100 dijetarë Islam që iu kundërvuan ibn Abdulvehabit dhe Vehabizmit
(Emrat dhe veprat e tyre)



Duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. ku ka thënë: "Ai që heshtë nga e vërteta, është djalli që nuk flet" si dhe nga shumë argumente tjera autentike, dijetarët islam përfituan parimin islam me të cilin parim dijetarët obligohen fetarisht dhe moralisht, është: reagimi i tyre në momentet kur duhet reaguar. Cilësia që e dallon dijetarin nga njerëzit e rëndomtë është se ai heshtë kur duhet heshtur, dhe reagon kur duhet reaguar, ngase kjo cilësi është argument i vetëdijes së lartë intelektuale, kulturore, fetare dhe shkencore.

Me këtë cilësi vërtetohet se njeriu mbanë nën kontroll të plotë veten e tij, dhe nuk flet kot për të humbur kohën sepse të folurit e tepërt e shpien njeriun në gabime të shumta, e në anën tjetër edhe heshtja nuk është zgjidhje, por konsiderohet gabim dhe mëkat, atëherë kur duhet të flitet. Pra nga kjo nënkuptohet se edhe të folurit - reagimi edhe heshtja në momentet e duhura konsiderohen veprime që shpërblehen apo ndëshkohen.

Andaj më mirë është të flasësh të vërtetën në momentin kur duhet folur, pra të reagosh dhe të shpërblehesh për këtë veprim nga Allahu xh.sh., edhe nëse dënohesh apo sanksionohesh nga njerëzit në këtë botë, sesa të dënohesh nga Allahu xh.sh. e të shpërblehesh nga njerëzit.

Edhe heshtja është e njëjtë atëherë kur heshtja trajtohet si formë adhurimi, në mënyrë që të shpërblehesh te Allahu xh.sh. edhe nëse dënohesh nga njerëzit. Ky rregull ishte i qartë për dijetarët e devotshëm islam të cilët predikimin e islamit e trajtonin si amanet hyjnor, e jo si profesion për të realizuar qëllime në jetën e kësaj bote. Ky ishte edhe motivi që ata të posedonin edhe trimërinë intelektuale, ngase konfirmimi i së vërtetës e kërkon këtë lloj trimërie.

Duke u mbështetur në këtë parim dijetarët e Ehli Sunetit, asnjëherë nuk heshtën kur paraqitej nevoja e reagimit, bile as atëherë kur reagimi i tyre zemëronte mbretërit dhe pushtetarët, edhe nëse rrezikohej jeta e tyre, sepse ata të ndikuar nga besimi i thellë në Allahun xh.sh. ishin të vetëdijshëm se hidhërimi i Allahut është më i tmerrshëm me pasoja më të mëdha, se sa hidhërimi që i shkaktonin eventualisht pushtetarit apo mbretit.

Kohëve të fundit edhe në mesin e popullatës sonë nëpër forma të ndryshme parashtrohen dilema se ekziston apo nuk ekziston fenomeni Vehabizëm, dhe shpesh herë parashtrohen pyetje se nëse ekziston ky fenomen i quajtur vehabizëm, dhe nese po, ateherë pse heshtin dijetarët islam.

Me këtë punim të shkurtë vetëm përkujtojmë se dijetarët islam të Ehli Sunetit, pavarësisht nga doktrina juridike (medhhebi) nuk kanë heshtur asnjëherë para këtij fenomeni ashtu si nuk kanë heshtur as para fenomeneve të tjera që e dëmtonin Islamin, andaj në vazhdim do të paraqesim vetëm emrat e 100 dijetarëve eminent të Ehli Sunetit nga të gjitha medhhebet, duke i theksuar edhe emrat e veprave të tyre. Themi vetëm 100 ngase ka edhe dijetar të tjerë që reaguan kundër fenomenit Vehabizëm dhe ibn Abdulvehabit, andaj në vazhdim po paraqesim emrat e dijetarëve islam dhe veprat e tyre ku shprehën reagimet kundër ibn Abdulvehabit dhe vehabizmit.


- 01. Shejh Sulejman b. Abdulvehab, "Faslul hitab fi er-redi ala Muhamed b. Abdulvehab". Autori është vëllai i Muhamed ibn Abdulvehabit që është themelues i vehabizmit. Ajo që është mjaft interesante dhe me vlerë që duhet patjetër theksuar është se ky është libri i parë që i kundërvihet ibn Abdulvehabit dhe vehabizmit.
