A lejohet ti urojmë krishterët për festat e tyre?



Qendra e fetvave të Egjiptit lëshon fetvanë (vendim fetar) se LEJOHET urimi i krishterëve për festat e tyre, por me kusht që në këtë urim mos të ketë diçka që bie ndesh me akiden apo besimin islam. Fetvaja thotë se ky veprim, hyn në kategorinë e ihsanit (bamirësisë dhe sjelljes së mirë me të gjithë njerëzit) që na urdhëron Allahu në Kuran: "Njerëzve thuani fjalë të mira (të bukura)" si dhe në ajetin tjetër: "Allahu ju urdhëron në drejtësi dhe bamirësi (e mirësjellje me të gjithë njerëzit)".

Në fetva thuhet se argumenti kryesor i lejimit të kësaj është ajeti kuranor ku Allahu xh. sh. nuk na ndalon t'u bëjmë mirë atyre që nuk janë musliman, e këtu hyjnë: raportet e mira dhe mirësjellja me ta, shkëmbimi i dhuratave dhe forma të tjera të mirësisë. Allahu i Madhërishëm thotë: "Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët".

Kjo fetva erdhi pas pyetjes se a lejohet t'i uroj krishterët për festat e tyre, e në veçanti festat e fundvitit. Fetvaja gjithashtu thotë se t'i japësh dhurata apo të pranosh dhurata nga jomuslimanët është e lejuar, duke u bazuar në atë se Pejgamberi, a.s., i pranonte dhuratat nga jomuslimanët ... Dijetarët islam, nga këto tekste kuranore dhe hadithe të Pejgamberit, a.s., kanë kuptuar se pranimi i dhuratave nga jomuslimanët nuk është vetëm e lejuar dhe e pëlqyer, por është Sunnet i Pejgamberit, a.s..



Nga gjuha arabe: Enes KOSHI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...