Sistemi ushtarak në kohën e Pejgamberit a.s.
Ky artikull do të shqyrtojë dhe në të do të sqarohen veprimet se si është zhvilluar dhe si kanë punuar sistemi dhe lëvizjet ushtarake në kohën e Pejgamberit a.s.. Shteti Islam i Myslimanëve, fizikisht u formua në kohën kur Muhamedi a.s. u vendos në Medinë. Në fillim nuk kishte ndonjë grup ushtarak, qoftë për sulm ose për t'u mbrojtur.
Kjo ishte e natyrshme, sepse më herët, para Islamit, në Medinë nuk kishte ndonjë qendër e cila të merrte përsipër këtë grup të Pejgamberit a.s.. Përveç kësaj, Pejgamberi a.s. nuk kishte ardhur aty si një çlirimtar ose për t'u bashkëngjitur Medinën tokave të veta dhe as për të ndërhyrë në qeverisjen e tyre. Përkundrazi, ai kishte ardhur aty si një person që nuk posedonte asgjë materiale, ose, nëse nuk gabojmë në shprehje, ai ishte një emigrant. Erdhi në Medinë, ku gjeti turbullira dhe anarki. Për këtë shkak ai propozoi që të formohej një lloj qyteti-shtet politik.
Populli i atij vendi e pranuan këtë, mirëpo aty duhej të niste gjithçka nga fillimi, kërkohej që të ushtroheshin provat dhe përvojat.
Mbledhja e ushtarëve për ekspedita
Udhëheqja ishte në këtë formë: Pejgamberi a.s. që ishte kryetar shteti dhe komandant me të gjitha cilësitë, duke u këshilluar me shokët e tij besnikë për ndonjë ekspeditë të veçantë, fliste edhe për numrin e ushtarëve se sa i nevojiteshin. Në këtë mënyrë ai mund të vendoste ose edhe në raste të kohës së faljes së namazit, ku kishte caktuar dikë për të përcjellë xhematin në xhami, dhe aty i shpallte ekspedita. Askush nuk e dinte që më parë se ku do të shkonte, por, kur arrihej numri i duhur, Pejgamberi a.s. caktonte një komandant dhe të gjitha rregullat e udhëheqjes së ushtrisë, kurse të gjitha gjërat e tjera do t'ia tregonte atij në mënyrë të fshehtë. Për siguri dhe gjëra sekrete, Pejgamberi a.s. komandantit i jepte edhe një shkresë me vulë, ku në disa raste i thuhej: "Ec drejt vendit me kodra (që d.m.th. jo nga deti, por në anën e kundërt të tij) dhe, pasi të udhëtoni tri ditë, hape letrën dhe përmbaju direktivave". Çdo vullnetar vinte me armën e tij personale dhe, nëse ishte e nevojshme, qeveria i ndihmonte atij. Pejgamberi a.s. deshi t'i humbte armikut drejtimin se nga do të shkonte, kështu që të gjitha familjeve që jetonin në vendet dhe tokat islame, u kishte dërguar lajm duke u thënë: "Bëhuni gati për një kohë të shkurtër"! E ai vetë që nga Medina e deri në Mekë ndoqi një rrugë me kahe të ndryshme dhe gjatë rrugës Pejgamberit a.s. iu bashkuan edhe fise të tjera në grupe. Ishte e natyr-shme që për të gjithë ata vullnetarë të mos ishte menduar ndonjë regjistrim nga qendra.
Shpërndarja e presë së luftës
Para plaçkave të përgjithshme, pjesët e fituara dhe ato të pandara, përsëri i jepeshin të njëjtit person.
Imam Muhamed Esh-Shejbaniu jep një sqarim interesant dhe cek në detaje grupacionet dhe bashkësitë ushtarake gjysmëstabile rreth tepri-cave dhe të ardhurave për nevojat e tjera të shtetit islam, (Sherhu Sijeri'l-Kebir, II, 255-6, ose në botimin e ri në paragrafin 1978). Ky është një sistem i një shembulli për Halifen/Udhëheqësin, që më vonë do të zhvillohej. Të dhënat e tjera që ofron Imam Shejba-niu, janë kështu:
Mjetet e luftës
Siç do të ceket më poshtë, në kohën e Pejgamberit a.s. do të shohim dhe takojmë edhe emërtime armësh, ndonëse kjo listë nuk mund të pranohetkrejtësisht.
