç janë vrasja e pejgambereve dhe muslimanve dhe mu për këtë e kanë merituar të quhen armiqtë e All-llahut xh.sh., armiqtë e pejgamberëve dhe të muslimanve, të gjithë janë të pajtimit në atë se ata janë të humbur dhe të shkatërruar dhe këtu po mjaftohemi me përmendjen e disa ajeteve të kuranit famëlartë.

"Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe", (Bekare 61).
"Ata që mohojnë Argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, mbysnin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroj për një ndëshkim të dhembshëm e pikëllues", (Ali imran 21).
"Jehuditë thanë: Dora e All-llahut është e shtrënguar! Qofshin të shtangur duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë", (Maide 64).
"Ata që mohuan tl vërtetën nga beni israilët, u malkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait birit të Merjemes. Kështu u vepru sepse kundërshtuan dhe e tepruan", (Maide 78).
"Gjithqysh ti do të vëresh se Jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi më të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve)", (Maide 82).

Pasi sqaruam se çfarë janë jahudit në kuran atëherë do të sjellim krahasime të Akides Jehude dhe Akides se havarixhëve të kohës moderne - Vehabizmit - dhe atyre që janë si ata, të gjitha argumentet këtu në këtë punim do ti sjellim nga librat e Vehabive nga shpitë e botimeve në të cilat janë botuar, shpërndarësit e atyre librave, do të cekim emrat e librave numrat e faqeve dhe datat e botimeve që ti tregojmë se kush janë ata nga vetë fjalët e tyre, shkrimet dhe punimet e tyre të cilat i kanë shkruar me duart e tyre i kanë botuar dhe shpërnda me pasuritë e tyre dhe i kanë mashtruar pasuesit e tyre me këto shkrime.

Para se të fillojmë me krahasimet në mes Akides Jehude dhe asaj Vehabite do të përmendim disa gjëra nga të cilat na e kanë tërheq vërejtjen pejgamberët, melaiket, dhe të gjithë dijetarët islam që na kanë tërheq vërejtjen nga kjo akide e humbur.

Është kufër (mosbesim) nëse All-llahut xh.sh. i përshkruhet vend, El-Karafi dhe të tjerë tregojnë nga Imam Shafiu, Imam Maliki, Imam Ahmedi dhe Imam Ebu Hanife r.a. se: "kanë thënë se është qafir (jo besimtar) ai i cili thotë për All-llahun xh.sh. se ka anë dhe se është trup". [4]

Imam Xhafer Es-sadik thotë: "kush pretendon se Zoti ynë është në diçka apo mbi diçka apo është nga diçka ai ka bërë kufër sepse nëse është në diçka tregon se është i kufizuar e nëse është mbi diçka tregon se ai bartet e nëse është nga diçka atëherë nuk është krijues por është i krijuar". [5]

Imam El-Haremejn Ebu El-Meali Abdul Melik thotë: "Të gjithë Ehlu El-Hak janë të pajtimit se All-llahut xh.sh. nuk i përshkruhet kufizim as anë", [6] po ashtu Imam Abdul Kahir bin Tahir Et-Temimi El-Bagdadi thotë: "dijetarët janë të pajtimit me konsensus se All-llahut xh.sh. nuk i përshkruhet vend dhe as kohë", [7] El-Hafidh Ebu El-Hasan El-Esharij thotë: "Kush beson se All-llahu xh.sh. është trup ai nuk e njeh Zotin e tij dhe ai është qafir", [8] Shejh Abdu El-Ganij En-Nablusi thotë: "Kush beson se All-llahu xh.sh. i mbush qiejt dhe tokën ose se All-llahu xh.sh. është trup dhe ulet mbi fron ai është qafir edhe nëse pretendon se është musliman". [9]

Dijetarët islam janë të pajtimit që nga Selefët e deri më sot se ai i cili i përshkruan All-llahut xh.sh. anë ai është qafir, këtë e ka thënë edhe Ebu Hanife, Imam Shafiu, Ebu El-Hasan El-Esharij dhe El-Bakilani, të këtij mendimi janë dijetarët islam që nga selefët e parë dhe nga të gjitha vendet e botës ku do që ka musliman që nga Indonezia, Malajzia, India, Bangladeshi, Pakistani, Turkija, Shami, Egjipti, Jemeni, Iraki, Sudani, Dagestani, Çeçenia, të gjithë janë të pajtimit se All-llahu xh.sh. ekziston dhe atij nuk i përshkruhet vend dhe as anë. [10]


Pikat në të cilat janë të njëjta Akideja Vehabite dhe ajo Jehude

Jahudit i përshkruajnë All-llahut xh.sh. ulje, qëndrim, masë, sasi, peshë dhe All-llahu xh.sh. na ruajt nga kjo akide e humbur, në Tevratin e ndryshuar i cili është bazë për besimin jehudi thuhet: "atëherë dëgjoi fjalët e zotit, e kam pa zotin ulur në kursi (karrige) dhe të gjithë ushtria e qiellit duke qëndruar te ai në anën e majtë dhe të djathtë", [11] po ashtu thuhet: "Zoti është ulur në kursi". [12]


Vehabistët i përshkruajnë All-llahut xh.sh. ulje dhe kjo është kufër

Ibni Tejmije thotë: "Vërtetë All-llahu xh.sh. do ta ulë pejgamberin a.s. në arshin (fronin) e tij së bashku me të", [13] Ibni Tejmije thotë: "ato lajme që na kanë arritur nga pejgamberi a.s. për uljen e All-llahut xh.sh. siç është hadithi i Xhafer bin Ebi Talib dhe hadithi i Omerit r.a. është në rregull se kjo cilësi nuk është si cilësitë e robërve që janë trupa", ndërsa në të njëjtin vend thotë: "Nëse Allahu ulet në karrige (kursi) dëgjohet një lloj oshtimë e ngjashme me atë nga samari i ri i devesë", [14] në këtë libër duket qartë nga fjalët e Ibni Tejmijes humbja e qartë e kësaj Akideje.

Duhet ditur se shprehja ulje nuk është përmendur për All-llahun xh.sh. askund as në Kuran e as në hadith por kjo është një shpikje e Ibni Tejmije mosbesuesit dhe pasuesve të verbër të tij Vehabizmit dhe atyre që pajtohen me ta.