- 02. Shejh Sulejman b. Abdulvehab, "Es-savaiku el ilahijetu fi er-redi alel vehabijeti" Autori është vëllai i Muhamed ibn Abdulvehabit. Vepra është e botuar.
- 03. Shejh Ajdarusi, "Exhvibetu fi zijaretil kuburi". Vepra është dorëshkrim në arkën e përgjithshme në Ribat regjistruar me nr. 2577/4.
- 04. Ebul Avn Shemsudin Muhamed, Ahmed b. Salim, "El exhvibetu en-nexhdije anil esileti en-nexhdije". Dijetar nga shkolla juridike e Hanbelive i njohur me emrin En-Nabulsi. Ka vdekur në vitin 1117 h.
- 05. Nu'man b. Mahmud Hajrudin, "El exhvibetu En-Nu'manije anil es'iletil hindijeti fil akaid". Autor është i njohur me emrin Ibni Alus el Bagdadi. Dijetar nga shkolla juridike hanefite, i cili ka vdekur në vitin 1317 h.
- 06. Hafidh Ahmed Es-Sidik el Gamari, "Ihjaul makburi min edil-leti istihbabi binail mesaxhidi vel kubab alel kuburi". Autori ka vdekur në vitin 1380 h.
- 07. Shejh Hamdi Xhuvejxhati Ed-Dimeshkij, "El Isabetu fi nasretil hulefai err-rrashidine".
- 08. Muhamed HasanE-Serhendij, "El usulul erbeati fi terdidil vehabijeti", Autor, ka vdekur në vitin 1346., vepra është e botuar.
- 09. Shejh El mashrifij el malikij el Xhezairij, "Idhharul ukuki mimen menea et-tevesule bin-nebij-ji vel velij-ji es-saduk.
- 10. "El ekvalu es-sunijeti fi er-red-di ala mud-dei nasreti es-sunetil muhamedijeti" që e ka tubuar dhe përpiluar bIbrahim Shehata Es-Sidiki nga fjalët e Muhadithit Abdullah el Gamari. Vepra është e botuar.
- 11. Ata el Kismij Ed-dimeshkij, "El ekvalul merdijetu fi er-red-d alel el vehabijeti", autori është fikhisti i njohur hanefij. Vepra është e botuar.
- 12. Muhadithi Tahir Sunbuli, "El intisar lil evlijail erari", autori është nga skolla juridike hanefite.
- 13. Shejh Ibrahim Er-Ravi el Bagdadi Er-Rifai, "El evrakul el bagdadijetu fil xhevabati en-nexhdijeti". Vepra është e botuar.
- 14. Shejh Alij Zejnul abidin Es-Sudani, "El beraetu minel ihtilafi fi er-red-di ala ehli esh-shikaki ven-nifaki ve er-red-du ala el firkatil vehabijeti ed-daleti", Vepra është e botuar.
- 15. Shejh Selametul Az-zami, "El berahinu es-satiatu fi red-di ba'dul bidai esh-shaiatu", Autori ka vdekur në vitin 1379 h.
- 16. Hamidullah Ed-Daxheviju, "El besairu li Munkiri et-teves-suli bi ehlil mekabiri", Dijetar është nga shkolla juridike hanefite nga India.
- 17. Ejub Sabdi Pasha Er-Rumi, "Tarihul Vehabijeti", autori i veprës Meraetul haremejn.
- 18. Muhamed Tahir, Abdulkader el Kurdij, "Teberuku es-sahabeti bi athari resulil-lahi".
- 19. Shejh Abdullah b. Abdulatif, "Texhridu sejfil xhihadi li mud-deil ixhtihadi". Autori është dijetar nga shkolla juridike hanefite i cili ishte edhe mësuesi i Muhamed ibn Abdulvehabit, e që nuk u pajtua me idet e tij dhe iu përgjigj përmes kësaj vepre.
- 20. Shejh Muhamed Zahid el Kevtherij, "Tahdhirul halefi minel mehazi ed'ijai es-selefi".
- 21. Muhamed En-Nafilati, "Tahriratu er-raikatu" Autori është dijetar hanefij i cili ishte edhe muftij i Kudsit. Ishte i gjallë deri në vitin 1315.
- 22. Shejh Abdullah b. Ibrahim el Mirganij, "Tahridul egbijai alel istigatheti bil enbijai vel evlijai" Autori është dijetar hanefij i cili ka jetuar në Taif.
