Mposhtja e dyshimeve të Muxhesimistëve (Antropomorfistëve)
Që kur u përcaktova të ndjek medhhebin e Imam Ahmedit, thotë Imam Hafidh Allameh Ebu Ferexh Abdurrahman ibën Ali ibën El-Xheuzi Es-Sidiki El-Birki, e gjeta atë një njeri me dije të thella më vështrim të hollë në shkencat e fikhut dhe qëndrimet e dijetarëve të hershëm, derisa nuk kishte çështje (mesele) rreth të cilës nuk kishte tekst se vërejtjë. Mirëpo, mbasi ishte ndjekës i metodës së selefëve, nuk shkroi asgjë jashta mendimeve të përcjella nga të parët. Për këtë shkak, medhhebi i tij nuk është i pasur me shkrime të cilat janë të shumtë te kundërshtarët. Është kjo arsye e cila më bëri të shkruaj tefsire të gjata si: "El-Mugni" në disa vëllime, "Zadu'l-Mesir", "Tedhkiretu'l-Ethir" e të tjera. Poashtu shkrova edhe libra në hadith si: "Xhamiu'l-Mesanid", "El-Hadaik", "Nekijju'n-Nefel" dhe shumë libra tjera në shkencën e "Xherhit" dhe "Ta'dilit".
Kam vërejtur se disa ndjekës të medhhebit hanbeli kanë bërë disa shqyrtime në lëminë e Usulit duke thënë sende që nuk lejohet të thuhen. Prej atyre emrave veçojmë Ebu Abdulla ibën Hamid, shokun e tij Ebu Ja'la si dhe Ibën Ez-Zaguni. Këto njerëz me veprat e tyre e cenuan shumë medhhebin duke lëshuar veten në rradhët e njerëzve të thjeshtë kur sifateve të Allahut u jepnin kuptim shqisor.
Kështu që, mbështetur në të dhëna që i kishin dëgjuar, si për shembull: Allahu e krijoi Ademin në formën e tij, i përshkruanin Allahut formë materiale, fytyrë, sy, gojë, dëshira, etj.. Ata maddje dhe thonë që fytyra e ti shkëlqen dhe këto shkëlqime janë retë. Thonë që Zoti ka dy duar, gishtërinj, shuplakë, ..., kraharor, kofshë, dy nyje në këmbë, dy këmbë, dhe shënojnë se nuk kemi dëgjuar ndonjë të dhënë që thotë se ka kokë. Ata gjithashtru thonë që Ai mund të prek, mund të preket, të afrojë një njeri pranë vetes, kurse disa prej këtyre njerëzve thonin se edhe merr frymë dhe në fund mendimin e hapur mundohen ta kënaqin me thënien e tyre të pakuptimt "jo ashtu si mund të kuptohet nga fjalët", (La kema jukalu).
Ndjekësit e qëndrimeve të lartëpërmendura, kur vërejn se kanë rënë në teshbih dhe ndihen të lënduar në këtë rast, mundohen ta largojnë veten nga ky kurth duke u deklaruar si ndjekës të ehli sunetit, ndonëse fjalët e tyre janë dukshëm mësime të një teshbihu të qart.
Ajetet Kur'anore
Ajeti i parë: Allahu xh.sh. nuk Kur'an thotë: "Ddhe do të mbetet fytyra e Zotit tënd".
Komentatorët këtë ajet e komentojnë: "do të mbetet Zoti yt". Po kështu thonë edhe për ajetin: "E dëshirojnë fytyrën e Tij", domethënë: e dëshirojën Atë. Kështu, Dahhaku dhe Ebu Ubejdi ajetin "çdo send do të shkatërohet përveç fytyrës së Tij" e komentojnë: përveç Tij.
