A ekziston Wehabizmi?
Kur flasim për Wehabizmin ne nuk e marrim si shembull se çka thojnë "Evropiant" ose "Amerikant" por ne i marrim si shembull se çka thojnë Dijetart e tyre:
Ahmed Ibn Haxher Aal Butami Aal bin Alij i cili thotë në një libër të tij e që parathënien e këtij libri e ka shkruar Abdulaziz bin Baz në këtë libër thuhet: "... Kur u takuan vehabistët në Meke - (فلما التقى الوهابيين في مكة)", pastaj thotë: "vehabistët kanë arritur që të ngrinin shtetin islam mbi bazat e parimeve të Vehabizmit - (استطاع الوهابيون أن يقيموا الدولة الإسلامية على أساس من المبادئ الوهابية)", po ashtu thotë: "... Por thirrja Vehabiste - (ولكن الدعوة الوهابية)", pastaj thotë: "... Vehabistët fenë islame e zbatojnë sipas Medh-hebit (drejtimit) Vehabi - (يدينون الإسلام على المذهب الوهابي)".
Libri "Esh-Shejh Muhamed bin Abdulwehab Akidetuhu Es-Selefijetu ve Davetuhu El-Islamijetu" fq. 105 autor Ahmed Ibn Haxher Aal Butami Aal bin Alij me parathënie të Abdulaziz bin Baz botimi i dytë boton Sheriketu Metabia El-Xheziretu.
Është pyetur bin Baz për termin Vehabi dhe ai është pergjigjur:
"Ky emërtim është i njohur tek dijetarët e Teuhidit për dijetarët e Nexhdit të cilët atribuohen tek Shejh Muhamed ibn Abdulvehabi, kështu të gjithë që ishin pasues të Muhamed ibn Abdulvehabit, prej propaganduesve të mesimeve të tij në Nexhd u njohen me emrin El-Wehhabijeh dhe ky emërtim u bë i pervetshëm për këdo që thërriste në Teuhid, kjo është origjina e emërtimit El-Wehhabijeh që do të thotë pasues të mesimeve të Muhamed ibn Abdulvehabit", [Referenca: Fetawa Nur ala Ed-Derb, vell. I f. 17].
Përgatiti: Zuhdi HAJZERI