- 23. Shejh Davud b. Sulejman el Bagdadi, "Et-tuhfetu el vehbijetu fi er-red-di ala el vehabijeti" dijetar nga shkolla juridike hanefite i cili ka vdekur në vitin 1299 h.
- 24. Shejh Muhamed Behit el Mutiij, "Tat-hirul fuadi min denesil i'tikadi", dijetar nga shkolla hanefite dhe nga dijetarët e Az'harit.
- 25. Ibni Kejrani, "Takjidu havle et-tealuki ve et-teves-suli bil enbijai ves-salihine", Vepra është në dorëshkrim që ruhet në arkivën "el Xhelavi në Ribat", regjistruar me nr. 153.
- 26. Ibni Kejrani, "Takjidu havle zijaretil evlijai vet-tevesuli bihim".
- 27. Muhamed b,. Abdurrahman el Hanbelij, "Tehekumul mukal-lidine bi men id-dea texhdidu ed-dini" Përmes kësaj vepre autori i përgjigjet Ibn Abdulvehabit për të gjitha çështjet që Abdulvehabi i ka çpikur.
- 28. Muftiu Muhamed Abdulkajum el Kadirij el Hezarevij, "Et-tevesul". Vepra është e botuar.
- 29. Ebu Hamid Merzuk Ed-dimeshkij esh-shamij, "Et-tevesul bin-nebiji ves-salihine". Vepra është e botuar.
- 30. Abdullah efendi Er-Ravi, "Tevdih an Tevhidil Hal-lak fi xhevabi ehlil iraki, ala Muhamed b. Abdulvehab". Vepra është dorëshkrim në Universitetin e Kembrixhit në Londër me emrin "red-dul vehabijetu" kurse një kopje e saj gjendet në librarin el Evkaf në Bagdad.
- 31. Shejh Ibrahim Hilmi el Kadiri el Iskenderij, "Xhelaul Hak-ki fi keshfi ehvali eshraril halki". Vepra është e botuar.
- 32. Ibni Abdurrezak el Hanbelij, "El xhevabat fi ezijareti". Dijetari i famshëm Ulvij b. Hadadi ka thënë: I kam parë - lexuar përgjigjet e dijetarëve të mëdhenj nga të gjitha medhhebet që përfaqësohen në të gjitha vendet islame si në Meke, Medine, Basra, Bagdad, Halep, Jemen dhe vendeve tjera që i kanë dhënë vehabizmit.
- 33. Shejh Ahmed Es-savi el Malikij, "Hashijetu es-savi alel xhelalejni".
- 34. Malik b. Shejh Mahmud, "El hakaiku el Islamijetu fi er-red-di alel mezaimi el vehabijeti bi edil-letil kitabi ves-suneti en-nebevijeti". Autori ishte drejtor i Medresesë el Irfan në qytetin Kutabali në Mali të afrikës. Vepra është e botuar.
- 35. Ahmed Seid el Farukij, "El hak-kul mubin fi er-red-di alel vehabij-jin" Autori ka vdekur në vitin 1277.
- 36. Abdullah el Ganij b. Salih Hamade, "El hakikatul islamijetu fi er-red-di alel vehabij-jeti". Vepra është e botuar.
- 37. Sejid Ahmed b. Zejnij Dahlani, muftij i Mekes i cili ka vdekur vitin 1304 h "Ed-durer es-sunij-jeti fi er-red-di alel vehabijeti".
- 38. Shejh Misbah b. Ahmed Shibkalevij el Bejruti, "Ed-delilul kafi fi er-redi alel vehabij". Vepra është e botuar.
- 39. Shejh Jusuf En-Nebhami el Bejrutij, "Er-raijetu es-sugra fi dhimi el bid'ati ve med'hu sunetil gura". Vepra është e botuar.
- 40. Muhamed Emin, i njohur me emrin Ibni Abidin "Redul Muhtar ala durim Muhtar", Dijetar me famë nga medhhebi hanefij. Vepra është e botuar.
- 41. Shejhul Islami nga Tunisi Ismail Et-Temimi el Malikij, "Er-red-da ala ibni Abdulvehab", i cili ka vdekur në vitin 1248 h. Vepra është e botuar në Tunis.
- 42. Shej Ahmed el Masrij el Ehsaij, "Red-du ala ibni Abdulvehab".
