Pse refugjatet muslimane kerkojne shpetim ne vendet krishtere?
Nga aspekti fetar nuk ka pengese qe muslimanet te kerkojne shpetim ne vende krishtere. Nje gje te tille e kishin bere sahabet/shoket e Pejgamberit a.s. kur kishin kerkuar shpetim tek mbreti i krisher, Nexhashiu. Por ate kohe shoqeria e Mekes ishte idhujtare. Sot shoqerite ne vendet muslimane nuk jane idhujtare. Sahabet kishin shkuar ne mbreterine e Nexhashiut, sepse ai ishte nje udheheqes i drejte. Edhe sot muslimanet e shtypur shkojne ne vende evropiane sepse atje ka udheheqes te drejte.
Pra shteteve islame ne pergjithesi ju mungon drejtesia. Nje shteti qe i mungon drejtesia i mungon ndihma e Allahut. Vendet qe punojne me drejtesi edhe pse nuk jane muslimane po zhvillohen, nderkaq vendet muslimane po vendnumerojne, kjo sepse muslimanet edhe pse jane ummet i librit nuk lexojne, nuk kemi shkencetare qe marrin cmime nobel per shkence.
Islami eshte fe e dashurise, por ne predikojme urrejte, Islami eshte fe e meshires, por ne predikojme vrasje dhe mbytje, Islami eshte fe e drejtesise, por ne mbrojme padrejtesine, Islami eshte fe e dijes dhe shkences, bota islame do duhej te festonte shkeljen e saj ne hene, te bente perpjekje per ne mars, por ne nuk merremi me shkence, ku jane universitetet e botes muslimane ne rangliste boterore.
Madje edhe me keq se kaq, nje pjese gjithe parate dhe energjine e shpenzon per ti bindur njerezit se ne si ummet nuk paskemi ditur se si eshte falur Pejgamberi a.s., dhe ja pas 14 shekujsh alimat e medhenje na dalin dhe na tregojne se si qenka falur Pejgamberi a.s., na tregojne se si falet namazi sipas sunnetit, thuajse ummeti qenka falur sipas Telmudit, Tores apo Bibles per keto 14 shekuj, na tregojne se teravija duhet te falet 8 reqatesh sepse keshtu eshte falur Pejgamberi a.s., kurse teravia 20 reqatesh eshte bidat (i ndaluar) i shpikur nga hazreti Omeri.
Kjo eshte gjendja e Ummetit te sotem, spo e zgjase me shume, sepse, no koment, selam alejkum.
Autor: Mr. Ajni SINANI