Imam Shafiu r.a. thotë: "Kush beson se All-llahu xh.sh. është i ulur mbi arsh ai është qafir (jo besimtar, nuk është musliman)". [15]

Ibni Tejmije i cili beson se All-llahu xh.sh. është trup thotë: "Kur të vjen - Ibni Hamid (edhe ky është një nga ata që beson se All-llahu xh.sh është trup) - dhe ulet në kursi, toka do të ndriçohet me dritë nga ai". [16]

Muhamed Hamid El-Fekij thotë: "Kur Allahu ulet në karrigen (kursin) e Tij, në të mbeten të lira vetëm katër pëllëmbë", [17] kjo ide kufri i mëveshët pejgamberit a.s. padrejtësisht në këtë libër në të cilin bazohen vehabit, lusim All-llahun xh.sh. të na mbroj nga kjo humbje.

Në të njëjtin libër Ed-Darimij (Idetë e Ibni Tejmijes burojnë plotësisht nga idetë dhe librat e këtij personi), (ky nuk është Abd Allah ibn Abd el-Rahman ed-Darimi, muhadithi i njohur dhe autori i Sunenit, i cili vdiq më 255 h.) ky shpif ndaj pejgamberit a.s. se ai ka thënë: "Kur të vi te dera e xhenetit hapet ajo derë dhe e shoh All-llahun xh.sh. ulur në kursi e nganjëherë ulet në arsh (fron)", [18] po ky njeri shpifës thotë: "se pejgamberi a.s. ka thënë: Zoti ka zbritur nga arshi në kursi", pastaj thotë: "ka thënë një grua: një dite ulet El-Melik (All-llahu) në kursi", [19] "nëse Ai këtë do ta dëshironte, Ai do të mund të vendosej në shpinën e mushkonjës dhe ai Atë do ta barte për shkak të fuqisë së Tij dhe begative të pasurisë së Tij, e mos ta përmendim fronin madhështor (Arshin)". [20]

Ibni El-Kajim El-Xhevzij thotë: "ka thënë Muxhahid: vërtetë All-llahu xh.sh. e ulë pejgamberin a.s. në arsh së bashku me të", [21] (kjo është shpifje ndaj Muxhahidit).

Ibni El-Kajim El-Xhevzij thotë: "Allahu xh.sh. është në arsh dhe në kursi", po ashtu thotë: "vërtetë All-llahu xh.sh. zbret në qiellin e dynjasë dhe ai ka në çdo qiell nga një kursi, kur zbret në qiellin e dynjasë ndihmësit e tij i ndihmojnë të shtrihet, kur të bëhet mëngjes ngrihet dhe ulet në kursi", [22] pastaj thotë: "All-llahu xh.sh. shikon në orën e dyte (dy orë pas uljes në kursi) në xheneti Adnin sepse ai banon aty", [23] pastaj thotë: "All-llahu xh.sh. zbret nga arshi në kursi nën një hije". [24]

Po në të njëjtin libër thotë: "ditën e xhuma All-llahu xh.sh. zbret në kursi në pjesën më të lartë të kësaj lugine", mu në këtë libër i veshë pejgamberit a.s. gënjeshtër në të cilën thotë: "ka thënë pejgamberi a.s. me ka ardhur mua All-llahu xh.sh. e ai ishte në kursi ose në shtratin e tij", po ky njeri thotë: "një grua thotë: një ditë ulet All-llahu xh.sh. në kursi dhe gjykon në mes dy personave që i kanë bërë padrejtësi njeri tjetrit". [25]

Ibni El-Kajim El-Xhevzij nxënësi i Ibni Tejmijes thotë: "mos e mohoni se ai është ulur, mos e mohoni se ai ulet", këto fjalë ia ka veshë Darkutnit, nipi i Muhamed bin Abdul Vehabit thotë: "Ka thënë Edh-Dhehebij nga Vakia'a nga Israili: Atëherë kur ulet All-llahu xh.sh. në kursi ..." . [26]

Të gjitha këto që u thanë kanë të bëjnë vetëm me ngjashmërinë e Akides vehabiste dhe asaj Jehude në lidhje me përshkrimin e tyre se All-llahu xh.sh. ulet, është ulur, se ai shtrihet, se ai ka shtrat dhe shtrihet në të se ai flenë dhe zgjohet në mëngjes se te ai ka llogari të kohës me orë se ai është i kufizuar dhe se sipas Akides vehabiste ata ia dinë masën e caktuar dhe se ai është i rëndë në peshë.

Allahu xh.sh. thotë: "... Atë nuk e kaplon as dremitja kota), as gjumi ...", (El-Bekare 255).


Vehabizmi dhe Jehudizmi e cilësojnë All-llahun xh.sh. se ka të ngjashëm si ai dhe i japin formë atij

Duket qartë se Vehabizmi nuk është i ngjashëm me jahudizmin vetëm në çështjen e cilësimit të All-llahut xh.sh. se ulet por kanë ngjashmëri edhe në çështje tjera, gënjejnë kur e bëjnë atë të ngjashëm me krijesat duke e trupëzuar dhe duke e cilësuar në formë të caktuar dhe gjëra të ngjashme me këto, kjo është argument i qartë se kjo lëvizje në akiden e vet buron nga Akideja Jehude.

Në tevrat thuhet kështu: "Ka thënë All-llahu e krijojmë njeriun në formën dhe dukjen tonë të ngjashëm me ne ... ka krijuar All-llahu njeriun në formën dhe dukjen e All-llahut ka krijuar meshkuj dhe femra". [27]

Po ashtu në tevrat thuhet: "Nëse ju nuk e shihni Allahun kur ai ju flet nga kodra Hurib në mes të zjarrit atëherë ndërtoni një idhull në formën e njeriut mashkull apo femër", [28] dmth ky idhull në formë të njeriut është si All-llahu xh.sh..

Mu kështu si jahudit të cilët e kanë cilësuar All-llahun xh.sh. në formën e njeriut apo të ndonjë krijese, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Ibni Tejmije dhe lëvizja vehabiste të njëjtin mosbesim.

