Anila Prifti, e islamofobisë dhe injorancës së shëmtuar



Në shkrimin e gazetës MAPO të hënën e datës 22 tetor 2012, znj. Anila Prifti iu paraqit lexuese me një zbulim për ngjarjen tragjike që pushtoi mbarë opinionin publik, atë të të ndjerës Aishe Vata.

Mbasi e kishte tërhequr lexuesin përmes një titulli tepër romantik për të qënë nje zbulim tragjik, nën fjalët "Aishe Vata, e dashurisë dhe e vdekjes së shëmtuar", i ofron opinionit "gjenezën e problemit, modelin", siç ajo e perifrazon idenë islamofobe në vazhdim.

Anila Prifti e shfaq hapur dhe pa "romancitet" islamofobine e saj me dy fjali të njëpasnjëshme si më poshtë: "Aishe quhej edhe vajza 11 vjeçe me Muhametin për Medinën. Në kurriz të saj u bënë pazaret e një vendi ...".

Nuk do të merrem këtu me paralelen që heq znj. Prifti mes Aishe Vatës dhe Nënës së Besimtarëve, të Sinqertës Aishe, e bija e të Sinqertit Ebu Bekër (Zoti qoftë i kënaqur me të dy), por do të sjell mendimin korrekt karshi islamofobisë së znj. Prifti, që të mos pjellin më fobira as tek ajo e as tek "kompania" e saj që shkakton dëm psikologjik tek shqiptarët, duke rrezuar një krim dhe duke ngritur një masakër me gënjeshtra dhe shpifje ndaj figurave absolute islame, në format e "fjalës së lirë", në fakt aq e turpshme dhe tepër diskriminuese.

Shprehja islamofobe e ndërtuar nga znj. Anila Prifti ngren dy probleme:

1. - A u bënë pazare për Medinën në kurrizin e Aishes?
2. - Si ishte martesa e Aishes me Muhamedin?

1. - Kushdo që ka minimumin e njohjes për historinë islame e di shumë mirë se Aisheja e bija e Ebu Bekrit ishte nga Mekka dhe jo nga Medina. Ajo ka emigruar nga Mekka për në Medine si të gjithë emigrantët e tjerë të përndjekur nga Kurejshët politeistë. Vendimi për të emigruar nga Mekka për në Medine erdhi pas marrëveshjes së Muhamedit me dy fiset kryesore të qytetit, që ishin Eus dhe Khazrexh. Kështu që nëse do të ishte bërë ndonjë pazar për të ardhur në krye të qytetit të Medinës, Muhamedi mjaft mirë do të ishte martuar me ndonjë prej vajzae të atyre fiseve. Kur Muhamedi u martua me Aishen ai tashmë ishte lider i të gjithëve, jo vetëm i muslimanëve të Medines por edhe i hebrenjve të atjeshëm.

Prandaj shashkat islamofobe të znj. Anila Prifti janë shumë të dukshme kur ato hidhen për t'u gëlltitur si një lugë çorbë por që vjell gjith jetën.

2. - Për të folur për martesën e Aishes me Muhamedin do të na duhet të ndalemi në:

a). Gjendja shoqërore e popujve te ndryshëm, dhe
b). Mosha e Aishes.

a). Për të qënë shumë i ndershëm me lexuesin do të doja që të parashtroja vetëm referenca, që gjithkush të kuptojë se çfarë standarti kanë patur shoqëritë njerëzore para qindra vjet para nesh.

Anjeza e Francës (ka lindur ne itin 1171) dhe ishte e bija e mbretit Luis VII të Francës, gruaja e dy perandorëe bizantin Aleksit II Komnenit (lindur 1169) dhe Andronikut I Komnenit (lindur 1118). "Sipas Williamit te Tirit (Kryepeshkopit te Libanit në Surin e sotëm), i cili ka qënë gjithashtu edhe kornikëshkrues, Anjeza ka qënë 8 vjeç kur ka ardhur në Kostandinopoje, ndërsa Aleksi II ishte 13 vjeç. Martesat e fëmijëve në Bizant ishte normale. Irena Dukaina, gruaja e Aleksit I Komnenit ishte vetëm 12 vjeç kur u martuadhe qeveriste kur ishte 15 vjeç. Princesha e Bizantit Teodora ishte vetëm 13 vjeç kur u martua me Baldwin III të Jeruzalemit. Margaret - Maria e Hungarisë u martua me Isaak II Angelus në moshën 9 vjeçare".