Përsonat të cilët i demantojmë në këtë libër thonë se fjala "fytyrë" (vexhhun) është një veti e Zotit. Ku mbështeten ata në këtë qëndrim. Më poshtë do të shënoj mbështetjen e tyre, por shpejtoj të them se ata nuk kanë asnjë provë tjetër përveç përceptimit të tyre shqisor, mirëpo një kuptim shqisor në këtë rast nënkupton sasi (teb'id). Si pasojë, nga ajeti do të kuptohej: do të shkatërohet çdo pjesë e Tij përveç fytyrës! Ibën Hamidi lidhur me këtë shkruan: "Themi që Allahu ka fytyrë por nuk themi se ka krye"! Nga këto fjalë më ngjeshet lëkura, çka mund të dëshmojë më fuqishëm për teshbih se fjala krye siç e bën këtë krahasim Ibën Hamidi?
Ajeti i dytë: "Ta bësh anijen para syrit tim", "... para syve tanë", domethënë: nën mbikëqyrjen tonë, vjen në shumës, siç është zakon që mbreti të thotë: "urdhërojmë" apo "ndalojmë" edhe pse ai është një. Kështu edhe në ajet fjala "syve tanë" vjen në këtë kuptim.
Kadi Ebu Ja'la dhe Ebu Bekr ibën Huzejme thonë që "syri" është veti e Allahut dhe shtojnë: "Zoti ynë ka dy sy që sheh me ta". Të njejtën e thotë edhe Ibën Hamidi: "Të thosh se Zoti ka dy sy është e detyrueshme". Ky qëndrim është një sajim i tyre, ata për këtë nuk kanë asnjë argument tjetër përveç hadithit ku Hattabi thotë: "Nuk është i verbër me një sy (aëver)", edhe pse ai ka patur për qëllim t'i largojë të metat nga Allahu. Si përfundim themi: pasi është e pamundur që qenia e Zotit të ndahet, nuk mund të ketë një veti si "fytyra".
Hadithet
Duhet ditur se hadithet përmbajnë hollësi dhe të meta të cilat nuk i di askush përvec dijetarëve, dhe atë, disa herë në rrugët e përcjellësve së tyre dhe disa herë tjera në kuptimin e tyre. Këtë do ta shpjegojmë inshalla.
Hadithi i parë: Përcjell Buhariu dhe Muslimi hadithin e Ebu Hurejres r.a.: "Pejgamberi a.s. thoshte: Allahu e ka krijuar Ademin a.s. në formën e tij".
Lidhur me këtë hadith dijetarët ndahen në dy mendime, njëri: të heshtet lidhur me kuptimin e tij dhe i dyti: të shpjegohet kuptimi i tij. Dijetarët e mendimit të dytë pastaj nuk janë të një mendimi lidur me atë se me cilin lidhet përemri vetor i shprehur me Haun në hadith. Kështu kemi tri qëndrime: Njëri: përemri nënkupton disa prej njerëzve, për shkak se Pejgamberi a.s. kaloi pranë një njeriu që e rrihte një tjetër dhe i thoshte: "Allahu ta shëmtoftë fytyrën dhe fytyrën e atij që i ngjanë fytyrës tënde". Në këtë rast Pejgamberi a.s. tha: "Kur dikush nga ju e rreh dikë le të ruhet që të mos e godas fytyrës sepse Allahu e ka krijuar Ademin a.s. në fytyrën e tij". Në këtë rast vihet në theks fytyra e Ademit ngase ai ishte i pari që u krijua dhe kush erdhi pas tij ishte vetëm një ngjashmëri me fytrën e tij.
Kështu, sikur Pejgamberi a.s. i tërheq vërejtjen personit në fjalë se "ti me sharjen tënde e shan Ademin kurse je biri i tij". Pejgamberi a.s. reagoi në këtë mënyrë që t'i jap vërejtjes një ton më tepër qortues. Sipas këtij mendimi përemri i vetës së tretë "hi" është alegori që nënkupton të rahurin. Që këndej është gabim shumë i madh që përemri të lidhet me Allahun a. xh. pasi që thuhet në tekst "dhe fytyrën e atij që i ngjanë fytyrës tënde", kështu që nëse i lidhet kjo Allahut a. xh., atëherë kjo do të ishte teshbih i qartë.