- 43. Berekat Esh-Shaiij el Ahmedij el Mekij, dijetari i famshëm "Red-du ala ibni Abdulvehab".
- 44. Shejhi dhe Muhadithi Salih el Felani el Magribij, "Er-rududu ala Muhamed b. Abdulvehab" Dijetari i famshëm ibni Hadadi thotë: Ky libër është madhështor dhe në vete përmban të gjitha shkresat dhe përgjigjet që dijetarët islam nga të gjitha medhhebet Hanefij, Shafij, Hanbelij dhe Malikij që ia kanë bërë Muhamed b. Abdulvehabit.
- 45. Shejh Salih el Kevashi Et-Tunisij, "Er-red-du alel Vehabije". Vepër e botuar.
- 46. Muhamed Salih Ez-Zemzemij Eshafiij, "Er-redu alel Vehabijeti". Autori ishte imam i mekami Ibrahimit në Meke.
- 47. Ibrahim b. Abdulkader E-Tarablusij Er-rijahi Etunisij, "Er-redu alel Vehabijeti", dijetar nga shkolla juridike Malikite, i cili ka vdekur në vitin 1266.
- 48. Er-redu ala el vehabijeti, nga Abdulmuhsin el Ushejkarij, dijetar nga medhhebi Hanbelij, Mufti i qytetit Zubejr në Basra.
- 49. Shejh el Mahdum el Mehdij, Muftij i Fasit, vepra "Er-redu alel Vehabijeti"
- 50. Muhamed b. Sulejman el Kerdij, "Er-redu ala Muhamed ibn Abdulvehab", dijetar nga shkolla juridike e Shafive, i cili ishte mësuesi i ibn Abdulveabit dhe i mësuesit të tij. Dijetari Ibni Merzuki thotë se në këtë vepër mësuesi i tij citon të ketë thënë se ibn Adbulvehabi është humbës dhe i humbur. Të njëjtën e ka thënë edhe mësuesi i tij, Muhamed Hajat Es-Sindij, si dhe prindi i ibn Abdulvehabit.
- 51. Ebu Hafs Omer el Mahxhubi, "Er-redu alel vehabijeti". Vepra është dorëshkrim dhe gjendet në Darul Kutup në Tunis e regjsitruar me nr. 2513, kurse kopja e saj gjendet në institutin e dorëshkrimeve arabe në Kajro. Gjithashtu një kopje gjendet edhe në Ribat.
- 52. Ibni Kejzani, "Er-redu alel Vehabijeti". Vepra është dorëshkrim që gjendet në Ribat e regjistruar me nr. 1325.
- 53. Shejh Abdullah el Kudumi el Hanbelij, "Er-redu ala Muhamed b. Abdulvehab". Dijetar i famshëm nga shkolla juridike e Hanbelive në toka e Hixhazit dhe të Shmait, i cili ka vdekur në vitin 1331. Kishte polemizuar shumë me vehabit dhe kishte dhënë përgjigje të shumta.
- 54. Shej Selame el Azami, "Risaletu fi te'dibi medhhebi es-sufijeti ver-redu alel Mu'teredine alejhim", autori ka vdekur në vitin 1379.
- 55. Shej Jusuf Ed-dexhevij, "Risaletu fi tesarufil evlijai".
- 56. Shejh Mehdi el Vazinani, dijetari i famshëm dhe Muftiu i Fasit kurse vepra e tij është: "Risaletu fi xhevazi et-tevesuli fi er-redi ala Muhamed b. Abdulvehab".
- 57. Sejid Jusuf el Betahi Ez-Zubejdij i cili ka jetuar në Meke. Vepra: "Risaletu fi xhevazil istigatheti vet-tevesuli". Në veprën e tij kishte përfshirë fjalët e dijetarëve eminent nga të katër medhhebet dhe në fund kishte thënë: Nuk merren parasysh ekstremet e errëta të atyre që nuk pajtohen me shumicën dërmuese të dijetarëve islam dhe të atyre që largohen nga uniteti sepse ata janë bidatxhinjët.
- 58. Shejh Muhamed Hasenejn Mahluf e Adevij, "Risaletu fi hukmi et-tevesuli bil enbijai vel evlijai", dijetar i Az'harit, kurse vepra është e botuar.
- 59. Shejh Kasim ebul Fadl el Mahxhubi, "Risaletu fi er-redi alel vehabijeti", dijetar nga medhhebi Malikij.
