Kur'ani mbi Haxhin



Të flasësh për këtë temë me Kur'an do të thotë të flasësh për Allahun xh.sh., për njeriun dhe jetën e tij në të kaluarën dhe në të ardhmen. Ky njëkohësisht është i vetmi rast që këtë institucion ta vështrojmë dhe ta kuptojmë në dritën e vërtetë, të shikojmë çka është në te hyjnore e çka njerëzore e historike. Kur'ani qartë udhëzon, se rrënjët e këtij institucioni janë të hershme në historinë e gjinisë njerëzore dhe thellë të pranuara në zemër të njeriut. Haxhi paraqet njërën nga parimet kryesore të Shpalljes sikur që është namazi, agjërimi ose zekati. Haxhi formën definitive dhe kuptimin e merr në Kur'an, por temat sikur "shir'aten", "minhaxhen", (el-Majde:48), pastaj "nensaken" (el-Haxh), qartë tregojnë se popujt e mëparshëm në kuadër të obligimeve dhe detyrimeve të tyre fetare kanë pasur edhe Haxhin. Kur'ani në dymbëdhjetë vende trajton çështjen e Haxhit. Në kuadër të këtij shkrimi do të mbështetemi në ato tekste, ndonëse në atë mënyrë do ta kemi kuptimin e plotë për këtë institucion.

Urdhëresa kuranore mbi kryerjen e Haxhit daton nga viti i nëntë pas hixhrit (631 h.). Rreth urdhrit mbi kryerjen e haxhit mufessirët (komentatorët) janë ndarë në mendime. Të parët pohojnë se urdhëresat fillojnë me ajetin 196-të të sures Bekare, e të tjerët me ajetin 97 të sures Ali-Imran. Kryesisht dominon mendimi se feridatul-haxhi është shpallur në suren Ali-Imran, ndonëse ajeti i përmendur nga sureja el-Bekare, sqaron kryerjen e haxhit në rrethana të veçanta dhe të jashtëzakonshme. Me rëndësi është të përmendet se Kur'ani çështjen e haxhit e trajton që në fazën e pare të Shpalljes, pra shumë më herët sesa që është shpallur urdhëresa përfundimtare në vitin e nëntë sipas hixhres. Në suren el-Haxhxh e cila i përket periudhës mekkase (prej ajetit 26 deri në ajetin 37) detajisht sqarohen çështjet e tavvafit (të shkuarit rreth Qabesë), ihramit (pëlhura e bardhë me të cilën pështjelljet haxhiu gjatë hyrjes në Mekke, me ç'rast i pranon obligimin ndaj disa ndalesave, Sh.B.) dhe të kurbanit (flijim-i kafshëve të caktuara në emër të Allahut xh.sh.). Edhe pse në ato ajete flitet për haxhin në kohën e Ibrahimit a.s., është evidente se Kur'ani në këtë mënyrë vetëm e vërteton këtë rregull. Që myslimanëve në atë periudhë iu ishte e mundshme ta kryejnë haxhin, e ajo është çështje tjetër.

Në atë kohë Qebja ndodhej në duart e mushrikve (injorantëve) mekkas. Aty ishin idhujt e tyre. Prezenca e përhershme e tyre, shpesh gjysmëlakuriq, ishin këto kushtet që për një mysliman ishte e pamundshme të kryej këtë obligim. Megjithatë, ekzistojnë shënimet të cilët dëshmojnë se disa nga myslimanët që në vitin e dytë sipas hexhrës vinin në Mekke për ta kryer haxhin, pra menjëherë pas urdhëresës për nderimin e Kibles. Kjo paraqet shembullin konkret se si Kur'ani një rregull e sqaron dhe vërteton e kurë krijohen kushtet atëherë e urdhëron: "... Për hirë të Allahut, vizitat e shtëpisë (Qabesë) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk i beson (ai nuk e viziton), Allahu nuk është i nevojshëm për ibadetin që e bëjnë njerëzit", (Ali-Imran:97).

Ky ajet me të cilin haxhi, në kushtet e caktuara bëhet si obligim i domosdoshëm, është shpallur nëntë vjet pas hixhrit. Qartë shihet se ky obligim duhet të kryhet një herë gjatë jetës dhe se ai nuk mund të shtyhet (prolongohet) kur për këtë krijohen mundësit.

