Aleanca e vjetër kundër Islamit



Kriza që filloi në 2017 e katër shteteve arabe ndaj Katarit, në fillim nuk u kuptua si duhej.

Opinioni në fakt nuk e ka kuptuar edhe sot arsyen e vërtetë të këtij rrethimi që Arabia Saudite, Emiratet Arabe, Bahreini dhe Egjipti i bënë Katarit.

E sikur të mos kishte qenë ndërhyrja e Ushtrisë Turke në mbrojtje të Shtetit të Katarit, ky vend i vogël do të ishte bastisur shumë shpejt nga forcat aleate arabe.

Opinioni në fakt ka pak informacione rreth kësaj çështjeje.

Por cila ishte arsyeja e vërtetë e këtij rrethimi dy vjeçar të Katarit?

Arsyet duhet ti shikojmë në Histori.

Forcat arabe aleate që janë sot, në fillim të shekullit të 20 ishin aleate të Anglezëve që pushtuan territoret e Arabisë. Ndërsa përballë tyre kishin një forcë të vështirë që Ishte Perandoria Osmane dhe Fisi Shumer dhe Al-Rashid nga i cili sot ka mbetur vetëm Katari, pas masakrimit të tyre nga Sauditët aleatë të Anglezëve.

Emiri Abdul Aziz Al-Rashid refuzoi të bashkëpunonte me anglezët pabesimtarë kundër Shtetit Osman që përfaqësonte Islamin dhe muslimanët. Ata refuzuan të gjitha dhuratat britanike, ndër të tjera edhe pagesën mujore të cilën Saudët e pranuan.

Refuzimi i tyre bëhej veç për një arsye. Ata nuk do të tradhëtonin vëllanë musliman përballë një Qafiri siç i quanin anglezët e asaj kohe.

Pas një rezistence të gjatë, Fisi Shumer dhe Al-Rashid u mposht dhe u masakrua pa mëshirë nga shërbëtorët e anglezëve, Saudët.

Madje edhe sot zonat e tyre në Hail në Veri të Saudisë persekutohen vazhdimisht nga regjimi Saudit. Kjo është arsyeja pse regjimi arrestoi Shejh Abdul Aziz Tarifin në 2017.

Por le të shkojmë më thellë në Histori.

Al-Rashid dhe Shumer janë degë të një fisi të vjetër arab të quajtur Beni Temim, për të cilët Pejgamberi a.s. thotë: 'Beni Temim janë njerëzit më të ashpër kundër Dexhalit'.

Gjithashtu Pejgamberi a.s. thotë: 'Ata janë njerëzit tanë. Ata janë nga bijtë e Ismailit', (Hadithet janë të sakta).

Në Krizën e Rides, ku shumica e fiseve arabe dezertuan nga Islami. Temimët qëndruan besnikë dhe më pas ishin me Ali bin Abi Talibin në Siffin dhe betejat e tjera.

Për këtë Arsye sot Katari, por edhe veriu i Saudisë persekutohen. Sepse, Saudët dhe Emiratasit (Pasardhësit e Musejleme Kedhabit) e dijnë shumë mirë se ajo është bërthamë nga ku do të mbijë pema e madhe e Kalifatit Islam të premtuar nga Pejgamberi a.s..

Siç e dijnë shumë mirë se Aleanca e Turqisë me Katarin është aleanca e premtuar e Islamit që do ta ndërtojë këtë Kalifat të drejtë.



Autor: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...