Rëndësia e Xhumasë
"O besimtarë, kur të thirreni për lutje ditën e premte (e xhuma), nxitoni për ta përendur Perëndinë (në namazin e xhumasë) dhe pezulloni shitblerjen, kjo është më mirë për ju, nëse doni ta dini!", (Kur'ani, 62:9).
Muhammedi a.s. ka thënë: "Vërtetë, dita më e vlefshme për ju është dita e premte (e xhuma), ...", (Ebu Davudi dhe Nesaiu).
Muhammedi a.s. ka thënë: "Kush e pastron trupin (merr gusël) në mënyrën më të mirë në ditën e xhuma, i vesh teshat më të bukura që ka, parfumoset me erërat më të mira që ka, pastaj shkon në xhami për ta falur xhumanë duke mos folur fjalë të panevojshme e duke mos i ndarë njerëzit me rastin e uljes në xhami, atij do t'i falen mëkatet që i ka ktyer midis kësaj dhe xhumasë së kaluar", (Ibnu Maxhe dhe Ahmedi).
Një ditë Muhammedi a.s. e përmendi ditën e xhuma dhe tha: "Në të ka një çast në të cilin në qoftë se besimtari i lutet All-llahut për diçka, ajo do plotësohet", dhe bëri me shenjë se ky është një çast i shkurtër, (Buhariu dhe Muslimi).
Autor: Imam Rejhan ef. Neziri