Ja, pra, hëpërhë, rregullat, të cilat në jetën e myslimanëve, ose të paktën në shumicën e tyre qëllimisht thyhen duke prolonguar këtë obligim. Veprimin e tij, sikurse që shohim nga teksti i ajetit, Allahu xh.sh. i karakterizon si pabesueshmëri. Kur të krijohen kushtet për kryerjen e haxhit, që nënkupton mundësit morale dhe materiale të besimtarit, pastaj sigurinë dhe rahatinë gjatë udhëtimit, i vetmi kusht kufizues është që individi të jetë i moshës madhore, madje është efdale (preferueshme) që individi të jetë sa ma i ri. Ndërkaq gjatë përcjelljes të haxhinjve në vendet më të shenjta të islamit, shpesh e shohim se atje i përcjellim ose i dërgojmë kryesisht të moshuarit dhe të molisurit. Pse? Sepse jetojmë në mashtrime "që ne akoma jemi të rijnë dhe se nuk mund ta ruajmë haxhin", e që pas haxhit njeriu më "nuk guxon të masë dhe të peshojë, të merret me tregti",< strong>"që në haxh nuk mund të shkojë ai i cili nuk është i martuar", etj., etj..

Të tjerët presin që të përfundojnë punët ose shkollimin, ti martojnë fëmijët, e bile disa edhe të plaken e që pastaj të shkojnë në haxh? Athua parashtrohet pyetja se kush na garanton që ne të gjitha këto do ti kryejmë, se do ta përjetojmë pleqërinë? Kjo është mëshirim i jetës në mashtrime e jo në islam. Gjersa jetojmë dhe flasim ashtu koha luan me ne, vijmë në situatë që nuk jemi në gjendje ta kryejmë haxhin bile edhe atëherë kur do ta posedojmë pasurinë e Kuranit. Na mbetet vetëm mëkati dhe kërcënimi i Allahu xh.sh., disa mundohen që në atë mënyrë duke u "nxjerr" për vete ta dërgojnë bedelin (personi i cili me kompensimin material në vend të dikujt tjetër shkon në haxh). Ose dikush tjetër e dërgon të tjetrin për atë, e që për një gjë të tillë nuk posedojmë, argumente kuranore. Gjersa ne në haxh nuk shkojmë vetëm nëpërmes prizmit të Kur'anit, në haxh do ti përcjellim gjyshërit dhe gjyshet tona, nënat dhe baballarët, ose duke paguar bedelin për ta. Haxhi nuk është obligim vetëm për të moshuarit, e as për ata të moshës rinore, ai përfshinë të gjithë. Besimtari i përgjigjet rregullit të Allahut atëherë kur atë dëshiron dhe ka mundësi ta kryejë.

Kur'ani kujdes të veçantë i kushton vendit të kryerjes së haxhit: "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo e ngritur në Bekë (Mekka), e dobishme dhe udhërrëfyes për mbar njerëzimin", (Ali-Imran:96). Aty është Ibrahimi a.s., në misionin monoteist të të cilit nuk dyshon asnjë besimtar i religjioneve monoteiste. Ai në një moment historik, ka ndërtuar këtë Tempull me urdhrin dhe mbikëqyrjen të Allahut.

Ndërtesa është ndërtuar në principe të forta dhe humane, në principe të besimit dhe të dashurisë, të lënë në shërbim të qëllimeve të mëdha. Kur'ani flet për ftesën të cilën Ibrahimi a.s. ua dërgoj njerëzve për haxh: "Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty Këmbësor e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta", (el-Haxh:24). Ishte thirrje e përjetshme për njerëzit, thirrje në hapësirë dhe në kohë. Dhe ka gjetur njerëz të cilët i janë përgjigjur thirrjes, në hapësira dhe në kohë. Ne sot vetëm shikojmë se si realizohet premtimi i Allahut xh.sh., si njerëzit shpijnë në vendet më të largëta në këtë vend, si nuk ekzistojnë pengesat të cilat në atë rrugë mund ta ndalojnë, se si nuk ekzistojnë sakrificat të të cilat në këtë rrugë nuk mund të mposhten.