Në sahihun e Muslimit shënohet nga Ebu Hurejra nga Pejgamberi a.s. ky hadith: "Kur të godas ndonjëri prej jush dikë le të mos godas në fytrë, ngase Allahu e ka krijuar Ademin në fytyrën e tij".
Menidmi i dytë thotë se përemri vetor "haun" është figurë për dy emra të dukshëm, për këtë nuk është me vend të lidhet me Allahun a. xh. pasi ekziston argumenti se Allahu nuk ka fytyrë. Për këtë përemri i kthehet Ademit a.s.. Prandaj, kuptimi i hadithit është se Allahu e ka krijuar Ademin a.s. në formën në të cilën e ka krijuar, në mënyrë të plotë, përfundimtare dhe nuk e ka bartur krijimin e tij nga sperma në fetus siç e bën këtë me bijtë e tij. Ky është mendimi i Sulejman Hattabiut, kështu thotë Tha'lebiu në librn "Emaali".
Mendimi i tretë thotë që përemri i kthehet Allahut në dy kuptime: Njëri: fytyra është në kuptim të pronës, domethënë është e Allahut sepse ajo është vepër dhe krijim i Tij, kështu lidhja gjinore e saj me Allahun qëndron nga dy aspekte: nderim dhe respektim.
Ky është njëri aspekt siç haset kjo në ajetin "Pastroje shtëpinë Time për ata që e bëjnë tavaf", dhe aspekti dytë: e ka krijuar fytyrën e atij personi sipas një modeli të më parshëm.
Sipas aspektit të dytë kuptimi i fytyrës do të ishte veti, në këtë kuptim thuhet "Kjo është fytyra (pamja) e kësaj çështje" domethënë vetia e saj. Kështu krijimi i Ademit ishte në vetitë e tij, si: jeta, dija, forca, dëgjimi, të parit, vullneti, etj., me të cilat e dallon krijimin e Ademit nga të gjitha gjallesat tjera duke e dalluar pastaj nga engjëjt me vetinë e të lartësuarit kur i urdhëron engjëjt t'i bëjnë sexhde. Në këtë aspekt fytyra ka kuptim ideor jo lëndor.
Ibën Kutejbe lidhur me këtë hadith merr një qëndirm të shëmtuar dhe thotë: "Allahu ky fytyrë por jo si fytyrat e njohura dhe në këtë fytyrë e ka krijuar Ademin a.s.", ky qëndrim është përzierje fjalësh dhe hamendje, sepse sipas fjalëve të tij del se Ademi e ky fytrën sikurse Allahu i Lartësuar.
Kadi Ebu Ja'la thotë: "Emri fytyrë i përshkruhet Allahut por kjo nuk është si fytyrat e njohura. Ashtu si dhe themi për Allahun se është qenie". Edhe ky qëndrim është përzierje e pakuptimt fjalësh sepse "qenia" ka kuptim "gjë-send" kurse forma është figurë, vija, përbërje elementesh, prandaj ka nevojë për formues dhe përbërës.
Që këndej shtesa "jo si format e njohura" e bën të pakuptim atë që thuhet para saj. Kështu ajo i ngjanë thënies "trup por jo si trupa" kurse trup është një send që është i përbërë, dhe kur thuhet "jo si trupa" kjo e bën të pakuptimt atë që thuhet në fillim.
Autor: Ahmed M. MEHMEDI
_________________________
Teksti është shkëputur nga libri i famshëm "Def'u Shubheti Teshbih" i Imam Ebu Ferexh ibën Xheuziut me redaktim të Imam Muhammed Zahid Keutheriut. Libri është përkthyer nga Ahmed Mehmedi dhe përgatitet që sa më shpejt të shoh dritën e botimit. Librin do ta botojë Qendra për Studime dhe Kërkime Islame e Forumit të të rinjve Muslimanë.