Nga këto: shigjeta, harku,shtiza e mburojë, shpata, gurëhedhësi, qerre e mbuluar dhe lëvizëse në forma të ndryshme (debbabe, dabur, arrade) lloj mburoje, rroba të armuara.
Nga kjo që u tha, kuptojmë se kishte disa nga zezakët që mbanin disa armë që u përkisnin vetëm atyre, p.sh. në luftën e Uhudit, Vahshiu e kishte gjuajtur nga larg xhaxhanë e Pejgamberit a.s., Hamzanë dhe e kishte mbytur me një shtizë të atij lloji që u përkiste vetëm atyre. Flitet edhe për disa qerre të maskuara me diçka, që përdoreshin për rrënimin e mureve. Personat që ishin brenda këtyre, merreshin kryesisht me gropimin e vendeve, dhe se nga gurët që hidheshin nga ana e armiqve, nga shigjetat apo shtizat e armë të tjera, mbroheshin me anë të qerre të maskuara. Siç kemi parë edhe më herët, Pejgamberi a.s. nuk mjaftohej vetëm me hapjen e kanaleve rreth kampit, për ta detyruar të lëvizte armikun që vinte për sulm, por ai bënte edhe disa topa mashtrues nga murrizat, saqë kishte provuar edhe hedhjen e ferrave në rrugë. Kjo, sepse atë kohë bëheshin sulme edhe gjatë natës.
Ata kishin edhe një vend prodhimi të mjeteve të luftës për t'i plotësuar nevojat. Edhe pse viset e Bizantit kishin embargo për eksportin e mallrave, në suaza të mundshme dhe aq sa i lejonte mundësia, kishte disa gjëra që importonin. Familja Beni i Kajn kishte të zhvilluar përpunimin e hekurit. Shtizat e Jethribit po ashtu ishin të njohura në Medinë. Kishte edhe shpata me dy emra (firma prodhuesish-përkth.), që pëlqeheshin, dhe ato mbanin emrat e prodhuesve: Meshrefiu nga Siria dhe Muhennedi nga India.
Kali ishte një kafshë superior për luftë, përdorej edhe për sulm po edhe për t'u zmbrapsur. Devetë përdoreshin për bartjen e njerëzve dhe rrobave e mjeteve, dhe ato ishin të mjaftueshme. Forca e tyre u mundësonte një lëvizje të habitshme për ushtritë arabe dhe këtë as që mund ta merrnin me mend as në Perandorinë Bizantine. Për sa i përket rritjes së numrit të armëve dhe presë së luftës dhe sa ishin pasuruar, kjo nuk është e nevojshme të ceket.
Stërvitjet ushtarake
Për sa i përket mësimit e stërvitjes dhe studimeve ushtarake - të sugjeruara nga ana e Pejgamberit a.s., ka shumë thënie të tij. Ai në këtë çështje kishte shfaqur edhe më përpara ide praktike. Si në mes njerëzve ashtu edhe në mes kafshëve, organizoheshin gara të ndryshme dhe Pejgamberi a.s. ndiqte personalisht aktivitetet e tyre, por edhe vetë ai u shpërndante dhurata të ndryshme garuesve. Vendi ku ai shikonte vrapimet e kuajve ishte Mesxhidu's-Sibak (Xhamia e Garave) në Medinë, ky vend edhe sot përkujtohet për ato veprime. U jepej shumë rëndësi gjuajtjeve dhe shenjtarisë - shënjestrave.
Ata që janë marrë me shkrimin e biografisë së kësaj natyre, theksojnë edhe lloje lojërash tjera si: hedhja e gurit, gara pelivanësh, etj..
Preferohej edhe noti, sepse edhe vetë Pejgamberi a.s. notin e kishte mësuar qysh në vegjëli.
