Trillimet historike
Shumë persona të njohur tashmë në sferën intelektuale, të cilët, disa prej tyre në shërbim të politikës asimilues sllavo - greke, dhe disa të tjerë të lindur me prirje servilizmi dhe karriere, mundohen të spekulojnë mbi historinë e kombit shqipëtarë, vençarishtë mbi periudhën e ardhjes së perandorisë osmane në Shqipëri, ata e thërrasin popullin shqipëtarë muslimanë të rishikojnë historinë, që i lidh me Islamin, Turqin dhe Lindjen.
Këta persona, të ashtuquajtur intelektual, jo vetëm që e falsifikuan historinë duke e shpërfillur të vërtetën, - që tashëm është i njohur fakti se shqipëtarët, duke përqafuar fenë Islame, ruajtën dhe indentitein e tyre kombëtarë - mirëpo kjo shtresë nën pretekstin e integrimit të Shqipërisë në Evropë, jo vetëm që gjeti liri dhe mbështetje prej qeverisë Shqipëtare, por shpeh herë luan rolin e ambasadorit politko - fetare të Evropës.
Ata huazuan prej orientalistëve dhe disa fanatikëve fetar trillimet, se populli shqipëtarë u konvertua në muslimanë në sajë të dhunës dhe mjeteve ekonomike që ushtroi perandoria Osmane në Shqipëri, kështu që rruga më e mirë sot për integrimin e kombit shqipëtarë në evropë, është korrigjimi i historisë dhe braktisja e fesë Islame dhe konvertimi në fenë Krishtere - pa na treguar se në cilën rrymë, në atë ortodokse, apo katolike, apo protestante ... etj.. Meqënse kjo thirrje, thithi në gjirin e vetë atë shtresë njerëzish që përkrahin gjithmonë shumicën dhe më të fortin, sesa të vërtetën dhe drejtësinë, atëherë ata servirën në arenën shqipëtare trillimin e ri të radhës, "Komunizëm Islamik".
Për këtë trillim të radhës thotë Avdi Baleta: "Pra kemi të bëjmë me një variant politiko-fetar të tezës politiko-historike të shkollave sllavo-greko-bizantine se armiq të shqiptarëve nuk janë fqinjët sllavë e grekë, por dikush tjetër më larg e sidomos osmanët dje dhe turqit e myslimanët sot. Pra "komunizmi islamik" i duhet dikujt që të sajojë një armik të ri të përbashkët të paqenë për shqiptarët, sllavët, grekët". [1]
Kështu që ky trillim e shumë trillime të tjera janë mjete të vlefshëme për të krijuar armiqësi dhe përçarje në popullin shqipëtarë, sikurse edhe duke diskriminuar personalitetin e myslimanit shqipëtarë.
Çdo besimtarë që mediton në Kuran, do të gjejë trillime e spekulime të shumta janë përdorur ndaj të dërguarëve të Allahut me qëllim devijimi dhe përgënjshtrimi ndaj thirrjes së tyre. Çifutët dhe të Krishterët e njihnin shumë mirë prej Teuratit dhe Inxhilit të dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin a.s., por interesi i tyre vetjak dhe arroganca hipokrite i verboi ndaj së vërtetës, kështu që trillimi ishte mjet i vlefshëm për të arsyetuar vetëveten e tyre, por edhe për të luftuar të dërguarin e Allahut.
Kështu që metodolgjia e trillimeve ka qenë e do të jetë mjet i nevojshëm për të arritur qëllimet e një shtrese të caktuar njerëzish, rryme fetare apo shteti, mirëpo kur trillimet kanë të bëjnë me historinë - siç po ndodh në Shqipëri - rrezikshmëria është më e madhe, ngaqë pas një kohe ky trillim mund të prenzahtohet si e vërtetë historike.
Sa i përket periudhës së historisë Osmane në Shqipëri, janë hedhur shumë trillime, mirëpo shumë historianë por edhe studiues kanë reflektuar me studimet e tyre duke zbardhur të vërtetën, megjithatë nuk mjafton që e vërteta vetëm të thuhet që njerëzit ta dëgjojnë dhe me kaq ta përqafojnë. E drejta, e vërteta ka nevojë për argumente dhe për pushtet që ta mbrojë e ta realizojë atë, përndryshe e shtrembra, me gjithë falsitetin e vet, herë me anë të forcës e herë me anë të zbukurimit të fjalëve mund të fitoi mbi të drejtën. [2]
Kështu që teologët myslimanë shqipëtarë përkrah ligjëratave me tematikë fetare duhet të mos neglizhojnë çështjet historike që po trillohen dita ditës, por sipas mundësisë në çdo mexhlis apo ligjëratë të thuhet e vërteta, por edhe të shpërndahen ato studime që e zbardhin të vërtetën dhe të këshillojn xhematin për leximin e tyre.