Qabja gjatë historisë, ka pasur rolin e ndërtesës të ibadetit dhe të paqes. Ajo ishte e tillë edhe në ato momente kur rreth saj janë zhvilluar luftërat dhe mbytjet. Kur'ani flet për këtë fakt: "A nuk kanë vërejtur se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekkën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e Allahut i përbuzin", (el-Ankebut:67).

Hasan Basriu thekson, se: Njeriu në tempullin e Qabesë, edhe potë takonte vrasin e babait të vet, ai nuk do ta sulmonte deri sa të ndodhej në te.

Është plotësisht normale dhe e kuptueshme që haxhi i ka motivet dhe qëllimet e caktuara. Kur'ani këto qëllime i ka karakterizuar si dobi për njerëzit: "... për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre, dhe që ta përmendni Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërinë", (el-Haxhxh:28).

Shprehja kuranore "el-menafi-a" nënkupton dobitë e kësaj dhe të botës tjetër. Për këtë haxhi paraqet sezonin e ibadetit, të takimeve dhe të njohjeve, të të ndihmuarit dhe solidaritetit, të tregtisë: është tubim shkencor ku shqyrtohet situata në botën islame, në të gjitha aspektet dhe sferat e jetës. Aty është takimi me Kiblen, me magnetin e përhershëm të secilit besimtari-myslimanë dhe myslimaneje. Aty bota islame bindet në potencialin dhe fuqinë e vet, për të cilin shpesh as që është e vetëdijshme, bindet në parimet islame. Është atakim i botës islame në vendin, atmosferën dhe kohën më të përshtatshme. Për këtë, haxhi si manifestim i tillë gjithherë ua ka penguar atyre të cilët atë botë kanë dashur ta nënshtrojnë dhe ta eksplatojnë. Këtë disa edhe haptas e kanë pranuar, si që është rasti i Viljam Xhefardit: "Kur Kur'ani dhe Mekka të izolohen nga arabët atëherë do të mund ta shohim arabin se si po nxiton rrugëve të kulturës nga të cilat nuk e ka larguar askush, por Muhammedi dhe libri i tij". Ose shkrimtari rus Klimovq, i cili në vitin 1945 në një revistë lidhur me haxhin, ka deklaruar: "Haxhi paraqet bazën themelore të ardhurave të feudalëve arab, dhe Kur'ani për ata është i shkruar".

Në suren et-Teube kemi dy ajete për haxhin. Mendohet se janë nga citatet e fundit Kuranore të shpallura Muhammedit a.s. Ku paraqiten rregullat përfundimtare përmes të cilave rregullohen marrëdhëniet në mes të myslimanëve dhe mushrikëve (mushrikë: ata që besojnë në shumë zotra, Sh.B.) të Mekkës. Kur'ani jep afat prej katër muajsh që ta rishqyrtojnë qëndrimin e vet, deri sa pas kalimit të këtij afati, vihen jashtë fuqisë të gjitha kontratat të cilat myslimanët patën nënshkruar me mushrikët. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kishin treguar vullnet dhe konsekuencë në bashkëpunim me myslimanët. Këtë vendim të Allahut xh.sh. Muhamedi a.s. e transmetoi pikërisht "në ditën e haxhit të madh" (javmel Haxhxhul ekberi) sikur që ishte urdhëruar: "Dhe (ky është) një kuptim nga Allahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se Allahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij", (et-Teube:3).

Nga aspekti kuranor ibadeti paraqet shprehjen e të besuarit dhe po qese është jo i drejt ibadeti bëhet i pavlershëm. Kishte edhe nga mushrikët të cilët investonin mjete në mirëmbajtjen dhe adaptimin e Qabesë dhe të cilët kishin role dhe detyra të caktuara në kohën e haxhit (furnizimi i haxhinjve, etj.) Mirëpo, Kur'ani thekson se njeriu së pari duhet ta ndërrojë zemrën dhe shpirtin e tij, sepse me haxh, në islam nuk mund të arrihet kurrfarë privilegjesh.

"A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdesin ndaj xhamisë së Shenjtë, si besimin e atij që i besoi Allahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e Allahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te Allahu. Popullin mizor Allahu nuk e vë në rrugëTë drejtë", (et-Teube:19).