Ibni Huzejmetu thotë: "All-llahu xh.sh. na paraqitet neve në një formë tjetër nga forma e tij në të cilën e kemi parë herën e parë, pastaj kthehet në formën e parë në të cilën e kemi parë herën e parë dhe na thotë unë jam Zoti juaj". [29]

Ibni Kutejbetu thotë: "kam parë në tevrat: vërtetë pasi All-llahu xh.sh. e ka krijuar qiellin dhe tokën, ka thënë: po krijojmë njeriun në formën tonë". [30] Pastaj thotë: "në hadithin e Ibni Abasit r.a.: vërtetë Musai a.s. kur e ka godit gurin për Beni Israilët dhe ka shpërthyer uji ju ka thënë atyre: Pini o ju gomar dhe All-llahu xh.sh. i ka zbrit atij shpalljen dhe i ka thënë: i ke nënçmuar krijesat e mija që i kam krijuar në formën time dhe ata i ngjasove me gomarin", [31] "ka thënë pejgamberi a.s. vërtetë forma e njeriut është e njëjtë me atë të All-llahut xh.sh., vërtetë All-llahu xh.sh. ka krijuar njeriun në formën e fytyrës së tij", [32] kjo është shpifje ndaj Pejgamberit a.s..

Kjo e bën të qartë se vehabit besojnë në këtë kufër të hapur dhe të qartë edhe nëse këtë e fshehin nga njerëzit e thjeshtë, ka disa nga vehabit të cilët e kanë zhvesh teshën e turpit dhe kanë treguar haptazi për këtë, kanë treguar haptazi kufrin e tyre dhe dëmin që e kanë ata, është botuar një libër të cilin e kanë emëruar "Li Ledhi Jeselu Ejne All-llah" (Për atë i cili pyet ku është All-llahu), në këtë libër është një titull i cili thotë: "Cila është forma e All-llahut xh.sh.", faqe 100 thuhet: "Për All-llahun nuk dimë ndonjë formë sepse një gjë e tillë është jashtë mundësive tona dhe jashtë kërkimeve shkencore". [33]

Shikoni se çfarë ngjashmërie të kufrit të qartë kanë bërë dhe besojnë në të vehabistët.


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrën e fytyrës

Nga ngjashmëritë më të ndyta të Vehabizmit me jahudizmin është kjo se të dy palët i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrën e fytyrës.

Jahudit në Tevratin e ndryshuar thonë për All-llahun: "Ndriçoje robin tënd me fytyrën tënde", [34] pastaj thuhet: "Sepse unë kam parë fytyrën tënde ashtu siç shihet fytyra e Allahut". [35]

Jehudizmi thotë: "Jakubi ka thënë kam parë All-llahun fytyrë për fytyrë". [36]

Jehudizmi thotë: "Fytyrë për fytyre na ka folur neve Zoti në kodër nga mesi i zjarrit". [37]

Në këtë besim të këtillë kanë ecur edhe "dijetarët" e Vehabizmit ata të cilët besojnë se All-llahu është trup siç është Ibni Tejmije, Muhamed bin Abdulvehabi, Bin Baz dhe Uthejmin, më poshtë do të cekim thëniet e tyre të ngjashme me jahudizmin.

Çdo gjë do të shkatërrohet përveç fytyrës se tij, fytyrë e cila është më e mira nga të gjitha fytyrat, më e bukura fytyrë, fytyra është tjetër dhe nuk janë duart, duart janë tjetër gjymtyrë, është ngritur - Xhibrili- me fjalët e dhikrit derisa i ka dërguar ato në fytyrën All-llahut, janë ndriçuar qiejt dhe toka nga drita e fytyrës së tij, atë ditë do të shikojmë atë me ndjenjën e shikimit ashtu siç e shohim diellin dhe hënën. [38]

Shkojnë te All-llahu e ai iu kthehet atyre me fytyrën e ndershme dhe e shikojnë atë e i thonë na lejo të bimë në sexhde te këmbët tua . [39]

Këto janë fjalët e atij të cilin e kanë udhëheqës të tyre vehabistët të cilin padrejtësisht e kanë konsideruar si ripërtëritës të mësimeve islame në shekullin dymbëdhjetë, dhe vrapojnë ti sqarojnë librat e tij kudo që janë.


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. Zë

Jehudizmi beson se All-llahu është trup duke e krahasuar atë me krijesat e tij, pretendojnë se janë të udhëzuar ndërsa ata i pasojnë dëshirat dhe kënaqeshit e tyre dhe janë zhytur në verbëri të thellë, zemrat e tyre janë bërë robër të dëshirave të tyre, në këto ide dhe besime e pasojnë jahudizmin pëllëmbë pas pëllëmbë edhe Vehabistët me Shejhun e tyre Ibni Tejmije të cilët i përshkruajnë All-llahut xh.sh. zë mu ashtu si jehudizmi.

Në Tevratin e ndryshuar nga jahudit thuhet: "Nga të gjithë njerëzit që kanë dëgjuar zërin e All-llahut, nëse kthehemi do të dëgjojmë zërin e Zotit, ju ka folur të gjithë juve Zoti nga mesi i zjarrit dhe ju e dëgjonit zërin dhe fjalët, por nuk e shikonit formën e tij por zërin dëgjonit". [40]

"Dëgjojmë zërin e Zotit duke ecur në xhenet", [41] Po ashtu në tevrat thuhet: "Musai flet dhe All-llahu i përgjigjet atij me zë, All-llahu murmuron me zërin e tij të çuditshëm, e ka thirr atë zoti nga kodra. Kur ta dëgjoni zërin tim atëherë mbajeni premtimin që ma keni dhënë, dije se zoti është All-llahu nuk ka tjetër pos atij dhe nga qielli ju bën ta dëgjoni zërin e tij". [42]

Pasi i cekëm një numër të madh të citateve të Tevratit të ndryshuar tani do të cekim citate dhe fjale nga Vehabizmi dhe vehabistët së bashku me "dijetarët" e tyre të cilët në përshtatje të plotë me mësimet e jehudizmit i përshkruajnë All-llahut xh.sh. se ai flet me zë.

