Lamedhhebia njollë e Ladinijës
Nuk mund të gjesh nga njerëzit e politikës, edhe pse u takojnë drejtimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme, njeri që i jep ndonjë rëndësi dhe vlerë një njeriu i cili pretendon se është një politikan por që nuk ka ndonjë parim që ec në pajtim me të dhe që lufton për hirë të tij me kënaqësi e me sinqeritet. Pokështu edhe njeriu i cili mundohet të mashtrojë masën duke thënë: "Unë jam me ju"! Nuk ves më të shëmtuar se sa njeriu të jetë i pavendosur, as me njërën grup as me tjetrën, edhe nëse i shtiret secilës grup se ai është me të.
Ndonëse, një njeri i cili pështjellet nëpër të gjitha medhhebet e islamit duke patur në drejtim Lamedhhebian në fenë Islame është më i keq dhe më i poshtëruar se të gjithë. Natyrisht që shkencat kanë drejtime të ndryshme ku secili drejtim ka metodologjinë e vet lidhur me një shkencë të njëjtë dhe në formë të veçantë pajtohet me në metodë të këtillë. Kështu, nëse dikushi pretendon të jetë filozof pa i takuar njërës nga shkollat e saj të njohura zehet si i marrë, i zhytur në marrëzi jo njohës i filozofisë. Krijuesit në shkenca të ndryshme kanë parime të ndryshme dhe u takojnë shkollave të ndryshme, aq sa as në shkencat e literaturës dhe gjuhësisë arabe i gjejmë prezente.
Asnjë shkencë nuk ka gëzuar një interes gjatë shekujve, që nga kohët më të hershme të Islamit e deri në kohët më të vonshme të tij shumë afër nesh, sikur Fikhu Islam. Vet Pejgamberi a.s. ua mësonte fikhun shokëve të tij dhe i ushtronte të mësonin format e nxjerrjes së dispozitave,aq sa gjashtë nga sahabët r.a. jepnin fetfa që në kohën e Pejgamberit a.s.. Pasi Pejgamberi ndërroi jetë, sahabët vazhduan të mësojnë përpara gjashtë sahabëve të përmendur, kështu që ata kanë nxënës të njohur nga gjenerata e sahabëve dhe të tabiinëve. Medineja ishte djepi i shpalljes dhe vendqëndrimi i shumicës së sahabëve deri në kohën e halifit të tretë të drejtë.
Për këtë, shumë nga tabiinët janë marrë me mbledhjen e shumë mendimeve të përcjellura të sahabëve dhe të haditheve të tyre, saqë shtatë fukahatë gëzonin një shkallë të lartë në fikh. Seid ibën Musejjebin e pyeste ibni Umeri për fetfatë e të të jatit, si shenjë e vlersimit të lartë që kishte ky sahabi i ndershëm për dijen e gjërë të këtij tabiini të madh lidhur me fetfate e sahabëve. Më vonë, njohuritë e dijetarëve të cekur kalojnë në duartë e mësuesve medinas të Malikut, pastaj ky përmbledh ato dhe i bën të njohura nëpër masë.
Për këtë edhe themelimi i medhhebit dhe nëndarjet e tij i atribuohen atij, dhe vet dijetarët i nënshtrohen Malikut përgjatë shekujve, për shkak të forcës së argumenteve dhe shkëlqesisë së mëtodës së tij, edhe pse, sikur të kishte thirur ndonjëri nga dijetarët që kishin radhitur veten nën radhët e medhhebit të Malikut drejt një medhhebi të ri të cilin do ta kishte shpikur, do të gjente dijetarë të cilët do t'i bashkëngjiteshin mendimit dhe medhhebit të tij, për arsye të njohurive të gjëra dhe fuqisë së pikëpamjeve të tij.
Mirëpo ata, mbivlerësuan ruajtjen e radhitjes nën radhët e medhhebit të dijetarit të Medines në sajë të lakmisë për njësimin e mendimeve dhe me dije që disa mesele të dobta që regjistrohen në medhheb, të trashëguara nga themeluesi i medhhebit, lëren pa u mbështetur medhhebi në to duke vënë në vend të tyre mendimet më të qëndrueshme dhe më shëndoshë të argumentuara nga fukahatë e medhhebit, derisa medhhebi me shtesat dhe shqyrtimet e pikave të dobëta të medhhebit nga ana e dijetarëve arriti fuqi të lartë, saqë po e kundërshtoi dikushi nga muteehirinët, humb dorë e kokë.