- 60. Muhamed Ataullah i njohur me emrin Ataurr-rrumi nga Turqia, "Er-risaletu er-redijeti ala taifetil vehabijeti".
- 61. Shejh Muhamed b. Nasir el Hazimij el Jemenij, "Risaletu fi mushaxhereti bejne ehli Meke ve ehli nexhdi fil Akideti", i cili ka vdekur në vitin 1283. Kjo vepër është dorëshkrim dhe gjendet në Ribat në biblotekën "el Kitanije" e regjistruar me nr. 30/1.
- 62. Muhamed es-Sa'di el Malikij, "Er-risaletu el merdijetu fi er-redi ala men jenkiru ez-zijaretu el Muhamedije".
- 63. Shejh Abdurrahman el Hindij Ed-Delhij, "Revdul mexhal fi er-redi ala ehli ed-dalali", dijetar nga medhhebi hanefij. Vepra është e botuar në Xhede më 1327.
- 64. Abdurrahman Kuutij, "Sebilu en-nexhat min bid'ati ehli ez-zejgi ved-dalaleti".
- 65. Ibrahim b. Othman b. Muhamed Es-Semnudi el Misrij, "Seadetu ed-darejni fi er-redi alel firkatejni, el Vehabijetu ve Mukalidetu edh-dhahirijeti". Vepra është e botuar në Egjipt në vitin 1320 në dy vëllime.
- 66. Ismail b. Ahmed E-Zubejdi, "Sinaul islam fi ealamiil enami bi akaidi ehlil bejtil kirami red-den ala Abdulazia En-nexhdi fima irtekebehu minel evhami".
- 67. Sejid Ulvij b. Ahmed el Hadadi, "Es-sejful batir li unukil munkiri ala ekabiri", autor ka vdekur në vitin 1222 h.
- 68. "Es-sjuufu es-sikali fi eanaki men enkere alel evlijai ba'del intikali", nga një dijetar nga Kudsi.
- 69. Alij b. Muhamedel Mejlij el Xhemalijdijetar nga Tunisi nga medhhebi Malikij. "Es-sujuful mashrikijetu li kat'i eanaklil kaailine bil xhiheti vel xhismijeti".
- 70. Shejh Muhamed Ataullah b. Muhamed b. Is'hak, shejhul islami nga Rrumelia i cili ka vdekur në vitin 1226. "Sherhu er-risaleti er-redijeti ala taaifetil vehabijeti.".
- 71. Shej Ataul Malikij"Es-saarimul hindij fi unuki en-nexhdij".
- 72. Sherif Abdullah b. Hasan Pasha b. Fadil pasha el Hixhazi, "Sidkul haberi fi havarixhil karni eth-thani asher fi ithbati en-nel vehabijete minel havarixh", Vepra është botuar në Lazikije -Siri.
- 73. Shejh Davud b. Sulejman el Bagdadi, "Sulhul ihvan fi er-redi ala men kale alel muslimine bi esh-shirki vel kufran fi er-redi ala el vehabijeti li tekfirihim el muslimine". Dijetar nga shkolla juridike hanefite i cili ka vdekur në vitin 1299.
- 74. Ahmed b. Ebu E-Dajafi, "Itihafu ehli ez-zemani bi ahbari muluk Tunis ve ahdul eman".
- 75. Shejh Afifudin Abdullah b. Davud el Hanbelij, "Es-saviku verr-rruud".
- 76. Dhahir Shah b. Abduladhim, "Dijau es-suduri li munkiri et-teves-suli bi ehlil kuburi".
- 77. Shejh Ahmed b. Abdulehad el Farukij, "El akaidu et-tisii", dijetar nga medhhebi hanefij. Vepra është e botuar.
- 78. "Akaidu es-sahiha fi terdidi el vehabijeti en-nexhdijeti", nga autor Hafidh Muhamed Hasan Es-Sirhindi. Vepra është e botuar.
- 79. Ismail ebul Fida Et-Temimi Et-Tunisi, "Akdun tefisun fi red-di shubuhat el vehabij et-teiisi". Autori ishte fekih dhe historian i njohur.
- 80. Shejh Mustafa el Hamaami el Misrij, "Gavthul Ibad bi bejani er-reshad". Vepra është e botuar.
- 81. Shejh Ahmed b. Zejnij Dahlani, "Fitnetul vehabijetu" i cili ka vdekur vitin 1304h. Autori ishte muftij i medhhebit Shafij në dy haremet (Meke-Medine). Gjithashtu ishte edhe ligjërues në Qabe - Bejtullah. Vepra është e botuar në Egjipt në vitin 1354.