Në librin Mexhmua El-Fetawa të idhullit të Vehabive Ibni Tejmije thuhet: "Të gjithë muslimanët thonë se vërtetë Kurani është fjala e All-llahut, dhe ai ka folur atë (Kuranin) me shkronja dhe me zë", [43] ndërsa në lidhje me thirrjen që ia ka bërë All-llahu Musait a.s. duke i thënë që ti zhvesh mbathjet. Dhe tha: "Vërtetë unë dëgjoi zërin tënd dhe të ndjejë ty me ndjenja", [44] Muhamed Halil Harasi thotë në lidhje me kuptimin e pjesës se ajetit 53 të sures Ahzab (nga parapa perdes), dmth nga prapa perdes ka dëgjuar fjalët e tij dhe nuk e ka pa atë në formën e tij, pastaj thotë: "vërtetë fjalët e tij janë me shkronja dhe me zë i dëgjon ato kushdo që dëshiron nga krijesat e tij, e dëgjojnë zërin e tij (All-llahut), por ata nuk e dallojnë atë e kur ta dëgjojnë bërtasin nga madhështia e zërit dhe forca e tij". [45]

Ibni Tejmije thotë: "Kur u kthye Musai a.s. te populli i tij ata i thanë: na e përshkruaj zërin e Zotit tënd, ai tha: a keni dëgjuar zërat si britma të cilat pranohen me dashuri sikur ato është zëri i Zotit". [46]

"Kurani është fjalë e All-llahut me të cilën ka fol me të me shkronja, shprehjet dhe zërin e tij, transmetohet se All-llahu xh.sh. lexon kuranin për banorët e xhenetit me zërin e tij dhe i bën ta dëgjojnë atë të gjithë ata të cilëve u drejtohet". [47]

Muhamed bin Salih El-Uthejmin thotë: "Është vërtetuar për fjalët e All-llahut se ato fjalë janë me shkronja dhe zë, sepse fjalët gjithsesi duhet të jenë me zë, nëse flet gjithsesi duhet të jetë me zë". [48]

Hafidh Hakemi thotë: "All-llahu xh.sh. e vendos kursin (karrigen) e tij aty ku të dëshiron në tokë, pastaj bërtet me zërin e tij", [49] (këtë ia vesh rrejshëm pejgamberit a.s.), pasi i cekëm këto fjalë të cilat janë kufër i pastër nga Jehudizmi dhe Vehabizmi e kuptojmë se Jehudizmi dhe Vehabizmi përshtaten plotësisht njeri me tjetrin dhe se Vehabizmi e ka prejardhjen nga Jehudizmi, atë që Jehudizmi nuk mundi ta bëjë që të shpërndaj kufrin dhe besimin e kufrit në mesin e muslimanve atë arritën ta bëjnë "dijetarët" pasuesit dhe hoxhallarët e Vehabizmit, ta bëjnë në shërbim të Jehudizmit për shkatërrimin e muslimanve dhe islamit, të gjithë këtë vehabistët e bënë në emër të islamit i cili është larg dhe i pastër nga besimi i humbur i Vehabizmit të ngritur nga sionizmi.

Sado që mundohen që ta pastrojnë nga ky kufër idhullin e tyre Ibni Tejmije këto gjëra janë të shkruara në vetë librat e tyre të cilat i kanë shkruar me duart e tyre dhe i kanë botuar dhe shpërndarë me pasurin e tyre të siguruar nga sionizmi në shërbim të Vehabizmit, për largimin e muslimanve nga besimi islam nga feja islame me futjen e tyre në fenë Vehabiste dhe në këtë mënyrë të gjithë do të jen të humbur.

Vërejtje me rëndësi të cilën duhet ta dijë çdo musliman në lidhje me këtë është se El-Hafidh El-Bejhekij ka thënë: "Asnjë nga hadithet që kanë të bëjnë me zërin e All-llahut xh.sh. nuk janë të vërteta dhe janë të shpikura, po ashtu edhe El-Hafidh El-Makdesij ka shkruar një libër në të cilin ka treguar për të gjitha hadithet që flasin për zërin e All-llahut se të gjitha janë të pa vërteta dhe të shpikura".


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gojë dhe gjuhë

Në Tevratin e shtrembëruar thuhet: "Dëgjojeni murmurimën e zërit të tij. Nga goja e tij nën çdo qiell". [50]

Në librin El-Esma ve Es-Sifat Ibni Tejmije thotë: "Kur ka dëgjuar Musai fjalët e All-llahut Musai i ka thënë: O Zot kjo që po dëgjoi a është fjala jote? All-llahu i tha: Po o Musa këto janë fjalët e mia dhe të kam folur me forcën e 10 mijë gjuhëve", [51] Darimij thotë: "Fjalët vetvetiu nuk mund të jen pa ndjenja dhe pa gjuhë", [52] pastaj thotë: "pasi All-llahu i foli Musait me të gjitha gjuhët e tij. Musai i tha: o Zot këtë që po më flet nuk po e kuptoi derisa All-llahu i foli me një gjuhë tjetër sikur zëri i tij, sikur gjuha e Musait dhe njëjtë si zëri i Musait". [53]

Pas këtyre fjalëve të ndyta thotë: "po thuajse të gjitha këto janë të transmetuara dhe janë në përputhje me Kuranin dhe me besimin se All-llahu xh.sh. ka fjalë".

"I ka folur All-llahu xh.sh. Musait a.s. me gojën e tij", [54] (këto fjalë i janë vesh Imam Ahmedit r.a.), "Ai (All-llahu) i din të gjitha gjuhët dhe flet me cilën gjuhë të dëshiron, nëse dëshiron flet gjuhën arabe nëse donë flet me atë aberije e nëse donë me atë sirjanije". [55]

Duhet ditur se nëse i përshkruan All-llahut xh.sh. gojë, gjuhë, shkronja, është kufër i qartë dhe bidat i shpikur nga ata që besojnë se All-llahu xh.sh. është trup siç janë Vehabistët të cilët besojnë se All-llahu xh.sh. është trup.

Kujdes nga feja vehabiste e cila besimin dhe parimet e saj i kanë te huazuara nga Jehudizmi dhe kjo është argument se Vehabizmi është shpikur dhe formuar nga sionizmi Jahud për shkatërrimin e muslimanve dhe islamit, për ti larguar njerëzit nga islami.


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. ndryshim, lëvizje, ngritje, dhe zbritje që ndjehet me ndjenja

Në Tevratin e ndryshuar thuhet: "Ka zbritur Zoti që të shikoj qytetin dhe kullën të cilat i ka ndërtuar Ademi, pastaj ka thënë unë jam All-llahu Zoti i babait tënd ... unë zbres me ty në Egjipt, në ditën e tretë zbret Zoti para syve të gjithë popullit në kodrën Sina, ka zbrit Zoti në kodrën Sina në maje të saj, Zoti ka pushuar në ditën e shtatë", jahudit për All-llahun thonë: "Unë gjithashtu shkoj, i ka thënë Zoti Musait ja tani unë po vi tek ti nën hijen e reve, Zoti ecte para tyre gjatë ditës". [56]


Tani do ti cekim fjalët e Vehabive dhe dijetarëve të tyre të ngjashme me këtë akide Jehude