Kështu ndodh edhe me medhhebet tjera. Ja ku kemi Kufen. Pasi e themelon atë Faruku r.a., e banoi atë me elitën e fiseve arabe, dërgoi atje Ibën Mes'udin r.a. që banorëve të saj tua mësojë fikhun dhe fenë e Allahut duke u thënë: "Pashë më të çmueshëm Abdullahin të lë në mesin tuaj se sa veten time". Abdullahu gëzon në autoritet shkencor në mesin e sahabëve. Për t thotë Umeri:"Hambar mbushur përplot me dije". Aq më shumë për të vjen dhe hadithi: "Ia dua ummetit tim, atë që ia do Ibën Ummi Abdi", po edhe hadithi: "Kush do ta lexojë Kur'anin ashtu sikur ka zbritur, le ta lexojë atë sikur Ibën Ummi Abdi". Kiraetin e Ibën Mes'udit e përcjellë Asimi përmes Zirr ibën Hubejshit nga Ibën Mes'udi.
Pokështu edhe Kiraetin e Ali ibën Ebi Talibit e përcjellë Asimi nga Abdurahman Abdullah ibën Habib Es-Sulemi nga Aliu r.a., Ibni Mesûdi u morr me banorët e Kufes duke ua mësuar atyre fikhun, që nga koha e Umerit r.a. deri në kah fundi i sundimit të Uthmanit r.a., me një përkushtim të paarritshëm, saqë Kufeja u mbush me fukaha.
Ali ibën Ebi Talib kur shkon në Kufe gëzohet nga numri i madh i fukahave që kishte dhe tha: "Allahu e bëftë merhamet Ibën Ummi Abdin, paska mbushur këtë qytet me dije". Dera e Qytetit të Dijes, morri në duar të mësojë banorët të hulumtojnë fikhun, gjersa Kufeja bëhet e pashoqe ndër të gjitha qendrat e botës islame me fukahatë dhe muhadithinët e saj, me studjuesit e shkencave të Kur'anit dhe shkencat e literaturës dh e letërsisë arabe, pasi Ali ibën Talibi r.a e bëri kryeqytet të Hilafetit dhe pastaj u vendosën në të personalitete të fuqishme të sahabëve dhe fukahatë e tyre.
Axhli përmend se krahas sahabëve të cilët përhapnin dije në Kufe dhe rretheqark saj, atë e banuan njëmijepesëqind sahabinj të tjerë. Sidoqoftë, vetëm nëse numërohen nxënësit e dalluar të ibni Mes'dit që ishin në Kufe dhe shënohen biografitë e tyre do dilte një libër i madh, por këtu nuk është momenti që të radhiten emrat e tyre. Gjithë njohuritë e këtyre dijetarëve i pat nxënë Ibrahim ibën Jezid En-Neheij.
Mendimet e tij janë të shënuara në shënimet e Ebu Jusufit, Muhammed ibën ë s Hasanit, Musannefin e Ibën Ebi Shejbes dhe veprat e autorëve tjerë. Kriticientët i llogarisën hadithet e tij Mursele si sahihe, ndërsa Sha'biu për të cilin ibni Umeri, kur e pa duke treguar për luftimet e Pejgamberit a.s. tha: "Ai i di ato më mirë se unë edhe pse unë i kam përjetuar ato me Pejgamberin a.s.", e vlerëson atë mbi të gjithë dijetarët e qendrave islame. Për numrin e madh të dijetarëve të Kufes flet edhe Enes ibën Sirini, ky thotë: "Kam vizituar Kufen dhe pashë në të katër mijë dijetarë që studionin hadithin dhe katërqind që kishin përkryer fikhun", siç shënon këtë Ramahermeziu në librin "El-Fasil".
Më pastaj, Ebu Hanifeja përmblodhi të gjitha këta njohuri dhe shkenca dhe vuri ato në shkrimet e veta pasi i rishqyrtonte meselet mës tij dhe nxënësve të vet më të dalluar në grupin e studimeve të fikhut të përbërë nga katërdhjetë dijetarë më të dalluar të nxënësve të vet, të cilët posedonin njohuri dete të thella përreth hadithit, shkencave të Kur'anit si dhe të gjuhësisë arabe, ashtu siç tregon për këtë Tahavi dhe dijetarë të tjerë.
Për këtë Imam A'dham, Ibën Nedimi, që nuk është i medhhebit të tij thotë: "Shkencat, nëpër tokë e nëpër det, nga Perëndimi e gjer në Lindje, afër e larg, janë vepër e penës së tij, radijallahu anhu". Njejt thotë edhe Shafiu: "Njerëzit për fikh, janë të varur nga Ebu Hanifeja". Pra, përmes nxënësve të tij dhe nxënësve të tyre fikhu arrin pjekurinë e vet pa lënë vend për shtesa të gjeneratat e më vonshme. Allahu qoftë mirënjohës i mundit të tyre.
