Katër Medhhebet në lidhje me Vehabizmin
Thëniet e dijetarëve të katër shkollave të jurisprudences Islame në lidhje me lëvizjen vehabiste (pretendues të rremë të selefizmit):
1. - Shkolla Juridike hanefite:
Myftiu hanefi, shejhu dhe juristi Shejh Ibn Abidin el-Hanefi, e quajti vehabizmin (havarixhët e kësaj kohe), në librin e tij (Hashiyat Radd al-Mukhtar ala al-Durr al-Mukhtar Sharh Tanwir el-Basar. ( Doktrina e Imam Ebu Hanife el-Nu'man) në kapitullin mbi rebelimin.
2. - Shkolla Juridike Maliki:
Juristi shejh Ahmed Al-Sawi Al-Maliki, në komentin e tij mbi Sherh El-Xhelalejn, tha në interpretimin e tij të sures Fatir (Vehabistët janë partia e shejtanit).
3. - Shkolla Juridike Shafi'i:
Myftiu Shafi i Mekës, Shejh Ahmed bin Zaini Dahlan, i cili vdiq në vitin 1304 hixhri, në librin e tij (Khulasat al-Kalam fi Bejan al-Amir el-Belad al-Haram) deklaroi se rebelimi vehabiist është një nga kryengritjet më të mëdha, dhe ai përmendi se dijetarët e dy xhamive të shenjta vendosën se ata ishin të pafe, kur i shikonin besimet e tyre të korruptuara.
4. - Shkolla e mendimit Hanbeli:
Myftiu hanbeli në Mekë, Ibn Hamid el-Nexhdi, i cili vdiq në vitin 1295 hixhri, në librin e tij (Retë që kaplojne mbi faltoret e hanbelive) përmendi se babai i Muhamed ibn Abdul-Vehabit ishte i zemëruar me djalin e tij, Muhamedin. Ai kishte ndjere me intuiten e tij se ky djale do te devijonte rrugen e drejte. Pastaj Muhamed ibn Abdul-Vehab bente qafir, te gjithe ata që nuk pajtoheshin me të dhe urdhëronte vdekjen e tyre. Shejh Sulejman bin Abdul Vehab, vëllai i Muhamedit, kishte shkruar një libër në kundershtimet e devijimeve të vëllait të tij.
Përgatiti: Eduart THARTORI