Asim ibn Abdullah El-Karjuti thotë: "në lidhje me komentimin e shprehjes 'Istewa' në ajetin kuranor thotë: kjo ka kuptimin ngrihet, ngjitet, pozicionohet dhe nuk duhet assesi që të komentohet ndryshe", [57] sahabet e pejgamberit a.s. kanë thënë: "Kurani është fjala e All-llahut nga ai ka ardhur tek ai kthehet", [58] Ibni Tejmije thotë: "është vërtetuar me sunet dhe Ixhma se All-llahut xh.sh. i përshkruhet qetësi, por ndonjëherë kjo qetësi (mosveprim) është duke mos folur e nganjëherë duke shfaq fjalët", [59] Muhamed Zinu thotë: "All-llahu xh.sh. është mbi arsh me qenien e tij dhe i ndarë nga krijesat e tij", [60] Hafidh Hakemi thotë: "vërtetë All-llahu xh.sh. zbret në qiellin e kësaj bote dhe ai ka në çdo qiell nga një kursi, kur zbret në qiellin e kësaj bote ulet në kursi pastaj e shtrijnë atë ndihmësit e tij e kur të vjen mëngjesi ngrihet dhe ulet në kursin e tij, vërtetë All-llahu xh.sh. i hap dyert e qiellit pastaj zbret në qiellin e kësaj bote e pastaj e shtrin dorën e tij, pejgamberi a.s. ka thënë: kur të vjen nata e mesit të muajit Shaban All-llahu xh.sh. zbret në qiellin e dynjasë, All-llahu xh.sh. zbret nga qielli i shtatë në vend qëndrimin e tij, kur të është dita e Xhumasë All-llahu xh.sh. zbret në kursin e tij në maje të kodrës". [61]

Pejgamberi a.s. ka thënë: "Zoti zbret nga arshi i tij në kursin e tij, ata i ngrijnë kokat e tyre dhe e shohin All-llahun xh.sh. mbi ta", [62] "vërtetë All-llahu xh.sh. është i zgjuar nga gjumi lëviz dhe flet", [63] "dallimi në mes të vdekurës dhe të gjallës është lëvizja dhe ai i cili nuk lëviz nuk është i gjallë dhe All-llahu xh.sh. nuk është si idhujt, All-llahu xh.sh. lëviz atëherë kur dëshiron". [64]

Ibni Tejmije thotë: "Nëse All-llahu xh.sh. është i pa të meta atëherë ai duhet të flas kur të dëshiroj dhe të hesht kur do që të dëshiroj". [65]

Nuk është larg mendjes se atë e ndjejmë me të gjitha ndjenjat apo me disa, një gjë që nuk ekziston nuk mund ta ndjejmë me asnjë ndjenjë në këtë botë dhe as në ahiret kështu që atë e konsideroni që nuk ekziston, jemi të pajtuar se lëvizja, ecja, hidhërimi, dashuria janë të pa fillim, All-llahu xh.sh. dashuron dhe urren, kënaqet dhe hidhërohet kohë pas kohe. [66]


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrët: dorë, krah, shuplak dore dhe gishta

Tevrati thotë: "për shkak të madhërisë së krahut tënd ata bëhen të heshtur si guri, sepse dora e Zotit qëndron në këtë kodër, Zoti ka mbjell një kopsht në lindje të Adnit, o zot dora jote e djathtë është e ndershme me fuqinë tuaj ... zot godite armikun me dorën tënde, ti me dorën tënde i ke lidhur popujt dhe i ke mbjell me dorën tënde të djathtë dhe krahun tënd". [67] Darimij thotë: "All-llahu xh.sh. ka treguar vlerën e Ademit a.s. nderin dhe krenarin e tij ... krijesat tjera All-llahu xh.sh. i ka krijuar pa i prekur ndërsa Ademin a.s. e ka krijuar duke e prekur, kur All-llahu xh.sh. tha se e kam krijuar Ademin a.s. me dorën time kuptuam se ai ka duar dhe me ato e ka krijuar atë, All-llahu nuk i ka prek me dorën e tij askënd përveç tri: ka krijuar Ademin a.s. me dorën e tij, Tevratin dhe ka mbjell xhennetu Adnin me dorën e tij, Ebu Bekri r.a. thotë: All-llahu xh.sh. i ka krijuar krijesat dhe ato ishin në grushtin e tij, u ka thënë atyre që kanë qenë në dorën e djathtë hyni në xhenet e atyre që ishin në dorën e majtë u tha hyni në xhehenem, ne na mjafton prekja e Ademit a.s. me dorën e tij, donë të thotë se All-llahu xh.sh. ka dorë me të cilën godet dhe ka sy me të cilët shikon, dy duart me të cilat e ka krijuar Ademin a.s., dhe dora e tij e djathtë është në arshin e tij, [68] All-llahu xh.sh. ngrihet dhe qohet e në anën e djathtë qëndron Xhibrili a.s.". [69]

Ibni Huzejmetu thotë: "kapja bëhet me dorën e vërtetë reale dhe jo me begati, ky ajet është i qartë se All-llahu xh.sh. ka dorë dhe ai na njofton se dora e tij do të jetë mbi duart tona, ata që kanë shkuar te pejgamberi a.s. të pranojnë islamin e kanë bërë me duar dhe jo me begati e fuqi", [70] "All-llahu xh.sh. i foli Musait a.s. me gojën e tij dhe Tevratin e morri nga njëra dorë në tjetrën". [71]

Ibni Tejmije thotë: "Zoti yt e merr me dorën e tij një pjesë të ujit", [72] ndërsa Muhamed bin Salih El-Uthejmin thotë: "mbi të gjitha All-llahu xh.sh. ka dy duar pa kurrfarë dyshimi se që të dyja janë të ndryshme nga njëra tjetra, nëse njërës i themi dora e majtë as ajo tjetra nuk është me ndonjë mangësi në krahasim me tjetrën". [73]


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrët: këmbë dhe sy

Në Tevratin e ndryshuar thuhet: "Zoti ecte para tyre, All-llahu i ka nderuar njerëzit duke i shikuar nga qielli", pastaj thotë: "dëgjojmë zërin e zotit i cili ec në xhenet, ka zbrit zoti që të shikoj qytetin". [74]


