Reagon Zuhdi Hajzeri: Të flasim hapur kundër terrorizmit në Kosovë dikujt po i pengon



Zuhdi Hajzeri imami nga Peja, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook-u, ku ka reaguar kundër disa personave të cilëve nuk u kanë pëlqyer fjalimi i tij, të dhënë në tryezën e rrumbullakët e organizuar nga Portali Foltash.com.

Foltash, ua sjellë të plotë postimin e Hajzerit.

Një tipi pa identitet dhe servil i ultë i paska penguar pjesëmarrja ime në tryezën e organizuar nga portali Foltash dhe ligjërimi im kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, kështu dalin terroristët e fshehur nën toke.

Po sa t'i prekim në parimet e tyre terroriste, një nga ato që kam thënë në ligjëratë është edhe kjo fjali: "Nuk është kurrsesi e drejtë të akuzosh Islamin për veprimet gjakatare të radikalëve të dhunshëm".

Një mendimtar i urtë thotë: "Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist. Islami kërkon paqe dhe Kur'ani kërkon që çdo mysliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut", përfundon shkrimin e tij Hajzeri.

Ky reagim erdhi pasi në disa portale ka dalur hapur disa persona kundër fjalimit të Imamit nga Peja i cili vazhdon të jetë imam i emëruar nga BIK, transmeton Foltash.com.



Përgatiti: foltash

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...