Dijetari dhe Nxënësi
Dijetari dhe Nxënësi - El-Alim ve'l-Mutealim - Imam Ebu Hanife r.a.
Nxënësi (Ebu Mukatili): Kam ardhur te ty o dijetar që të përfitoj nga shoqërimi yt prej vlerave që ke dhe shpresoj që t'më jap Allahu dobi prej teje. Përgjigjmu, Allahu të faltë, kur do të pyes, që të fitosh me të thevabin e Allahut.
Unë jam sprovuar me disa njertëz të cilët më pyetën për disa gjëra që nuk ua dija përgjigjen. Mirëpo unë nuk hoqa dorë nga e vërteta që e ndieja në vete edhe pse nuk pata mundësi tu jepja atyre përgjigje, sepse e dija që e vërteta ka dikë që mund ta tregojë atë. E vërteta nuk është e humbur, ndërsa e pavërteta është shembur.
Mirëpo krahas kësaj, s'më pëlqente të mbetem i paditur për bazat e fesë dhe për të vërtetën që e besoj dhe të jetë niveli im lidhur me atë në të cilën thirrem si një fëmi i cili mësohet e që nuk ka dijeni për atë që e flet. Apo të jem si një i sëmur, a si i marë i cili fantazon dicka me të cilën kundërshton veten dhe kështu e poshtërson vetveten.
Për këtë deshirova të bëhem i ditur lidhur me të vëretetën që e besoj dhe e flas, ashtu që nëse më vjen një kundërshtar e më vërsulet ose do të më largojë nga e vërteta të mos ketë mundësi, e nëse më vjen dikush që do të mësojë, t'ia shpjegojë dhe të jemë në dijeni për veten time.
Dijetari (Ebu Hanifja, rahimehullah): Sa punë të mirë paske bërë që e kërkon atë që të ofron zgjidhje! Andaj kie në dijeni: puna e ndjek dijen, ashtu sikurse e ndjekin gjymtyrët shikimin. Dija me pak punë është më e dobishme se mosdija me punë shumë, ashtu sikurse pajisja e paktë, e domosdoshme për udhëtim nëpër shkretëtirë duke e ditur rrugën, e cila është më e dobishme se sa pajisja e madhe pa e ditur rrugën. Për këtë Allahu xh.sh. thotë: "Thuaj: A, krahasohen ata që dinë me ata që nuk dinë" (Zumer: 9), dhe: "por kuptojnë ata që kanë mend" (Ra'd:19).
Nxënësi: Ma shtove ende më shumë dëshirën për të kërkuar dituri. Sa u takon atyre grupeve të njerëzve, inshallah do të filloj me atë që është në nivel më të ulët për mua, andaj tregomi argumentet kundër tyre! Kam takuar njerëz të cilët thonë: Mos u futni asesi në kësi rrugë, sepse sahabët e Pejgamberit a.s. nuk kanë hyrë në kësi çështje, të mjafton ajo që u ka mjaftuar atyre! Njerëz të këtillë më shtuan hutinë. Këta njerës më ngjajnë si një njeri brenda një lumi të madh ku gati sa është duke u mbytur pse s'di të notoj dhe një tjetër i thotë: qëndro në vend dhe mos kërko not!?
Dijetari: Shoh se ti i paske kuptuar disa të meta të këtyre njerëzve dhe disa argumente kundër tyre, mirëpo kur do të thonë: A, s'të mjafton ajo që u ka mjaftuar sahabëve të Pejgamberit? thoju: Po, gjithsesi më mjafton ajo që u ka mjaftuar atyre sikur të isha në pozitën e tyre, mirëpo muk është në shoqërimin tim çka ka qenë në shoqërim të tyre. Mandej, ne jemi sprovuar me njerëz që na fyejnë dhe e lejojnë gjakun tonë, prandaj nuk kemi mundësi të mjaftohemi pa e ditur se kush është gabim dhe kush është në të drejtë, dhe pa e mbrojtur veten dhe të afërmit tonë!
Shembulli i sahabëve të Pejgamberit a.s. është si një grup njerëzish që nuk kanë askënd që i lufton, për këtë nuk kanë nevojë t'i kapin armët. Kurse ne jemi sprovuar me njerëz të cilët na fyejnë dhe e lejojnë gjakun tonë. Gjithsesi, njeriu mund ta mbajë gojën dhe të mos flas për gjëra që nuk pajtohen njerëzit pasi i ka dëgjuar ato, mirëpo ai nuk ka mundësi ta ndalojë zemrën, sepse është e domosdoshme që zemra ta urrejë njërën prej tyre ose që të dyja bashkë. Ndërkaq, t'i dojë të dyja, të ndryshme nga njëra-tjetra, kjo nuk është e mundur, sepse nëse zemra anon nga padrejtësia, atëherë i do njerëzit e saj, dhe kur i do këta njerëz është prej tyre. Në të kundërtën, nëse zemra anon nga e vërteta dhe njerëzit e saj, është dashamir i tyre. Është kështu, sepse realizimi i punëve dhe i fjalëve vjen vetëm nga zemra. Për këtë, nëse dikush beson me gojë por nuk ka besuar me zemër nuk është besimtar tek Allahu, kurse nëse dikush beson me zemër dhe nuk e shpreh këtë me gojë, tek Allahu është besimtar.