Të njëjtat fjalë i thotë edhe Vehabizmi dhe Shejhët e Vehabizmit

Ebu Jala thotë: "All-llahu xh.sh. është në Arsh dhe në Kursi vend për dy këmbët e tij, qiejt dhe toka ditën e kiametit janë në shuplaken e tij ai e vendos këmbën e tij në zjarr ... nxjerr njerëz nga zjarri me dorën e tij", [75] Hafidh Hakemi (shejh i Vehabive) thotë: "Pastaj në orën e dytë shikon (All-llahu) në xhennetu Adnin i cili është vend banimi i tij", [76] (këtë kufër ia vesh pejgamberit a.s.), Muhamed bin Salih El-Uthejmin thotë: "All-llahu xh.sh. përfshin arshin dhe kursin - qiejt dhe toka të gjitha në krahasim me kursin janë sa vendi i dy këmbëve të tij". [77]

Muhamed bin Uthejmin thotë: "Kursi është vendi i dy këmbëve të All-llahut xh.sh.", [78] "All-llahu xh.sh. i vendos këmbët në zjarr sepse nëse ai zjarr nuk i dëmton melaiket që e ruajnë atë të cilët hyn aty atëherë si mund ta dëmtoi All-llahun xh.sh., vërtetë All-llahu xh.sh. i shtyp padrejtësitë dhe i vendos nën këmbët e tij", [79] Ibn Uthejmin thotë: "Vërtetë All-llahu xh.sh. vjen në mënyrë reale, në dukje vërteton se ardhja e All-llahut xh.sh. është reale". [80]


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. vend, anë dhe kufizim

Në Tevratin e ndryshuar thuhet në lidhje me All-llahun xh.sh.: "Banon në qiej dhe qesh, vërtetë zoti është në këtë vend e unë nuk e kam ditë, atij i është shfaqur zoti te Blutat, heshtni të gjithë ju njerëzit sepse zoti po vjen sepse ai është zgjuar nga vendi i tij". [81]


Librat dhe "dijetarët" e Vehabizmit i thonë të njëjtat fjalë

Ai është në arsh mbi të gjitha krijesat e tij në vendin më të lartë dhe vendin më të pastër, ne i kemi caktuar atij një vend, vendi më i lartë dhe më i pastër e më i ndershëm - arshi i tij - i madhërishëm mbi qiellin e shtatë e atje nuk ka me të as njerëz dhe as xhin, maja e kodrës është më afër All-llahut xh.sh. se sa fundi i saj, maja e minares është më afër All-llahut xh.sh. se sa fundi i saj sepse çdo gjë që është më afër qiellit është më afër All-llahut xh.sh. e bartësit e Arshit janë më afër me All-llahun xh.sh. se sa melaiket tjera, shtatë qiejt janë në mes Arshit dhe krijesave të tij në tokë, Zoti i qiejve dhe tokës është në arsh krijesë e madhërishme mbi qiellin e shtatë e mbi te nuk ka vend tjetër, ai është mbi arsh dhe mbi te nuk ka vend tjetër ... mbi arsh në ajrin e Ahiretit. [82]

Pastaj zbret në qiellin e dytë në xhennetu Adnin të cilin nuk e ka pa syri dhe as nuk e ka menduar zemra ai është vend banimi i tij dhe me te nuk banon askush nga njerëzit përveç tre lloje: pejgamberët, të sinqertit dhe shehidët, pse sillen rreth Arshit sepse ai është mbi të ... nga kjo duket qartë se ai është i kufizuar vërtetë All-llahu xh.sh është mbi arsh e melaiket sillen rreth tij e madhërojnë atë. [83]

Muhamed Halil Herras thotë: "duket qartë se ai është mbi me qenien e tij sepse ai ka treguar se arshi është mbi qiej dhe kjo është e arritshme me ndjenja", [84] "dëshmoi për sundimin tënd të fuqishëm mbi qiejt në arsh ... shikon prej mbi shtatë qiej dhe dëgjon", [85] "All-llahu xh.sh. zbret nga qielli i shtatë në vend qëndrimin e tij", [86] "muslimanët nga Ehlu Suneti janë të pajtimit se All-llahu xh.sh. qëndron në arsh me qenien e tij", [87] Ibni Tejmije thotë: "në Inxhil thuhet se Mesihu a.s. ka thënë: mos u betoni në qiellin sepse ai është Kursia e All-llahut xh.sh., u ka thënë havarijunve nëse ju ua falni njerëzve babai juaj në qiell ua fal mëkatet juve të gjithëve". [88] "Vërtetë All-llahu xh.sh. me qenien e tij është mbi arsh", [89] "ti je xhahil se nuk e njeh All-llahun xh.sh. dhe nuk e din vendin e tij", [90] Ibni Tejmije transmeton nga Uthman bin Seid Ed-Darimij i cili thotë: "muslimanët dhe pabesimtarët janë të pajtimit se All-llahu xh.sh. është në qiell dhe kufizohet me këtë", [91] Ibni Tejmije thotë duke shpifur ndaj Eshariut dhe pasuesve të tij: "vërtetë All-llahu xh.sh. është mbi qiell me qenien e tij", [92] ibn Uthejmin thotë: "Vërtetë All-llahu xh.sh. është mbi çdo gjë me qenien e tij dhe të gjitha gjërat janë nën të dhe All-llahu xh.sh. është mbi ato me qenien e tij". [93]

"Ai i cili i përshkruan All-llahut xh.sh. vend dhe beson kështu ai është qafir (pabesimtarë, jomysliman)", [94] "ti përshkruash All-llahut xh.sh. anë është kufër te katër imamët". [95] Vehabistët adhurojnë trup (idhull) që e mendojnë ulur mbi arsh, ata adhurojnë fotografi në realitet, adhurojnë trup e ndërsa Ehlu Sunetin i akuzojnë për shirk dhe adhurues të putave, e ndërsa "Shejhu" i Vehabive Ibni Tejmije dhe nxënësit e pasuesit e tij kanë akiden të njëjtë dhe në përputhje të plotë me akiden Jehude dhe se siç duket bazament dhe burim i Akides Vehabite është Tevrati i shtrembëruar nga ajo që cekëm nga librat e Vehabizmit.

