Mësuesi, dita dhe vlera e tij



Më 14-22 nëntor 1908 eshte mbajt kongresi i Manastirit me fjale tjera Kongresi i Alfabetit, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në mars të vitit 1887 në Korçë është hap mësonjëtorja e parë shqipe.

Në Paris, më 5 tetor 1966 miratohet edhe statusi i Mësueseve. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, është hartuar edhe betimi solemn i mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. Pra, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit.

Dita e mësuesit është edhe para këtyre datave sepse i pari i cili të folurit e ka paraqitur me shkronja është mësuesi IDRISI a.s.. Pra Idrisi a.s. është i pari i cili ka shkruar, ka lexuar dhe i ka mësuar të tjerët. Për këtë arsye e ka marrë emrin Idris - MËSUES.

Mësuesi - IDRISI a.s. është ai i cili i ka mësuar njerëzit që me anë të shkrimit t'i paraqesin rregullat e fesë dhe të shkencës. Që njerëzit të jetonin të lumtur, të punonin me sinqeritet, ti ndihmonin njëri-tjetrit për të krijuar shoqëri të shëndoshë. Thotë Zoti i Lartëmadhëruar: "Në libër (Kur'an) përkujtoje Idrisin(mesuesin). Vërtet ai (Idrisi-mësuesi) ka qenë i sinqertë dhe pejgamber. E ka ngritur Ai (Allahu) në një vend të lartë", (Merjem, 56-57).

Idrisi ka pasur dëshirë që të udhëtojë nëpër botë që të përhapë fenë dhe t'ua mësojë të tjerëve rregullat e fesë, bashkëpunimit dhe mënyrën e jetesës në baza morale të shëndosha dhe fetare, pör këtë arsye Zoti i Lartëmadheruar: "E ka ngritur Ai në një vend të lartë", (Merjem, 57).

Pejgamberët e prej tyre edhe vula e pejgamberëve Muhamedi a.s. na kanë mësuar ta njohim Krijuesin ndërsa shkenctarët na kanë zbuluar zbulimet shkencore për të vërtetuar thëniet e pejgamberve për të njohur Krijuesin - Zotin Ai i cili e do mësuesin e do edhe nënën edhe babën edhe vëllaun edhe motrën edhe familjen edhe shoqërinë edhe atëdheun edhe njerëzimin edhe natyrën edhe kosmosin Ai i cili ka këto vyrtyte atë e ngrite Zoti i Lartemadheruar larte ashtu siq ka thënë Zoti i Lartëmadheruar për Idrisin - Mësuesin "E ka ngritur Ai (Allahu) në një vend të lartë", (Merjem, 57).



Autor: Dr. Musli VËRBANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...