I nderuar Ahmed Kalaja: Qilimeja nuk është Sajesë



Faleminderimi i takon Allahut Fuqiplotë, i cili njeriun e dalloi prej gjith krijesave që Allahu ka krijuar gjith çka në shërbim të njeriut, kurse njeriu doli mohues i të mirave ndaj Allahut Fuqiplotë, duke mendu se ai dinë a në realitet ai sdi asgjë.

I nderuar Ahmed Kalaja Qilimeja nuk është Sajesë, nga e ke nxjerrur se është sajesë, përse po ua trullon mendjen njerzve, përse nuk e thoni realitetin, të vërtetën.

Ju keni thënë se nuk ka Argument, ja i nderuar unë po ua rikujtojë ajetin kuranor ndoshta e keni harruar, nuk e keni praktikuar.

Ajeti: فاعلم انه لا اله الا الله - 'Atëher dije se nuk ka Zot tjetër, pos Allahut', ky ajet i nderuar është urdhër i Allahut Fuqiplotë.

Ajeti tjetër: واستغفر لذنبك والمؤمنين والمؤمتات ... - 'Kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve'.

Hadithi i Muhamedit a.s.: افضل الذكر كلمة لا اله الا الله , 'Dhikri më i mirë është Lailahe-Ilallah'.

Qfar të keqe, paska o i nderuar kur Allahu Dhulxhelal na ka porositur dhe na ka urdhëruar me Ajet kuranor, dhe kjo është Porosi e Muhamedit s.a.v.s., Qilimeja nuk është Sajesë, e as Bidat, kjo është e bazuar në Kuran dhe në Sunet.

Dhe në faktin se ju kishit deklaruar se fatkeqësisht, ka mbetur në trojet shqiptare Maqedoni dhe Kosovë, a fatkeqësi po të duket fjala e Allahut Dhulxhelal, a Fatkeqsi po të duket fjala e Muhamedit a.s., vetëm kjo fjalë, fatkeqësi i nderuar a e keni analizuar çka don të thotë.

Nëse njerëzit thonë se vetëm në Kosovë, e Maqedoni e bëjnë dhe se ne ndoshta jemi gabim, duke ba qilime.

Jo i nderuar ju aspak skeni lexuar, se qelimeja është në të gjith Botën Islame, duke fillu prej, vendeve të largëta: Indonezi 273 milion banorë, Malajzi 32 milion banorë, Pakistan 220 milion banorë, Indi 1 miliard e 380 milion banorë, Turqi 84 milion banorë, dhe vendeve Arabe, përveç një pjesë të vogël të Arabve të Ashtu quajtur Vehabi.

Kurse nëse e llogarisim Kosovën dhe Maqedonin nuk dalin as 3 milion banorë.

Që d.m.th. i nderuar gjithë këto vende islame me shumic banorë me miliarda, këndojn qilime, kurse ne shqiptarët më të dalluar se ato të tjerët.

Mos thoni atë që nuk është e vërtet, sepse do keni përgjegjësi para Allahut Fuqiplotë.

Të jeni kompetent në këto çështje, jo duke pirë çaj nëpër dhoma, japin Fetva apo i bëjm sendet, bidat kjo, bidat ajo.



Autor: Besir FERATI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...