[per me teper lexo: Anna Comnena, Anne Comnθne, Alexiade, ed. & tr. B. Leib, 3 vols. (Paris: Budι, 1937-45, repr. 1967), trans. as The Alexiad of Anna Comnena, by E.R.A. Seëter (Harmondsëorth: Penguin, 1979).
Nicetas Choniates, Historia, ed. J.-L. van Dieten, 2 vols., Corpus Fontium Historiae Byzantinae 11, Berlin and Neë York, 1975, trans. as O City of Byzantium, Annals of Niketas Choniates, by H.J. Magoulias (Detroit, 1984).
Eustathius of Thessalonica, Eustathii Thessalonicensis opera minora, ed. P. Ëirth, Corpus Fontium Historiae Byzantinae 32 (Berlin and Neë York, 2000).
Eustathius of Thessalonica, Eustathii Metropolitanae Thessalonicensis Opuscula, ed. T.L.F. Tafel (Frankfurt am Main, 1832, repr. Amsterdam, 1964) ... etj. etj.].

Le të kalojmë ne faktet që na jep Bibla e të krishterëve dhe Telmudi i hebrenjve.

Sipas Biblës, "Ligji i Moisiut e lejon marrdhënien me një vajzë 3 vjeçare, ashtu siç paraqitet në Numrat 31:17-18 dhe 31:35-40 por specifikisht ato gjenden në Telmudin hebraik".
Sipas Rabbinit Tannaïte, "Moisiu kishte dhënë urdhër që të vriteshin të gjitha femrat nga 3 vjeç e nje ditë e sipër sepse ato ishin në gjendje për të kryer marrdhënie seksuale", [Ibid., §157, footnote 86, 653.].
Por jo vetëm kaq, ajo që të bën më shumë përshtypje është se si znj. Anila Prifti qenka munduar të konsumojë një ngjarje arabo-islame në vend që të mos konsumojë faktin se "Shën Maria ishte 14 vjeç ndërsa Shën Jozefi ishte 90".
Sipas Telmudit [Pesachim 113a]: "Martojeni vajzën sa më shpejt, pas moshës madhore nëse është e mundur, qoftë edhe një skllavi".

Sipas Enciklopedisë Katolike për martesën e Maries me Jozefin ajo thotë:

"Kur Jozefi mbushi 40 vjeç ai u martua me një grua që quhej Melcha ose Escha për disa dhe Salome për të tjerë. Ata jetuan 49 vjet sëbashku dhe patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem, më i riu ndër ta ishte Xhejms. Një vit pas vdekjes së gruas së Jozefit, ashtu sikurse e kishte shpallur prifti i Judeas ata donin që t'i gjenin një burrë Brenda fisit të Judës, të respektueshëm për Marien, e cila ishte 12 me 14 vjeç dhe ai ishte Jozefi, i cili atë kohë ishte 90 vjeç ...".

Atëherë, nëse pjesa tjetër e botës, ajo joislame, nuk e ka problem të pranojë martesën e nënës së Zotit të tyre me një burrë kaq të moshuar 90 vjeçar si Jozefi, që për disa kisha është edhe shenjtor, ku qëndron problem me Martesën e Muhamedit 50 vjeçar?

Ndërsa për moshën e Aishes, Nënës së Besimtarëve do të diskutojmë në vazhdim.

b). Mosha e Nënës së Besimtarëve, Aishes kur u martua me Profetin Muhamed s.a.v.s..

Në shumë rrëfime apo transmetime është e paqartë se sa ka qënë mosha e hazreti Aishes në kohën që u martua me Profetin s.a.v.s.. Faktet qe nxjerin analistët muslimanë tregojnë se mosha e hazreti Aishes duhet të ketë qenë diku tek 19-20 vjeç.

Le të bëjmë një analizë e të dalim në një përfundim.