Ibni Haxher El-Hejtemij thotë: "Dije se El-Karafi dhe të tjerë transmetojnë nga Shafiu, Maliku, Ahmedi dhe Ebu Hanife se ai i cili thotë dhe beson se All-llahu xh.sh. ka anë dhe është trup ai është qafir dhe e meriton këtë". [96]

Nëse themi se askush më shumë se Ibni Tejmije nuk e ka sprovuar dhe as dëmtuar islamin më shumë duke i ndarë dhe përçarë muslimanët e ndërsa me jahudit është treguar më i mëshirshëm dhe më tolerant se sa me muslimanët sepse ai beson se librat e tyre nuk janë ndryshuar. [97]

Ndërsa "Shejh" Albani gjithherë është kujdes që të flas dhe të jap fetfa për të mirën e jahudive dhe duke i gëzuar ata, një nga ato fetfa është se: "ai ua ka bërë obligim palestinezëve largimin nga Palestina dhe se ata palestinezët të cilët vriten në Palestinë duke eksploduar vetveten Albani i konsideron se janë vetëvrasës dhe kanë të njëjtën shkallë me ata që varrin vetveten", ai konsideron se palestinezët janë të humbur. [98]

Albani thotë se: "të gjithë palestinezët duhet të largohen nga Palestina dhe të shkojnë në një vend tjetër dhe të gjithë ata të cilët mbesin atje konsiderohen qafir (jobesimtar)". [99]

Në lidhje me këtë fetfa Dr. Ali El-Fakir deputet në parlamentin Jordanez thotë: "Vërtetë kjo fetfa vjen nga shejtani", po ashtu thotë: "logjika e këtij njeriu është logjik e pastër Jehude".



