Vehabizmi dhe kryengritjet e tyre
Kryengritja e parë:
Pushtimi i Nexhedit në vitin 1775 nga ana e Muhammed ibn Saudit ishte shenja e parë për daljen në sipërfaqe të një force të re fetare, politike dhe ushtarake.
I biri i Muhammed ibn Saudit, Abdulazizi përkundër vështirësive më 1786 pushtoi Rijadin dhe bëri bashkimin me Nexhdin. Kjo ishte prova më e sigurt se sukseset vehabite s'kanë të ndalur.
Në viti 1803 Saud ibn Abdulazizi, pushton Medinën.
Ne vitin 1804 Saudi pushton Mekën dhe jep udhëresë me të cilën ndalohet leximi lutjes për sulltanin osmanli në xhuma të premteve në Mekë. Kjo shfaqje ishte çështje tejet e rrezikshme. Princi Saudi pasi hyri në Meke i shkroi letër sulltanit: "Nga Saudi Selimit! Në Meke kam hyrë më 4 muharrem 1218 hixhrij (1804), kam rrënuar çka kam gjetur në Meke nga shenjat pagane mushrike. E ke për detyrë t'u urdhërosh mëkëmbësve në Damask dhe Kajro që mos të vijnë në këtë qytet të shenjtë".
Kryengritjes vehabite nuk iu nënshtrua shteti Islam, por nga njëra anë Sulltani dhc nga ana tjetër Muhammed Aliu gjatë viteve 1811-1815 bënë katër luftëra dhe ngadhënjyen ndaj vehabistëve dhe mbretit të porsaemëruar i imponuan kushte të rënda për nënshtrim. Mirëpo, sërish shpërtheu kryengritje. Kështu, në vitin 1816 nën komandën e Ibrahim pashës, u nis ushtria e fuqishme, që përfundhnisht ta mund ushtrinë vehabiste, kurse mbretin Abdullah ta dorëzojë në Stamboll, të cilin Porta e ekzekutoi më 17 janar 1818.
Në këtë mënyrë kryengritja e parë e vehabinjve mori fund.
Kryengritja e dytë:
Tri vite më vonë, pra në vitin 1821, një degë e familjes Saud, me princin Turkij, sërish e formoi mbretërinë vehabite, me selinë në Rijad, jo larg selisë së mëhershme.
Më 1884, perandoria Osmane prapë pushtoi Rijadin dhe shpartalloi shtetin e dytë vehabit, kurse familja Saud u strehua në Kuvajt.
Kryengritja e tretë:
Shtetin e tretë vehabit e fonnoi princi Abdulaziz Ai, më 1901, në krye të një grupi njerëzish, depërtuan në Rijad dhe pushtuan selinë mbretërore. Pastaj pasuan sukseset e njëpasnjëshme dhe, pas marrjes së Hailes më 1921, zotëroi tërë Nexhdin.
Deri sa zhvilloheshin luftërat ndënnjet ushtrisë së Muhammed Ali Pashës dhe vehabijve në Hixhaz, britanikët e shfrytëzuan këtë konflikt dhe e pushtuan Bahrejnin. Me këtë filloi procesi i kolonizimit nga ana e Britanisë në tërë territorin e botës islame.
Autor: Dr. Musli VËRBANI
_________________________
Shkëputur nga Artikulli: "Shekullarizmi Lacizmi dhe Vehabizmi".