Sipas Imam Nedevijut në "Biografia e Aishes" f.111 ai thotë: "Hazreti Aisheh ishte vejushë dhe ashtu qëndroi për 40 vjet".
Në f.153 ai thotë: "Ditët e fundit të Kalifatit të Amir Muauijeh ishin edhe ditët e fundit të jetës së hazreti Aishes r.a. dhe mosha e saj në atë kohë ishte 67".
Nëse ne bëjme një përllogaritje duke hequr nga 67 atë 40 vjet të perudhës së vejushës dalim në përfundimin se hazreti Aishe i ka patur 27 vjet kur Profeti Muhamed ndërroi jetë në vitin 11 të hixhretit (emigrimit) dhe jo 18. Keshtu, duke ditur peridhën e revelatës prej 23 vitesh dalim në përfundimin se hazreti Aishe ka lindru 4 vjet para revelatës. Rrjedhimisht, mosha e hazreti Aishes r.a. kur ka bërë Nikahun (martesën) në vitin e 10-të të revelatës duhet të ketë qenë 14-15. Sipas kësaj përllogaritjeje, konsumimi i Nikahut të hazreti Aishes r.a. në vitin e 2-të të Hixhretit (emigrimit) duhet të ketë qenë kur ajo i ka patur 19-20 vjet.

Burime të tjera korrektimi.

1. - Historiani Imam Taberiju në të mirënjohurin librin e tij të historisë "Tarijkh" v.4, f.50 thotë: "Ebu Bekri, në periudhen paraislame martoi dy zonja, Fatilah të bijën e Abduluza, prej të cilës lindën Abdullahu dhe Esmaja dhe të dytën Umm Rumaneh, prej të cilës lindën Abdurrahmani dhe Aisheja. Të katër fëmijët kanë lindur në periudhën paraislame".
2. - Dihet se djali i Ebu Bekrit, Abdurrahmani (vëllai nga e njëjta nënë e Aishes), ka luftuar kundër muslimanëve në betejën e famshme të Bedrit. Mosha e tij në atë betejë ka qenë 21-22 vjeç, i cili ishte më i madh se Aisheja r.a. Nuk ka fakte që të thonë se diferenca mes Abdurrahmanit dhe Aishes të ketë qenë më e madhe se 3-4 vjet. Ky fakt na tregon se hazreti Aisheja ka lindur 4-5 vjet para revelatës, sipas përllogaritjes me betejën e Bedrit.
3. - Ibn Kethiri në librin e tij të famshëm "El-Bidajeh" përsa i përket Esmasë r.a. të bijës së Ebu Bekrit r.a., motrës së Aishes r.a. ai thotë se Esmaja ka vdekur në vitin 73 të hixhretit, në moshën 100 vjeçare, ajo ishte 10 vjet më e madhe se zonja Aishe r.a. Keshtu që mosha e zonjës Aisheh duhet të ketë qenë diku tek 17-18 vjet gjatë hixhretit (emigrimit). Sipas kësaj, zonja Aisheh ka lindur 4-5 vjet para revelatës dhe mosha e saj kur ka konsumuar martesën na vitin 2 të hixhretit duhet të ketë qenë 19-20.
4. - Autori i koleksionit të haditheve të titulluara "Mishkat El-Mesabijh", Shk. Uahidudin, në librin e tij të famshëm "Ahmal fi Esmai Er-Rixhal" thotë: "Në kohën e konsumimit të martesës, hazreti Aisheh, ka qenë jo më e vogël se 18-19 vjeç".

Kjo është analiza e fakteve historike me gjithë respektin e transmetuesve muhadithëve dhe hitorianëve.

Me këtë analizë hedhim poshtë mendimin kaq tinzar që sugjerojnë islamofobët si Anila Prifti dhe kushdo tjetër që luan me shashkat e islamofobisë në Shqipërinë tonë. Sepse këto shashka nuk shkaktojnë vetëm islamofobinë, por edhe diskriminimin, ngacmojnë ndërgjegjen e besimtarit, ngacmojnë emocionet e njeriut të thjeshtë dhe psikologjinë e çdokujt që si shembullin model ka Muhamedin, paqa dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të.



Autor: Alban ÇULI, tetor 2012.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...