Për këtë, medhhebet të cilat janë ndërtuar në themele dhe në një bazë të këtillë, kur hasin në njeri të kohëve të fundit që trillon në sheriat dhe thirr në flakjen e medhhebeve në një anë duke i zëvendësuar ato me një ixhtihad të ri, duke u munduar të mbështesë të qënurit e tij një Imam në idenë e Lamedhhebijes, dhe pa ndonjë bazë tjetër veç dëshirës për të patur nam, mbeten medhhebet vet dhe ndjekësit e tyre të habitur se me ç'të drejtë e quan veten me llagap të këtillë dhe të llomotis këto vesvese e marrëzi, o është një i çmendur sheshit ka gabuar ai që nuk e paska çuar në spitale të të lënurve menç.
A mos vallë është, një dilinxhi që bredh nga njëra anë e të zotëve të mendjes që kohën e tij qenkan dy grupe: mendimtarë të çmendur, ose të çmendur mendimtarë..!?
Ka kohë që kemi filluar të dëgjojmë këtë nga njerëz të cilët kanë nevojë, sipas mendimit tim, për një kontrollë mendore në mjekë të specializuar të ligjor- të sheriatit, përpara se tu kthehemi konkluzimeve të tyre përmbi ixhtihadin sheriatik i cili shënon fundin e ixhtihadit të muxhtehidinëve. Edhe nëse marrim para sysh se ata kanë ca trurë, s'do mend se janë prodhim i armiqve të kësaj feje të drejtë, të cilët kanë një qëllim të mallkuar që dëshiron të fus përçarje në pikëpamjet dhe drejtimin e umetit musliman lidhur me çështjet e fesë së tyre dhe të jetës në këtë botë.
Përçarje e cila çon në urrejtje, largim dhe në konflikte e ngatërresa ditë pas dite dhe kjo mbas një vëllazërimi të gjatë i cili filloi që nga lindja e Islamit e deri më sot.
Pra njerëz të cilët thirrin masat e gjera të largohen nga medhhebet e imamëve të ndjekur, që më lartë dhamë shenjë për disa mënyra të sjelljes së tyre, nuk janë tjetër vetëm se njerëz të cilët mendojnë se secili muxhtehid në studimet e tij merr qëndrime të sakta, kështu që secili, edhe ai që nuk ëhstë muxhtehid, fiton të drejtën që të marra cilin do mendim që do dhe ta ndjekë atë pa patur nevojë të kufizohet në mendimet e një muxhtehidi të cilin e zgjedh për t'i shkuar mbrapa mendimit të tij.
Ky mendim është i mu'tezilëve, ndërkaq sufitë mendojnë se muxhtehidët e kanë të qëlluar ixhtihadin vet, mbështetur në atë se ata marrin qëndrimet që janë të mbështetur në idenë e Azimes duke zgjedhur nga mendimet e të gjithë dijetarëve dhe pa u kufizuar me mendimet e njërit prej tyre.
Për këtë flet edhe Ebu'l-Alaë ibën Ebi Bekr Er-Raziu, nga ndjekësit e nurudin e Esh-Shehidit, në librin e tij: "El-xhemu bejne'l-Fetfa vet'-Takva min Muhimmati'd-Dinë ve'd-Dunja", i cili në këtë libër tregon se cilat mendime janë dhënë mbështetur në logjikën e fetfasë dhe silët mendime janë shprehur mbështetur logjikën e takvasë nga mendimet e katër imamëve të ndjekur.
Mendimi i cili lidhet me Mu'tezilet i lejon atij që nuk është muxhtehid të zgjedh mendimet e dijetarëve muxhtehidinë, mirëpo ajo që më shumti obligohet me të jomuxhtehidi është të zgjedh në çështjet e fesë së vet një muxhtehid për të cilin mendon se është më i dijshëm, më i devotshëm dhe ti lidhet fetfasë së tij në çdo punë të madhe e të vogël pa mos i ndjekur lehtësimet mes fetfave të medhhebeve. Ndërkaq të ndiqen qëndrimet më të lehta të imamëve, dhe të pranohen mendimet e imamëve që përputhen me dëshirat dhe pikëpamjet e individit përkatës, nuk është gjë tjetër vetëmse epsh dhe nuk ka të bëjë me ndjenjën e fesë, pavarësisht kush është ai që lejon një gjë të këtillë.