Sistemet Ushtarake
Në mënyrë që të mblidheshin informacione për armiqtë e njohur ose për ata që mund të shfaqeshin, ishte formuar një grup dhe një sistem për këtë punë. Ata që nga zonat e ndryshme të armiqve mblidhnin informacione, përveçse ishin vëzhgues, ishin edhe trima. Komandantët zgjidheshin sipas zgjuarsisë dhe kapacitetit të tyre. Aty nuk merrej për bazë sinqeriteti, por kapaciteti ushtarak i individit. Nga ekspedita në ekspeditë, komandantët ndërroheshin. Në këtë mënyrë numri i oficerëve të zgjuar dhe të fortë ishte rritur. Kur Pejgamberi a.s. udhëhiqte personalisht ndonjë ekspeditë ushtarake, kishte caktuar një grup ushtarak, në mënyrë që t'u jepte këshilla përpara përgatitjeve të duhura.
Bëheshin edhe propaganda
Arabët e donin poezinë dhe satira shpërndahej në një mënyrë të shpejtë. Meqë Pejgamberi a.s. e dinte rëndësinë e kësaj, mblodhi poetë të zgjuar zyrtarë kundër armiqve të Islamit, dhe mundësoi që të gjitha të thënat aty të kuptoheshin dhe të njiheshin nga të gjithë. Në lidhje me ketë është shumë i njohur ky hadith: "Kur Hasan Ibni Thabiti e përdori këtë zgjuarsi për ta mbrojtur Islamin, Shpirti i Shenjtë atij i jep dashamirësi, sepse rreshtat e tij janë më shpues sesa shigjetat".
Këtu vërehet se sa i rëndësishëm ishte roli i njeriut në kohën e Pejgamberit a.s.. Sepse të gjithë donin të krijonin poezi me një rimë dhe të bëheshin shembull, në mënyrë që të gjithë t'i përcillnin. Një gjë tjetër që duhet të shihet me vëmendje, është se Pejgamberi a.s. ndonjëherë të tjerët (armiqtë) i kishte falur e ndonjëherë i kishte dënuar. Më lart u përmend një person me sjellje të mira në çlirimin e Mekës. (Këtu mund të ofrojmë edhe një shembull: Në ekspeditën Er-Raxhi, u fal Gurath ibn Harith El-Muharibi - Kjo sipas Buhariut, Ibni Hixhamit, Taberiut dhe Ibni Hazmit. Ose në ekspeditën Dhu-Amr, u fal Du'thur ibn Haru El-Muharibi - sipas Ibni Sa'd, Beladhuri dhe Makriziut. Nuk kishte dallime sipas emrit apo vendit. Një ditë pas shpërndarjes së armiqve, Pejgamberi a.s. po pushonte. Kryeshefi i armiqve ishte fshehur afër një kodre dhe, posa e pa Pejgamberin a.s. tek pushonte, erdhi fshehtas dhe nxori shpatën e pastaj bërtiti: "O Muhamed! Kush do të të mbrojë tani nga unë"? Pejgamberi a.s. u zgjua dhe në mënyrë të qetë, tha: "Allahu".
Kjo qetësi dhe siguri e Pejgamberit a.s. Bedeviun arab e shqetësoi aq shumë, saqë filloi të dridhej dhe i kishte renë shpata nga dora. Pastaj Pejgamberi a.s. e mori shpatën dhe i tha: "Në rregull, po kush do të të mbrojë ty nga unë tani"? Përgjigjja ishte: "Askush". Pejgamberi a.s. e fali atë dhe ia dorëzoi shpatën. Kjo sjellje e Pejgamberit a.s. ndikoi aq shumë tek armiku, saqë ai e pranoi Islamin menjëherë dhe u bë ndihmësi dhe predikuesi i fesë dhe i besimit të tij të ri.
Natyrisht që Pejgamberi a.s. në këso rastesh vepronte sipas normës kuranore të ajetit "Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt", (Fussilet, 41/34).