Nxënësi: Vërtet është ashtu si the, po, më trego: a më bën dëm nëse nuk e di se kush është gabim dhe kush është në të drejtë?
Dijetari: Nuk të dëmton në një rast por të dëmton në shumë raste. Rasti që nuk të dëmton është se ti nuk gjykohesh për vepërën e atij që është gabim, kurse rastet në të cilat të dëmton janë, njëri: emri injorant të përfshinë edhe ty ngase ti nuk e din ta dallosh gabimin nga e drejta. I dyti: Ndoshta të ndodh edhe ty të biesh në dyshim si i ka ndodhur tjetërkujt dhe ti nuk e din se cila është zgjidhja, pasi që ti nuk e din a je në të drejtë ose je gabim, dhe për këtë nuk mund të ikish prej saj. I treti: Nuk e din se cilin të duash për Allah e cilin ta urresh, ngaqë nuk e din kush është në të drejtë dhe kush është gabim.
Nxënësi: Ma hoqe perden dhe më bën të shoh mirësi në bisedën time me ty, mirëpo, ç'mendon: nëse sheh një njeri që e tregon të drejtën, por nuk e din a është gabim ai që e kundërshton këtë e as se a është në të drejtë? A i mjafton këtij kjo dhe a mund të thuhet se ai e njeh të vërtetën apo se është ithtar i saj?
Dijetari, rahimehullah, i thotë: Nëse flet për të drejtën dhe nuk e din që është në të padrejtë ai i cili e kundërshton atë, atëherë ai nuk e njeh as të padrejtën, as të drejtën. Dije, vëllau im, se shtresa më e padijshme se të gjitha dhe më e ulët se të gjitha për mua janë këta njerëz, sepse shembulli i tyre është si shembulli i katër njerëzve të cilëve ju jepet një teshë e bardhë dhe pyeten të gjithë për ngjyrën e saj. Njëri prej të katërve thotë: Kjo teshë është e kuqe, tjetri thotë: Kjo teshë është e verdhë. I treti thotë: Teshë e zezë. I katërti thotë: Teshë e bardhë. Mandej i thuhet të katërtit: çka thua për këta tre, e kanë drejtë ose e kanë gabim? Ai thotë: Unë e di që tesha është e bardhë, por ndoshta këta kanë të drejtë.
Po kështu edhe ky grup njerëzish thonë se ne e dijmë që zinaqari nuk është qafir, mirëpo ndoshta ata që thonë se kur zinaqari bën zina i hiqet imani ashtu si hiqet këmisha kanë të drejtë, andaj nuk duhet t'i përgënjeshtrosh. Mandej këta njerëz gjithashtu thonë se kush vdes pa e bërë haxhin por ka pasur mundësi ta bëjë, ne atë e quajmë besimtar: i falim xhenazen, kërkojmë falje për të, ia bëjmë haxhin kaza, mirëpo nuk e përgënjeshtrojmë atë që thotë, se ka vdekur jehudi ose nasrani.
Këta njerëz e kundërshtojnë mendimin e shiave pastaj e marrin mendimin e tyre, e kundërshtojnë mendimin e havarixhëve mandej e marrin mendimin e tyre, e kundërshtojnë mendimn e murxhive mandej marrin mendimin e tyre! Pas kësaj, sërish mendojnë se qëndrimi i tyre është i drejtë kurse mendimet e këtyre tre grupeve janë të gabuara dhe përcjellin për këtë hadithe që pretendojnë se i ka thënë Pejgamberi a.s..
Mirëpo ne e dimë që Allahu azze ve xhelle, e ka dërguar të Dërguarin e tij mëshirë për ta larguar përçarjen dhe për të mbjellë harmoni, dhe nuk e ka dërguar për të nxitur përçarje mendimesh që të grinden muslimanët me njëri-tjetrin. Lidhur me këtë thonë se mospajtimet që dalin nga hadithet që ata përcjellin, vijnë për shkak se në këto hadithe ka nasih dhe mensuh, mirëpo ne i përcjellim ashtu si i kemi dëgjuar!
Mjer këta njerëz, sa pakë kujdes kanë për përfundimin e tyre pasi ngrihen para njerëzve dhe u tregojnë hadithe që e dinë se disa prej tyre janë mensuh, kurse të veprohet me mensuh sot është lajthitje, dhe njerëzit e marrin këtë prej tyre edhe lajthisën.
Ne e dimë që Pejgamberi a.s. nuk do ta kishte shpjeguar një ajet në dy mënyra, prandaj atë që ka qenë nasih nga Kur'ani ua ka shpjeguar të gjithë njerëzve nasih. Po kështu edhe mensuhun, ua ka shpjeguar të gjithë njerëzve mensuh. Ndërkaq sa për rrëfimet dhe situatat që kanë ndodhur një herë nuk ka asgjë mensuh në to, sepse nasih dhe mensuh kanë të bëjnë me urdhërin dhe ndalesë.
Përgatiti dhe përshtati: Ahmed M. Mehmedi, mars 2010.