- 82. Shejh Selame el Azmi, "Furkanul Kur'ani", dijetar i medhhebit Shafij nga Egjipti. Në këtë vepër i përgjigjet atyre që bënë personifikimin e Allahut, e në mesin e tyre ishte Ibni Tejmije dhe vehabitët. Vepra është e botuar.
- 83. Shejh Muhamed Esh-shedji vepra "Xhevazu et-teves-suli vel istigatheti bil enbijaail kiraam. Vepra është dorëshkrim dhe ruhet në arkën el Kitaije në Ribat me nr. 1143.
- 84. Ahmed b. Alij el Basrij, "Faslul hitab fi er-redi ed-dalalat ibni Abdulvehab". Autori është i njohur me emrin el Kab-bani nga shkolla juridike Shafiite.
- 85. Ibni Abas Ahmed b. Abduselam el Lubnani el Magribij, "El fujudat el vehabijetu fi er-redi ala taifetil vehabijeti".
- 86. Ibni Galbun el-Libiij, "Kasidetun f er-redi ala es-sin'ani fi med'hi ibni Abdulvehab", që është poezi prej 40 strofave.
- 87. Es-Sejid Mustafa el Misrij el Bulaakij, "Kasidetun fi er-redi ala es-Sin'ani l-ledhi medeha ibni Abdulvehab". Kjo përmbledhje vjershash përfshinë 126 strofë.
- 88. Shejh Abdulaziz el Kureshij el Ahsaij, "Kasidetun fi er-redi alel Vehabijeti". Vepra është përmbledhje e poezive përfshinë 85 strofë.
- 89. Muhamed el Hadar esh-Shenkiti, "Kum'u ehli ez-zejgi vel ilhadi ani et-tani fi taklidi eimetil ixhtihadi". Autori ishte Muftiu i Medinës së ndritshme dhe muhadithi i njohur, i cili ka vdekur në vitin 1335 h.
- 90. Shej Muhamed Zahid el Kevtherij. "Muhik-ku et-tekav-vuli fi mes'eleti et-tevesuli".
- 91. Shejh Amir el Kadirij, "El medarixhu es-sunijetu fi red-dil vehabijeti". Profesor në akademinë e Karaçit - Pakistan. Vepra është e botuar.
- 92. Sejid Ulvij b. Ahmed el Hadadi, "Misbahul enamive xhelau edh-dhalami fi red-di shubhil bideii en-nexhdi el-leti edal-le biha el avamu", i cili ka vdekur më 1222 h. Vepra është botuar në Egjipt në vitin 1325.
- 93. Jusuf Ahmed Ed-Dexhevij, "El mekalaat" njëri nga dijetarët eminenent dhe rektorëve të Azharit i cili ka vdekur në vitin 1365.
- 94. Shejh Hasan Kazbek, "El Mekalatul vefijetu fi er-redi alel vehabijeti". Vepra është e botuar.
- 95. Ismail Et-Temimi et-Tunisij (gjykatës), "el mineh el ilahijetu fi tamsi ed-dalaleti el vehabijeti", i cili ka vdekur vitin 1248 h. Vepra është dotrëshkrim në biblotekën "Darul kutub el batanije" në Tunis e regjistruar me nr. 2785 kurse kopja tjetër gjendet në institutin e dorëshkrimeve arabe në Kajro.
- 96. Shejh Davud b. Sulejman el Bagdadi, "nhatul vehbijetu fi er-redi ala el vehabijeti" i cili ka vdekur më 1299., kurse vepra është botuar në Bombaj në vitin 1305.
- 97. Sejid Mustafa el Misrij el Bulakij, "El minhel es-sijal fil harami vel halli".
- 98. Sejid Muhamed Tahir Ala Mula el Kejali, "Nasihatun xheliletun lil vehabijeti".
- 99. Shejh Mustafa b. Ahmed Esh-Shatij ed-Dimeshkij, "En-nukulu esh-sherijetu fi er-redi ala el vehabijeti". Vepra është botuar në Stamboll në vitin 1406 h.
- 100. Shejh el Ahmedij Edh-Dhevahirij, "Jehuden la hanabile", nga kryeplaku dhe rektori i Az'harit.



Autor: Jusuf ZIMERI, prill 2009.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...