Kjo ishte një lloj lufte psikologjike, dhe sikurse të gjitha luftërat, edhe kjo kishte rreziqet e veta. Ndonjëherë kishte sukses e ndonjëherë nuk kishte. Pejgamberi a.s. këto gjëra i bënte ndonjëherë edhe jashtë njohurisë së armiqve. Ibn El-Xhevzi, në librin El-Vefa, f. 696, thekson: Seleme ibn Akva, ishte duke ecur vetëm dhe kishte vënë re një grup hajdutësh nga një vend i quajtur Fezare. Pejgamberi a.s., kur e vërejti këtë gjë, shkoi në ndihmë me disa nga shokët e tij, mirëpo ata tashmë kishin grabitur një pjesë të pasurisë. Seleme kërkoi një kalë dhe dha fjalën se do ta shfaroste grupin e hajdutëve. Tani të japim edhe një shembull rreth Ebu Uzza (Ibni Hisham, f. 471, 556, 591), një shembull ky ku nuk shfaqet mëshirë. Në luftën e Bedrit kishte robër të luftës. Ebu Uzzaja ishte aq shumë i varfër, saqë nuk mund të jepte - paguante as limitin e tij personal.
Ai nuk kishte as shokë të pasur që ta ndihmonin. Iu dhimbs Pejgamberit a.s. dhe, me kusht që ai të mos ngrinte armë kundër Islamit dhe myslimanëve, e liroi nga robëria. Mirëpo ai nuk e mbajti këtë premtim dhe u kthye përsëri në luftën e Uhudit.
Edhe në këtë luftë u zu rob dhe Pejgamberi a.s. urdhëroi që t'ia prisnin kokën. Lidhur me shembujt e dënimeve, kemi edhe rastin e Ukbe ibn Ebu Mu'ajt. Ky ishte armiku më budalla i Islamit. Ishte i pamëshirshëm dhe në mënyrë të pamëshirshme ngacmonte Pejgamberin a.s. Disa herë kishte tentuar edhe ta mbyste. Ky u zu rob në luftën e Bedrit dhe, me urdhrin e Pejgamberit a.s., e kishin dënuar me vdekje.(Shih, Ibni Hisham). Po nëse do të mëshirohej ky person, a thua si do sillej pastaj? Meqë nuk kemi mundësi ta dinim, Pejgamberi a.s. në një aspekt, juristët dhe komandantët islamë në këso rastesh i lejonin të ishin të lirë.
Një mik imi turk, oficer ushtarak i pensionuar, Mahmud Gündüz, më ka ofruar një punim rreth parimeve luftarake moderne, të cilat janë marrë nga luftërat e Pejgamberit a.s. MOSSCOMES (D.m.th. movement: lëvizje, offensivë: ofensivë, surprise: surprizë, security: sigurim, co-operation: eşgüdüm, objective: objektiv - qëllimi, mass: masa ushtarake, economy of forces: forca ekonomike, simplicity: lehtësi). Po ashtu janë me rëndësi edhe çështjet se si Pejgamberi a.s. i paramendonte dhe i parashikonte ngjarjet, si i merrte vendimet e rastit dhe si e kishte nisur në lëvizje bashkësinë ushtarake me një udhëheqës.
Të gjitha këto dhe gjëra të tjera - argumente që janë shënuar në faqet e mëhershme, shumë lehtë mund ta bindin lexuesin se bëmat e Muhamedit a.s. nuk mund t'i bëjë as edhe një komandant me një studim dhe përvojë moderne. Në bazën dhe themelin e jetës së Pejgamberit a.s., që nuk ishte profesionist për këtë çështje po ishte një komandant vendimmarrës i drejtë, në raste të vështira, për sa u përket rrugëdaljeve për të ikur nga kurthet, sidomos në rastin e ekspeditës së Uhudit dhe Hunejnit, - mund të themi dhe të shtojmë se ai kishte në pozicion edhe parime tjera ushtarake për t'i futur në veprim në raste të nevojshme dhe për të bërë rregullimin e ndodhive dhe ngjarjeve të atij momenti.
Autor: Prof. Dr. Muhamed HAMIDULLAH
Marrë nga libri: Hz. Peygamberin Savaşları, Istanbul, 2002.
Përktheu: Zymer RAMADANI