Suret dhe Ajetet e Kur'anit



Suret e Kur'anit

Në kuptimin etimologjik sure do të thotë ngritje, lartësi e çmimit, lartësi e vlerës. Në kuptimin terminologjik sure do të thotë përmbledhje e cila përfshin ajetet në një koleksion duke pasur fillimin dhe mbarimin.

Sureja më e shkurtër përbëhet prej 3 ajeteve. Disa dijetarët suren ekanë krahasuar me pjesët e ndërtesës, të cilat e formojnë atë.Sido që të jetë, 'Sure' është quajtur për shkak të ngritjes së vlerës, për arsye se është fjalë e Allahut prej së cilës kuptohet e lejuara dhe e ndaluara. Për këtë arsye nuk është mirë të emërohet Sureja me fjalën kaptinë, kapitull, etj.. Kur'ani përbëhet prej 114 sureve.


Ajetet e Kur'anit

Fjala 'Ajet' ka tri domethënie:

- domethënia e parë: 'ajet është bashkësi e shkronjave',
- domethënia e dytë: 'çuditëse, mahnitëse',
- domethënia e tretë: 'shenjë, sinjal'.

Pra nëse i kombinojmë këto domethënie fitojmë se ajeti është bashkësi e shkronjave, e cila të habit, të çudit, të mahnit: në radhitje, në kuptim, në sistematizimin e tyre, sepse ai rregullim dhe ai sistematizim e jep kuptimin të cilën ia ka dhënë vetëm Zoti i Madhëruar me diturinë e Tij të pakufishme dhe njëherazi ai organizim dhe rregullim i shkronjave është shenjë dhe vërtetim për pejgamberinë e Muhamedit a.s..


Përkthimi i fjalës Ajet

Fjala 'Ajet' në Kur'anin fisnik është përsëritur 382 herë. Kjo fjalë kadomethënie të shumëfishtë si: "Ajet i Kur'anit" (tekst, pjesë, fjali e Kur'anit), mrekulli (muëxhize), shenjë në gjithësi, argument, këshillë, shëmbëlltyrë, përkujtim, etj..

Feti Mehdiu në shumë raste fjalën ajet e ka përkthyer 'ajet', pra ku kjo fjalë posaçërisht ka pasur të bëjë me ajetet e Kur'anit, mirëpo në disa raste nuk e ka përkthyer kështu, por e ka përkthyer "fakte" dhe "argumente".

Në suretu El-Xhathije, ajetin e 6-të e përkthen: "Ato janë 'argumentet' e Allahut ...". Po në të njëjtën sure, ajetin e 8-të e përkthen: "I dëgjon 'ajetet' e Allahut ...".

Në suretu Err-Rraëd e përkthen: "Këto janë 'fakte' të librit". Pasi që fjala ajet është përkthyer 'ajet' në suretu Junus ajeti i 1-rë, suretu Jusuf ajeti i 1-rë, suretu Ali Imran ajeti i 113-të, suretu Ali Imran ajeti i 58-të, suretu Nahl ajeti i 101-të. Pra, në të shumtën e rasteve fjalënajet e ka përkthyer 'ajet', apo me fjalë të tjera e ka lënë ashtu siç është në Kur'an - 'ajet', ndërsa në disa raste e ka përkthyer "argument", ndërsa në disaraste "fakte" të librit.

Njësoj ka vepruar edhe Sherif Ahmeti ku në suretu Ali Imran ajetit 4, suretu En-Nahl ajeti i 101-të, suretu Ali Imran ajeti i 58-të dhe 113-të, suretu Junus ajeti i 1-rë, suretu Jusuf ajeti i 1-rë, suretu Err-Rraëd ajeti i 1-rë.

Nëse shikojmë në suretu El-Xhathije ajetin e 6-të e përkthen "'fakte' të Allahut", ndërsa ajetin e 8-të e bart origjinal "dëgjon 'ajetet' e Allahut".

Hasan Nahi në shumë ajete e përkthen apo me fjalë të tjera e bart origjinalitetin e fjalës 'ajet' si në suretu En-Nahl ajeti 101, suretu Jusuf ajeti 1, suretu Merjem ajeti 1, ndërsa në raste të tjera e përkthen 'verset, dokument dhe argument'.

Në gjuhën angleze 'ajeti' është përkthyer 'signs' - shenja: "To recite our 'signs' to you" - "Për t'i lexuar 'shenjat-faktet' tona te ju".

Ndërsa në suretu En-Nahl, ajeti 101-të është përkthyer kështu: "And when we exchange a 'verse' in the place" - "Dhe kur Ne ndërrojmë vendet e verseteve 'of anather verse' me versete të tjera". [1]

Ndërsa, sa i përket përkthimit të ajetit të 128-të në suretu Esh-Shuaraë: Mund të përkthehet ajeti: çudira, ndonjë shtëpi, godinë (përmendore, simbol, përkujtimore, statujë, etj.) ashtu edhe disa prej këtyre formave janë përkthyer.

Qëllimi kryesor i zbritjes së Kur'anit është:

E para: Që të jetë mrekulli mbinjerëzore, e cila vërteton pejgamberinë e Muhamedit a.s. dhe transmetimin e misionit të Zotit të Madhëruar, se Zoti i Madhëruar e ka zbritur me një metodë të posaçme, me domethënie specifikenë jurisprundencë dhe në njohuritë e përgjithshme, të cilat janë elemente të mrekullisë së Kur'anit. Zoti i Madhëruar i ka thënë Muhamedit a.s. që t'i thërrasë njerëzit dhe xhinët që të gjithë të tubohen, dhe së bashku të përpilojnë një Kur'an të tillë nëse munden, por prapë ata do të jenë të paaftë:

"Po nëse (ju njerëzit) dyshoni pak në atë çka i kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.) bjereni (përpiloni) një sure (sikurse Kur'ani) të ngjashëm me të dhe thirrni dëshmitarët nga ju nëse flitni të vërtetën", (El-Bekare, 23).

"Thuaj (o Muhamed) po nëse tubohen njerëzit dhe xhinët për të përpiluar diçka të ngjashme me këtë Kur'an nuk do të (jenë në gjendje) përpilojnë diçka të tillë si ai (Kur'ani) edhe nëse i ndihmojnë njëri-tjetrit", (El-Israë, 88).

E dyta: Që të jetë burim i udhëzimit dhe drejtimit në rrugë të drejtë, dhe të jetë burim kryesor i sheriatit islam që për çdo çështje të kthehemi tek Ai.

"Pasoni (bazohuni) atë çka ju është zbritur prej Zotit Tuaj dhe mos pasoni tjetër dashamir përpos Tij", (A'rafë, 3).

"Këto janë dispozitat (ligjet) e Allahu. Kush i tejkalon dispozitat (ligjet) e Allahut, mu ata janë të cilët bëjnë padrejtësi", (El-Bekare, 229).

E treta: Qëllimi i Kur'anit ka qenë zhdukja e fanatizmit, racizmit dhe injorancës.

"O ju njerëz Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe prej një femre dhe ju kemi bërë në popuj e fise që të njiheni (të keni mirëkuptim), ndërsa padyshim më fisniku prej juve tek Allahu është më i Devotshmi. Allahu është i Ditur dhe i Informuar (për çdo gjë)", (El-Huxhuratë, 13).



Autor: Dr. Musli Vërbani, Kaçanik 2006,
shkëputur nga: (Pa)mundësia e përkthimit të Kur'anit, faqe 12-15.



_________________________

[1] - The Koran interpreted by: Arthur J. Arbery.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...