Shqiptarët në luftë kundër Vahabistëve e shkatërruan shtetin e parë vahabist!?



Mehmet Ali Pasha, e dërgoi kundër vehabinjve birin, Tosun Pasha, me ç'rast Meken dhe Medinën i shpëtoi nga këta barbarë vahabist (1813).

Per clirimin e Medines rane plot 5 mije shqiptare. Por, puna nuk mbaroi me këtë. Lufta vazhdoi deri më 1818. Më 1815 shefi i vehabinjve vdiq. Udhëheqjen e mori në dorë biri i tij. Mes Tosun Pashës dhe liderit të ri të vehabinjve u zbvilluan shumë përleshje. Në fund Tosun Pasha i mundi, shefin e tyre e zu rob, dhe e dërgoi në Stamboll. Udhëheqësit e vehabinjve në Stamboll i prene koken. Në këtë mënyrë lëvizja e vehabinjve mori fund (1818), (Shih: M. Çağatay Uluçay, Tarih Ansiklopedisi, Istanbul, 1967, 488).


Nënshtrimi i Sauditëve

Në kohën kur Mehmet Aliu ishte bërë sundues i Egjiptit, në Arabinë e sotme Saudite, që në atë botë ishte pjesë e Kalifatit Osman, familja e Saudëve, e inspiruar nga mësimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kërkonte reformimin e fesë islame dhe kthimin në traditën e sahabëve të hershëm të Islamit, kishte nisur të krijojë shtetin saudit, sipas traditës selefiste. Megjithatë, krijimi i këtij shteti nënkuptonte copëtimin e kalifatit osman i cili trashëgohej nga dera e osmanëve që nga viti 1517, kur sulltan Selimi i kishte marrë pushtetin shpirtëror të kalifatit nga kalifi abasid i Kajros.

Edhe pse mësimet teuhidike saudite kërkonin pastrimin e fesë nga bidatet dhe kthimin në Islamin e pastër të kohës së Profetit, ndalimi i haxhinjëve nga kryerja e Haxhit dhe për më tepër forma militante e Shtetit të Parë Saudit përbënte një kërcënim për Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan në Stamboll. Sipas besimit të shumicës së besimtarëve muslimanë në këtë kohë, kalifi osman ishte një pasardhës i kalifëve të hershëm të Islamit, të cilët amanetin e Kalifatit e trashëgonin që nga koha profetit Muhamed nëpërmjet katër kalifëve të drejtë, amanet që më pas e kishin marrë umajadët, dhe më pas abasidët deri të osmanët.

Duke e konsideruar rebelimin saudit kundër normave të sheriatit, shejhulislami dhe shejhët e Azharit nxorrën fetva që Shteti Saudit të vihet nën kontroll dhe forma e dhunshme e luftës së tyre të ndalohej. Për këtë arsye, Mehmet Aliu do të dërgonte djalin e tij, Tosun Pashën në Qytetet e Shenjta për t'ia kthyer ato fisit të kurejshëve dhe kujdestarit të tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve të Mehmet Aliut do të përfundonin me sukses kur në 1818 forcat shqiptaro - egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosën Abdullah ibn Saudin. Pas kësaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesët e tjera të Nexhdit dhe Hixhazit (1818-1820).

Ndërsa Abdullah ibn Saudi që ishte kapur i gjallë, do të dërgohej në Stamboll, pranë sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do të kërkonin faljen e tij, sulltani do ta dënonte me vdekje Abdullahin në sheshin e Gjylhanes në Stamboll. Përveç fitoreve në beteja, Ibrahimi morri nga sauditët edhe një nga kopjet më të vjetra të Kuranit të Shenjtë që datonte që nga koha e kalifit të tretë të Islamit, Osmanit. Kjo kopje do të ruhet deri në ditët e sotme në Top Kapë Sarajet në Stamboll.

Pas nënshtrimit të sauditëve, Mehmet Aliu vazhdoi të fuste nën sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane të Nubisë, Sanarit dhe Kordofanit, që pas kësaj do të njihen si Sudan. Për të nënshtruar ato, ai dërgoi një ekspeditë ushtarake prej 4000 vetësh në vitin 1820, që komandohej nga djali i dytë i pashait, Ismail Pasha e cila në 1823 realizoi themelimin e provincës së Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendër të vendit. Gjate lufterave te Mehmet Ali Pashes llogaritet se shqiptaret qe u vrane ishin mbi 20 mije. Ata ishin gjithashtu ushtaret e tij më besnik.



Përgatiti: infopress

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...