Ç'mendojnë Mjekët për Zemrën



Profesoreshë e Neurologjisë Universiteti Zakzik Egjipt.

Zemra nuk është vetëm një pompë gjaku e thjeshtë, siç pretenduan mjekët më parë. Shkencëtarët sot me seriozitetin më të madh po flasin për një tru që gjendet brenda në Zemër e që përbëhet prej 40.000 neurone, domethënë ajo që ne e quajmë "mendje", është në qendër të zemrës.

Kjo qendër është ajo që drejtorin trurin që të kryejë funksionin e tij. Prandaj Allahu i Madhërishëm ka bërë zemrën mjet për të kuptuar dhe logjikuar ne. Allahu xh,sh, thotë: "A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë", (Suretu el-Haxhu: 46).

Në ajetin tjetër thotë: "Ata nuk kanë zemra që me to nuk kuptojnë", (el-Earaf: 179)<.br />
Nga këto ajete qartë na bëhet me dije, se Kur'ani fisnik, ka përcaktuar qendrën e perceptimit tek njeriu, e që është zemra, të cilën po e zbulojnë sot shkencëtarët. Allahu i Madhërishëm tha: "Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta", (el-Bekare: 74).

Kur'ani në këtë rast ka përcaktuar karakteristika të zemrës që janë ngurtësia dhe butësia. Prandaj Allahu xh.sh. për pabesimtarët ka thënë: "Të mjerët janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë", (Zumeri: 22). për kundër myslimanëve ku thotë: "(prej leximit dhe dëgjimit) tij rrëqethen lëkurat dhe dhe zbuten zemrat e tyre", (Zumer: 23).

Secila nga qelizat e zemrës është një depo informacioni dhe ngjarje, dhe për këtë arsye filluan të mendojnë dhe të falsin për kujtesën e zemrës. Allahu xh.sh. na siguroi se çdo gjë gjendet në zemër dhe se Allahu xh.sh. na sprovon duke përjetuar atë që është në zemrat tona. Allahu xh.sh. thotë: "Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në zemrat", (Ali Imran: 154).

Defekti më i madh në sistemin e funksionimit të zemrës, çon në humbjen e dëgjimit, andaj Allahu xh.sh. thotë: "Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat)", (El-Earaf: 100).

Zemrës i kushtohet një seriozitet shumë i rëndësishëm në shkencë dhe në studime, sepse zemra ndikon në drejtimin e qelizave të trurit. Prandaj Kur'ani Fisnik ka bërë edhe lidhshmërinë mes zemrës dhe shkencës (diturisë). Allahu i madhërishëm thotë: "Perëndia, ua ka vulosur zemrat e tyre, por ata nuk dijnë", (Teuvbe: 93).

Qendra e gënjeshtrës gjendet në zonën e përparme në pjesën më të lartë të trurit, kurse sa i përket informacioneve që i ruan zemra janë të vërteta dhe të pa dyshimta. Prandaj njeriu kur gënjen me gjuhën e tij, ai e thotë të kundërtën e asaj që e ruan zemra nga informacionet dhe njohuritë. Prandaj Allahu xh.sh. thotë: "Ata flasin me gjuhën e tyre, atë që nuk e kanë në zemrat e tyre", (el-Fet'hu: 11). Në këtë rast, gjuha lëvizë me urdhrin që e merr nga pjesa e përparme e trurit, të cilën Allahu xh.sh. në kur'an e quan: "pjesa e përparme e kokës, rrenacak mëkatar", (Alek: 16).

Besimi gjendet në zemër e jo në tru, e këtë e kanë vërtetuar disa hulumtues duke studiuar për rëndësinë e zemrës në besim dhe iman. Allahu xh.sh. thotë: "O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: 'Ne kemi besuar', e zemrat e tyre nuk kanë besuar", (e)l-Mide: 41).

Njeriu i cili ka zemër industriale, nuk ka frikë, nuk ndikohet dhe nuk i intereson asgjë për të ardhmen e tij, këtë e ka definuar kur'ani ku thotë: "E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre", (el-Enfal: 2).

Poashtu Allahu xh.sh. ka bërë që zemra të jetë edhe vendi i frikës dhe trishtimit, andaj Allahu xh.sh. thotë: "dhe në zemrat e tyre hodhi frikën" (el-Hashr: 2). Kjo është ajo që ne sot shohim e veçanërisht gjatë operimit të zemrave artificiale, ku shohim shqetësim të të gjitha sistemet e trupit të njeriut.

Trajtimi më i mirë i zemrës.

Të gjithë shkencëtarët konfirmojnë se shkaku i parë për vdekjen e zemrës është çrregullimi i sistemit të funksionimit të zemrës, kurse rruga më e mirë e shërimit të saj është tentativa në vazhdimësi për të stabilizuar dhe qetësuar zemrën. Është vërtetuar se disa frekuenca të zërit ndikojnë në funksionimin e zemrës dhe ndihmojnë për stabilizimin e saj. Prandaj Allahu Fuqiplotë thotë: "Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen", (er-Ra'd: 28). Për në fund, i lutei Allahut Fuqiplotë që t'i përforcojë zemrat tona në besim me lutjen e përgjithshme për tërë besimtarët: "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh", (Ali Imran: 8).



Autor: Prof. Dr. Jusrije ET-TAVIL
Nga arabishtja: Prof. Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...