Për këtë, Ustadh Ebi Ishak El-Isfiraijini, lidhur me mendimin që i sheh të gjithë muxhtehidinët si të saktë thotë: "Fillimi i kësaj thënie është sofizëm, ndërsa fundi i saj është zindikah-mosbesim". Kjo mbasi thëniet e dijetarëve lidhur me një fenomen anë të bëjnë me të qënit apo mos të qënit e një fenomeni në një formë të caktuar, andaj si mund të jetë një fenomen i njëjtë dyformësh në një kohë të njejt? Po, një njeri që i lidhet një imami në të gjitha mendimet, largon nga vetja përgjegjësinë, qoftë i qëlluar, qoftë i gabuar mendimi i imamit të tij.
Njejt ndodh edhe me muxhtehidinët e tjerë, sepse njeriu gjatë gjykimit të në fenomeni nëse e qëllon ka dy shpërblime e nëse gabon, ka një shpërblim. Lidhur me këtë ka një grumbull hadithesh. Sipas arsyes se njeriu i cili ndjek imamin e vet në të gjitha mendimet largon nga vetja përgjegjësinë e ixhtihadit me të cilën ngarkohet edhe nëse muxhtehidi të cilin e ndjek gabon, ka ecur ummeti qëkur ka lulëzuar Islami dhe vazhdon ta bëjë këtë derisa të vijë kijameti, ndryshe nga dielli i qiellit i cili ka lindjen, mesditën dhe perëndimin e vet.
Kështu, sikur të mos dilte muxhtehidi nga përgjegjësia e ixhtihadit edhe pse gabon, nuk do të kishte ai shpërblim për gabimin e bërë., por nuk është tani koha dhe vendi të bëjmë një vështrim në këtë temë. Thënia e Imam Is'hak sfarainit lidhur me mendimin e atyre që të gjithë muxhtehidinët i shohin si të saktë, është e saktë dhe për të dëshmojnë mijëra e mijëra argumente, por këtu nuk është vendi të zgjerohemi në shpjegimin e saj.
Ndërkaq, nëse ai i cili thirr masat të largohen nga medhhebet e katër imamëve të ndjekur duke besuar se ata janë ndër shkaqet e ndarjes së muslimanëve dhe mospajtimeve mes tyre, dhe se muxhtehidët e Islamit gjer më tani të gjithë kanë qenë gabim, dhe se ai tani, në kohë të fundit u shtone mendimeve të dijetarëve të vërtetën e cila që kur ka lulëzuar Islami e deri më sot, pat qenë e fshehur për to, është një marrëzi dhe një mospjekuri jashtë çdo mase. Kështu, ne, prej kohë në kohë dëgjojmë nga propaganduesit e një da'veje të këtillë çvleftësimin e haditheve ahad të vërteta të sunnetit, tallje me ixhmanë dhe kijasin, aq më keq, edhe me kuptimet e Kur'anit të cilat ndër studjuesit e nxjerrjes së hukmeve merren si bazë parimore.
Përmes nënçmimit të haditheve ahad ata çlirohen nga sunneti dhe librat e tij të Sahahëve, suneneve, xhavamive, musannefateve, mesaidëve dhe tefsirëve të mbështetur në thëniet e ruajtura të gjeneratave të para. Në këtë mënyrë, as mund të del prej këtyre testeve ideja e një mrekullie natyrore, po as rregulla ligjore mund të nxirren nga tekste të këtilla.
Që këndej, a mund vallë të ndjek një rrugë të këtillë prej rrugëve të djallit jashta se një njeri i cili është i bërë nga duart e armiqve të Islamit? Përmes mospërfilljes së ixhmasë, këta individë çlirohen nga medhhebet e shumicës së dijetarëve të rrugës së drejtë, dhe në këtë mënyrë futen në rradhët e havarixhëve heretik dhe të rafidive të dezertuarë nga rruga e së vërtetës. Kurse, me idenë e largimit të vlefshmërisë së kijasit, ia mbyllin vetes dyert e ixhtihadit dhe mënyrat e zbulimit të motiveve të përbashkëta të zhvillimt të lëndëve të studimit të ligjit, dhe kështu bashkohen me mohuesit e kijasit nga grupet e Havarixhëve, rafidivë dhe ehli dhahirit të cunguar.
Përfundimi i këtij diskutimi është se: poqese studion individët të cilit dalin si propagandues të kësaj lëvizjeje, do t'i gjeshë njerëz që nuk harmonizohen me normalen, nuk e njohin të qenën, dëshira e famës ka verbuar sytë e tyre... Lëvizja e tyre nuk është tjetër vetëmse një hije e ateizmit e lindur nga të zotët e çrregullimeve, prandaj organeve kompetente u bëhet obligim të kërkojnë murimet e rizikut, të shuajnë flakën e së keqes, sepse kjo da've e përbuzur, nuk është tjetër veç një njollë e Ladinijes-mosbesimt që dominon në vise tjera dhe që përmes saj dëshirohet të vihet në ateizëm ... .
Përgatiti: El-Ahnaf