Duke studiuar historinë e haxhit në Kur'an vijmë deri te përfundimet e tjera, Një nga ato është se islami nuk i anulon zakonet që nuk janë të dëmshëm. Shumë doke dhe zakone nga koha e xhahiljetit islami nuk i ka ndryshuar. Me këtë rast po japim shembullin nga ceremonia e haxhit sikur që është s'aji ndërmjet Safas dhe Merves: "Safa dhe merve janë nga shenjat (për adhurim) e Allahut, e kush e mësyn shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (umre: vizita e Qabesë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat por të t'i vizitojë aty dyja (të eci në ato dy vende). E kush bënë ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se Allahu është shpërblyes i gjithëdijshëm", (el-Bekare:158).

Shihet se si i dërguari i Allahut xh.sh. Muhamedi a.s. u përgjigjet njerëzve. Ato përgjigje janë në formë të shpalljes dhe të Pejgamberizmit. Ai thotë se ky është orientim i njerëzve për haxhin, për agjërimin, për tregtinë, për kthimin e borxhit. Ai pra jep përgjigje nga të cilat në jetën praktike do të kenë dobi. Nuk flet për trajektoren e hënës, për rolin e saj në kuadër të sistemit diellor, pra nuk jep përgjigje shkencore, Kur'ani është shpallur për shkak të diçkaje që është shumë më e madhe se këto fakte. Hapësira e Kur'anit është shpirti dhe jeta e njeriut. Të vërtetat kuranore janë absolute, ndërse e vërteta shkencore, ndoshta kjo për njeriun është bërë e njohur.

Kur'ani posaçërisht flet për kohën e kryerjes së haxhit. Ajo kohë e ka periudhën prej dy muajsh shevval dhe dhul-kade si dhe dhjetë ditë të muajit dhil-hixhe. Precizohet dhe rreptësisht urdhërohen mënyrat e caktuara të sjelljes dhe të jetuarit gjatë atyre ditëve: "Haxhi është në muajt e caktuara, e kush e kryen haxhin në këtë muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bënë të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as që mund ta shkaktojë grindje. Çka punon nga e mira Allahu i di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju zotët e mendjes keni dronë Time", (el-Bekare:197).

Pra, posaçërisht apelohet që të kryhen veprat e mira që njeriu të përmbahet nga marrëdhëniet seksuale, nga mëkati dhe zënka. Dhe vetëm në një atmosferë të tillë mund të vihet lidhja me Allahun xh.sh. Për këtë islami rëndësi të veçantë i jep përgatitjes për në haxh. Nuk është e mjaftueshme që të sigurohen vetëm kushtet materiale për të shkuar në haxh, kjo paraqet vetëm një pjesë të përgatitjeve. Është e nevojshme përgatitje morale, të cilës Kur'ani i jep prioritet. Fatkeqësisht, në praktikë më shumë i kushtohet rëndësi përshtatshmërisë materiale të hanxhinjve se sa asaj morale. Por, shpejt dëshmohet se kush e ka kryer haxhin me zemër e cili për qëllime të tjera.

Edhe më parë janë cekur disa nga mangësitë e tona rreth këtij urdhri. Sipas disave haxhiu duhet të izolohet nga jeta dhe nga kjo botë gjatë kohës së haxhit dhe kthimit në shtëpi. Është e vërtetë se haxhiu përsëri do të jetë pjesëmarrës në jetë, ai e ndryshon atë, atë e bënë më të mirë dhe më të bukur. Edhe pas haxhit ai mund të merret me çdo veprimtari pozitive-të lejuar. Haxhi nuk e ndalon çfarëdo aktiviteti dhe veprimtari pozitive.

Veprimtaritë dhe punët të cilat njeriu i ushtron as në haxh nuk janë të ndaluara, Ato vetëm janë të përshkruara me forcën e ibadetit dhe në atë drejtim duhet të veprohet edhe pas haxhit. Për këtë më së miri na shërben sqarimi kuranor: "Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti xhatë haxhit", (el-Bekare:198).

