Një letër hoxhallarëve që mendojnë ndryshe nga maturiditë dhe esharitë



Të nderuar hoxhallarë nëse ju nuk pasoni Imam Maturidiun apo Imam Eshariun kjo është punë e juaj. Por nuk mund të pranoj nga ju të më pyesni se çfarë doktrine apo menhexhi kishin sahabët.

Sepse kjo i bie se esharitë e maturiditë kanë devijuar nga rruga e tyre. Unë nuk mund të besoj një gjë të tillë! Unë besoj se umeti i Muhamedit a.s. selef e halef janë në të njëjtën linjë dhe në të njëjtin menhexh.

Sepse umeti i Muhamedit a.s. nuk ka devijuar rrugën asnjëherë. Për këtë na ka siguruar Resuli i Allahut. Muslimanët, gjeneratë pas gjenerate kanë qenë në rrugën e Pejgamberit a.s., Ulematë e këtij umeti që na kanë shpjeguar fenë kanë qenë maturidi e eshari.

Unë jam rritur dhe më është thënë se ne muslimanët e Ballkanit jemi sunitë. Këtë e kam mësuar edhe në shkollën Furkan në Damask edhe në Universitetin e Ez'herit duke mësuar se Maturiditë dhe Esharitë janë ehli sune.

Sa herë postoj ndonjë postim maturidi-eshari del dikush dhe thotë a ka qenë Pejgamberi a.s. maturidi?! Xhematin e thjeshtë edhe mund ta kuptoj por hoxhallarët s'mund ti kuptoj!

Të gjithë hoxhallarët tanë prej se e kemi pranuar Islamin në tokat tona i kemi pas në rrugën e Imamit të këtij umeti: Imam Maturidi. Në aspekt të fikhut kemi qenë dhe jemi në medhhebin hanefi me qindra vjet në këto hapësira.

Selam.



Autor: Dr. Ajni SINANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...