Përgatiti: Halef bin Selef



_________________________

[1] - Hafidh Ebu Seiid El-Alaii shejh El-Hafidh El-Iraki qe transmeton El-Hafidh El-Muhadith El-Muerih Shemsudin Bin Tulun në librin e tij "Dhehair El-Kasr" fq.96 .
[2] - Tevrat Sefer Tekvin Is-hah 32, El-Akidetu El-Jehudijetu ve Hataruha ala El-Insanijetu fq.269.
[3] - Transmeton Ibn El-Mualim El-Kureshij në librin e tij "Nexhm El-Muhtedi ve Rexhm El-Muatedi" fq.588.
[4] - Fetawa Hindije 2/259 boton Dar Ihja Et-Turath Arabij.
[5] - Er-Risaletu El-Kushejrij.
[6] - El-Irshad fq.58.
[7] - El-Furak bejne El-Firek fq.333.
[8] - En-Newarid.
[9] - El-Fet-h Er-Rabanij fq.124.
[10] - Sherh El-Mishkat 3/300 boton Dar El-Fik.
[11] - Tewrat Sefer El-Muluk El-Is-hah 22 nr.19-20.
[12] - Sefer Mezamiir El-Is-hah 47 nr.8.
[13] - Mexhmua El-Fetawa Ibni Tejmije vëll.4 fq.374.
[14] - Mexhmua Fetawa Ibni Tejmije vëll.5 fq.527.
[15] - Transmeton Ibn El-Mualim El-Kureshij në librin e tij Nexhm El-Muhtedi ve Rexhm El-Muatedi fq.551.
[16] - El-Esma ve Es-Sifat mexhmua El-Fetawa vëll.1 fq.81.
[17] - Darimij - Ali Besher El-Mursi fq.74.
[18] - Po aty fq.71.
[19] - Po aty fq.73.
[20] - Darimij - Ali Besher El-Mursij fq.85.
[21] - Sherh El-Kasidetu En-Nunijetu Ibn El-Kajim El-Xhevzi fq.256.
[22] - Tabakat El-Hanabiletu vëll.1 fq.32 vit. i bot. 1997 Ebi Jala.
[23] - Po aty fq.236.
[24] - Po aty fq.250-251.
[25] - Po aty fq.257-267-127.
[26] - Fet-h El-Mexhid Sherh Kitab Et-Tewhid fq.356 bot. Dar En-Nedve El-Xhedidetu Bejrut - Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulwehab.
[27] - Tevrat Sefer Et-Tekwin El-Is-hah 1 nr.26-28.
[28] - Tevrat Sefer Et-Tethnijetu El-Is-hah 4 nr.15-16.
[29] - Et-Tewhid Li Ibni Huzejmetu fq.156 bot. Dar Ed-Davetu Es-Selefijetu me koment te Muhamed Halil Heras.
[30] - "Akidetu Ehl El-Iman fi Halk Adem Ala Sureti Err-Rrahman" autor: Hamud bin Abdullah Et-Tevixhirij bot. Dar El-Liwa Riad fq.16.
[31] - "Akidetu Ehl El-Iman fi Halk Adem Ala Sureti Err-Rrahman", autor: Hamud bin Abdullah Et-Tevixhirij bot. Dar El-Liwa Riad fq.17.
[32] - "Akidetu Ehl El-Iman fi Halk Adem Ala Sureti Err-Rrahman" ,autor: Hamud bin Abdullah Et-Tevixhirij bot. Dar El-Liwa Riad fq.27 dhe 40.
[33] - Li Ledhi Jesel Ejne All-llah fq.100 bot. Dar El-Beshair Bejrut.
[34] - Tevrat Sefer Mezamiir El-Is-hah 44 nr.3.
[35] - Tevrat Sefer Et-Tekvin El-Is-hah 33 nr.10.
[36] - Tevrat Sefer Et-Tekvin El-Is-hah 32 nr.30 .
[37] - Tevrat Sefer Et-Tethnijetu El-Is-hah 5 nr.4.
[38] - Red Ed-Darimij ala Beshir El-Murisi fq.159, 161, 167, 190.
[39] - Kurretu Ujun El-Muwehidin fq.187 autor Abdurrahman bin Husejn bin Muhamed bin Abdulwehab bot. Mektebetu El-Muejid Et-Taife vit. i bot.1990.
[40] - Tevrat Sefer Et-Tethnijetu Is-hah 4 dhe 5 nr.26 , 24, 12.
[41] - Tevrat Sefer Et-Tekvin El-Is-hah 3 nr.8-10.
[42] - Tevrat Sefer Huruxh, Sefer Ejub, Et-Tethnijetu Is-hah 19,37,19,4 , nr.19, 2-6, 3-6, 35-36.
[43] - Mexhmua El-Fetawa Ibni Tejmije vell.5 fq.556.
[44] - Sherh Hadith En-Nuzul fq.220 bot. Dar El-Asimetu Riad me koment të Muhamed El-Hamis.
[45] - Kitab Et-Tewhid Li Ibni Huzejmetu fq.137, 138, 146 bot. Dar Ed-Davetu Es-Selefijetu.
[46] - El-Esmau ve Es-Sifat Li Ibni Tejmije vell.1 fq.73 bot. Dar El-Kutub El-Ilmijetu Bejrut vit. Bot. 1988.
[47] - Sherh Nunijetu Ibni El-Kajim fq.545, 778.
[48] - Fetawa El-Akidetu Li Muhamed bin Salih El-Uthejmin fq.72 bot. Mektebetu Es-Suneti bot. i pare 1992.
[49] - Mearixh El-Kabul Hafidh Hakemij vell.2 fq.191 bot. Dar El-Kutub El-Ilmijetu Bejrut.
[50] - Tevrat Sefer Ejub El-Is-hah 37 nr.2-6.
[51] - El-Esmau ve Es-Sifat Li Ibni Tejmije vell.1 fq.73.
[52] - Red Ed-Darimij ala Basher El-Murisi fq.112.
[53] - Err-Rred ala El-Xhehmijetu Li Ebi Seiid Ed-Darimij fq.81, botimi Suedez vit.i bot.1960.
[54] - Es-Sunetu fq.77.
[55] - Red Ed-Darimij ala El-Murisi fq.123.
[56] - Tevrat Sefer Tekvin Is-hah 11 nr.5, Sefer Tekvin Is-hah 46 nr.3-4, Sefer Huruxh Is-hah 19 nr.21, Sefer Huruxh Is-hah 20 nr.10, Sefer Zekerija Is-hah 8 nr.20-23, Sefer Huruxh Is-hah 19 nr.9, Sefer Huruxh Is-hah 13 nr.21.
[57] - Xhehalat Hatiretu fi Kadaja Itikadije Kethiretu fq.18 boton Dar Es-Sahabetu autor Asim ibn Abdullah El-Karjuti.
[58] - Red Ed-Darimij fq.117.
[59] - El-Esma ve Es-Sifat Li Ibni Tejmije fq.91.
[60] - Mexhmuatu Resail Et-Tevxhihat El-Islamijetu Li Islah El-Ferd ve El-Muxhtemi fq.21 boton Dar Es-Samiij Riad.
[61] - Mearixh El-Kabul autor Hafidh Hakemi vëllimi 1 fq.235,236,238,243,250,251,257.
[62] - Sherh Kasidedu En-Nunijetu Li Muhamed Haliil Heras fq.774.
[63] - Es-Sunetu fq.76.
[64] - Red Ed-Darimij fq.54-55.
[65] - Mexhmuatu Fetawa Ibni Tejmije vëll.6 fq.160.
[66] - Red Ed-Darimij fq.75,76,121 dhe 200.
[67] - Tevrat Sefer Huruxh Is-hah 15 nr.16, Sefer Ishija Is-hah 25 nr.10, Sefer Tekvin Is-hah 2 nr.8, Sefer Mezamiir Is-hah 44 nr.2-3.
[68] - Red Ed-Darimij ala Besher El-Mursi fq.26,30,35,36,37,40,44,154.
[69] - Red Ala El-Xhehmijetu Li Darimij fq.49.
[70] - Fusnota e librit Kitab Es-Sunetu Li Ibni Huzejmetu fq.63.
[71] - Es-Sunetu fq.77.
[72] - El-Esma ve Es-Sifat vell.1 fq.314 boton Dar El-Kutub El-Ilmijetu.
[73] - El-Akidetu Li Muhamed bin Salih El-Uthejmin fq.90 botimi i parë Mektebetu Es-Sunetu.
[74] - Tevrat Sefer Huruxh Is-hah 13 nr.20, Sefer Mezamiir Is-hah 53 nr.2, Sefer Tekvin Is-hah 3 nr.8-10, Sefer Tekvin Is-Hah 11 nr.5.
[75] - Tabakat El-Hanabile vëll.1 fq.32.
[76] - Mearixh El-Kabul vëll.1 fq.36.
[77] - Fetawa El-Akidetu Li Ibni Uthejmin fq.88.
[78] - Tefsir Ajetu El-Kursij fq.27 Li Muhamed bin Uthejmin.
[79] - Red Ed-Darimij ala Besher El-Mursij fq.69,70 boton Dar El-Kutub El-Ilmije.
[80] - Fetawa El-Akidetu fq.112 dhe 114 Li Muhamed bin El-Uthejmin.
[81] - Tevrat Sefer Mezamiir Is-hah 2 nr.4, Sefer Tekvin Is-hah 28 nr.16, Sefer Tekvin Is-hah 18 nr.1, Sefer Zekrija Is-hah 2 nr.13.
[82] - Red Ed-Darimij ala Besher El-Murisi fq.82,96,100,79,81.
[83] - Err-Rred Ala El-Xhehmijetu Li Darimi fq.33 dhe 43.
[84] - Sherh Nunijetu ibn El-Kajim fq.249.
[85] - El-Fevaid Li Ibn El-Kajim El-Xhevzijetu fq.131 me koment të Beshir Muhamed Ujun - Mektebetu El-Muejid - Taif Botimi i dytë viti i botimit 1988.
[86] - Mearixh El-Kabul vëllimi 1 fq.243.
[87] - Kurretu Ujun El-Muwehidin fq.263 autor Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulwehab botimi i parë Mektebe El-Muejid - Taif vit.1990.
[88] - Sherh Hadith En-Nuzul fq.217 Li Ibni Tejmije El-Harani boton Dar El-Asimetu.
[89] - El-Akidetu Es-Sahihatu ve ma Judaduha fq.72.
[90] - Red Ed-Darimij fq.103.
[91] - Bejan Telbiis El-Xhehmijetu fq.427, Minhaxh Es-Suneti fq.29,30.
[92] - Sherh Hadith En-Nuzul fq.182 botim i Dar El-Asimetu.
[93] - Tefsir Ajetu El-Kursij Lil Uthejmin fq.33.
[94] - Fetawa El-Hindijetu vëllimi 2 fq.259 boton Dar Ih-ja Et-Turath El-Arabij.
[95] - Mekalat El-Kewtherij fq.321.
[96] - El-Minhaxh El-Kavim fq.224.
[97] - El-Ishfak ala Ahkam Et-Talak fq.72 Li Shejh Muhamed Zahid El-Kewtherij Boton Dar Ibn Zejdun.
[98] - Gazeta Liwa data e botimit 7.7.1993 fq.16 po ashtu libri - Fetawa El-Albani - boton Mektebetu Turath fq.18, po ashtu ne kasetën e incizuar në shtëpinë e Albanit me daten 22.04.1993.
[99] - Gazetat të cilat janë shpërndarë me datën 1.9.1993.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...