Qëndrimi në Arafat është kusht i domosdoshëm i haxhit. Kjo është pamja e fundit e tubimit më të madh njerëzor, aty është vendi për një fjalë, për një qëndrim. Për atë fjalë të cilën në atë vend para katërmbëdhjetë shekujve Muhamedi a.s. ia ka falur dhe ia ka dhuruar ymetit të vet dhe historisë, është ajo porosia e gjallë dhe e përjetshme mbi islamin, ymetin dhe njeriun.

Andaj, qëndrimi në këtë vend është i përcjell me shprehjen "... E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendni Allahun në vendin e shenjtë (Muzdelife), përmendni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur", (el-Bekare:198).

Padyshim që gjenerata e parë të myslimanëve më së miri e ka kuptuar rendësin e kësaj të vërtete kuranore. Ata ishin dëshmitarë, ose shumë afër mashtrimit në të cilën kanë jetuar dhe për të cilën fletë Kurani. Akoma e kishin të freskëta kujtimet nga jeta e përmbushur me luftëra dhe grindje fisnore, urrejtje dhe mostolerancë fetare, ofendime morale dhe eksploatim të skamnorëve nga të pasurit. Të grumbulluar në Arafat dhe Myzdelife, akoma e kishin kujdesën e freskët për këtë jetë. Tani ata marshojnë në rrugët e reja, bëjnë ura të forta me botën, me jetën dhe njeriun.

Arabët, para se ta përqafonin islamin kishin bërë traditë që në kohën e haxhit në këto vende të njëjta kryenin ritualin e madhërimit të prejardhjes së fisit dhe të prindërve të tyre. Gjë që ka çuar më tepër në përçarje dhe urrejtje në mes tyre. Kur'ani e largon këtë zakon. Tani aty madhërohet vetëm emri i Allahut xh.sh.: "E kur t'i kryeni detyrat e tuaja, përmendni Allahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendni edhe më fortë ...", (el-Bekare:200). Ajetet mbi haxhin përfundojnë me qëndrimin e shkurtër dhe të qartë të jetës. Me këtë është e përshkruar e tërë historia islame, shkenca dhe filozofia. Ku njerëzit luten: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr", (el-Bekare:201). Siç është cekur, Kur'ani, sa i përket rregullave të haxhit, ato detaisht i ka përpunuar. Parashikohet mundësia kur haxhi nuk mund të kryhet, e arsyet për këtë mund të jenë shëndeti-sëmurja ose rreziku nga armiku.

Me këtë rast haxhi nuk guxon të ndërpritet, por myslimanët, duhet, aty gjer ku kanë arritur të therin kurban dhe të dalin nga ihrami. Rasti i tillë i ka ndodhur Muhamedit a.s. dhe sahabve në vitin e gjashtë të hixhrit në Hudejb. Aty mushrikët e paguan që të shkojnë në Mekkë për ta kryer umren. Në njërën nga pikat e kontratës së Hubejdit myslimanëve iu është lejuar që ta kryejnë umren në vitin pasues. Për këtë Muhamedi a.s. ka therur kurban dhe ka dalë nga ihrami. Në mënyrë të njëjtë vepruan edhe asabët. Këtu vjen në shprehje roli i plotë i qëllimit (nijetit) në islam dhe njëherazi lehtësimi në rrethana të caktuara "Haxhin dhe umren në emër të Allahut kryeni ...", (el-Bekare:196).

Përfundimisht, haxhi është i lidhur me përfundimin e shpalljes së Kur'anit dhe me përfundimin e misionit të dërguarit të Allahut xh.sh. Muhamedit a.s.. Sipas shumicës, mu pas ose gjatë haxhit lamtumirës (haxhetulveda) është shpallur ajeti i fundit i Kur'anit: "... Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin për fe ...", (el-Maide).

Fjalët e fundit të dërguarit të Allahut xh.sh. Muhamedit a.s. në Arafat ishin: "Ndoshta me ju pas këtij viti më kurrë nuk do të takoheni në këtë botë". Nga këto fjalët e tija ashabët e kuptuan se jeta e Muhamedit a.s. në këtë botë ishte para përfundimit e që më pastaj u dëshmua.



Autor: Jusuf Ramiq
Përktheu: Shaban BASHA

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...