Lidhjet regjionale me wahabizmin



Hetuesit e inteligjencës ndërkombëtare kishin vëzhguar edhe lidhjet e grupit të wahabvistëve nga Peja me wahabistë të tjerë në regjion. Lidhjet e tyre, sipas dosjeve që i ka parë Express, janë të fuqishme me Maqedoninë, me imamë në zë si Omer Bajrami, Dhulkarrnejn Ramdan, Sadullah Bajrami e Shukri Aliu. Aliu është arrestuar në Kosovë i kërkuar nga drejtësia maqedonase dhe ai është ekstraduar ekskluzivisht pas një takimi të Ministres së Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska me homologun e saj kosovar, Bajram Rexhepi.

Inteligjenca e klasifikon Shukri Aliun si kokë e organizimit të xhihadit në terren dhe përdorues i eksplozivëve kundër armiqve.

Por, inteligjenca duke vëzhguar lëvizjet e wahabistëve pejanë gjeti se ata funksiononin edhe si dëge e wahabistëve në Prishtinë. "Takimet e tyre janë të rregullta me disa persona në të ashtu quajturën "Xhamia e Madhe" në Prishtinë. Nga atje kthehen me udhëzime dhe literaturë", shkruan në dosjet e inteligjencës.

Xhamia e Madh e Prishtinës ka afro një dekadë që drejtohet nga Shefqet Krasniqi, aktualisht në paraburgim për nxitje të urrejtjes, shpëlarje të parave dhe lidhje me organizata të dyshimta terroriste. Gjatë bastisjes iu gjet edhe një letërnjoftim i Republikës së Serbisë, derisa njohës të islamit ekstrem e kanë potencuar shpesh që qendra financiare e wahabizmit për Ballkan është Beogradi, derisa qendra e rekrutimit të tyre është Novi Pazari.

Inteligjenca beson që ata kanë vazhduar që të ruajnë të forta lidhjet edhe me imamë të shtetit shqiptarë, të saja që njihej "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë", pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë arrestuar nga Prokuroria e Shtetit e Shqipërisë edhe si rekrutues të xhihadistëve edhe si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në xhihad. Më i shquari nga at ishte Genc (Abdurrahim) Balla.



Përgatiti: express



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Inteligjenca ndërkombëtare: Wahabistët e Pejës merreshin me haraç e drogë".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...