Imami i Drenicës - Vehabistët më kërcënuan me prerje koke
Sot pas faljes së namazit të drekës disa vehabistë e kanë kërcënuar me jetë Imamin e Drenicës Osman Musliun.
Imami e ka konfirmuar për Express se sot pas namazit të drekës ka pas një kërcënim ballë për ballë me disa myslimanë radikal të cilët ai i quan vehabistë.
"Vehabistët më shikonin në sy dhe më thanë se do ta presim kokën për deklaratat e tua. Unë i njoh ata dhe i kam lajmëruar në polici", ka thënë për Express Osman Musliu.
Rasti sipas tij ka ndodhur në Klinë, prandaj ai kërcënimin e ka lajmëruar në stacionin policor të Klinës.
Osman Musliu kohë më parë kishte pas një sulm fizik me lëndime të rënda trupore, akterët e të cilit kurrë nuk janë gjetur dhe rasti asnjëherë nuk është zbardhur. Derisa është njëri na kundërshtarët e hapur të myftiut kosovar Naim Ternava.
Përgatiti: ina