Sot në botë shumë trillime historike po njihen si të vërteta historike, ato mësohen në shkolla si të vërteta, dhe prej këtyre trillimeve është se Evropianët zbuluan Amerikën, ose më sakët Kolombi, mirëpo ky trillim që serviret si e vërtetë historike ka si qëllim të fshihen prej memories historike shumë krime çnjerëzore në të shkuarën.
Për të sjellë një fakt në fushën e trillimeve historike, e pashë të arsyeshme të përkthej ligjëratën e mëposhtme si argument se trillimet historike njihen si të vërteta historike, por megjithatë siç thotë Gothsuord "E kaluara sido që të ketë qenë nuk mund të varroset".
Ligjërata e Prof. Dr. Ali bin el-Muntesir el-Kitanij. [3]
Me të vërtetë kjo temë është me rëndësi dhe përmban shumë vlera domethënse por gjithashtu edhe tërheqëse, unë njohurit e para rrethë kësaj teme fillova ti mbledhë kur jetoja në Amerikë.
Sikurse i thonë Amerikanët "history is a story of the rankers - historia është tregim i fitimtarëve", do të thotë se kur dëgjojmë zbulimin e Amerikës prej Kristofor Kolombit, dhe sikur evropianët pas zbulimit të saj të mos sundonin ose dominonin mbi botën, do të ishte tregimi i zbulimit të Amerikës prej Kristofor Kolombit nga evropianët një legjendë, sepse Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kolombi por ka qenë e njohur (e zbuluar) prej shumë popuj dhe në vençanti nga popujt musliman.
Prezantimi im në këtë ligjëratë është i bazuar mbi tre libra:
Libri i parë: Libër me shumë vlerë i cili shumë afër do të botohet, prej të cilit kam një kopje, e kam marrë prej internetit në gjuhën spanjolle, titullohet "Africa versus America" e ka shkruajtur "Luiza Isabel al ferris Do Tolido" ajo është dukesha e qytetit "Cedonia" e cila rrjedh prej një familje të madhe spanjolle, ajo jeton në kështjellën e saj afër qytetit "San Luca De Paramida", kjo dukeshë posedon në biblotekën e saj shumë dorëshkrime të vjetra e të rralla, në përgjithësi dorëshkrimet flasin rreth historsë së Spanjës dhe në vençati ato flasin për ekzistencën Islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit.
Dukesha i trashëgon dorëshkrimet prej gjyshërve të saj të cilët kanë qenë gjykatës e gjeneralë në ushtri dhe admiralë në flotën spanjolle, pra këto dorëshkrime në biblotekën e saj konsiderohen me shumë rëndësi e vlerë.
Libëri i dytë: Ky libër përmbledh një grup artikuj të shkruara prej meje bashkë me dokëtor Mukhtar Embu, që çdo kush mund ti gjejë në "Enciklopedia e Ekzistencës Islame në Botë", ky libër u realizua nën kontributin financiar të kryeministrit të Libanit "Rafik el-Harijri", artikullin e parë në këtë libër e ka shkruajtur muslimani amerikan "Abdullah el-Hakim Kuik" ai është profesor në unversitetin "Toronto" gjithashtu pjestarë në "Black Tigres", artikujt e tij janë shumë të rëndësishme e të dokumentuara të cilat flasin rreth isalmit në Amerikë përpara Kristofor Kolombit.
Libri i tretë: Gjithashtu ky libër është shumë i rëndësishëm, në gjuhën angleze titullohet "The Malingers" kështu që personat e thjeshtë në Amerikë kur lexojnë këtë titull nuk i japin rëndësi librit sepse ky titull është emri i banorëve që jetojnë në malet e Appalachians, në lindje të Amerikës ose siç e njohin këtë zonë edhe me emrin "The white of the Appalachians", autori i këtij libri është prej banorëve të këtij populli i cili quhet "Brand Kennedy" studimi i autorit përqendrohet në origjinën e popullit të tij, ky studim i thellë është përkrahur dhe financuar nga unversiteti i virxhinias perëndimore, ndërsa rezultati përfundimtar që arriti autori është se origjinia e tyre rrjedh prej muslimanëve të Andalousit dhe Portugalisë, dhe sot e kësaj dite ata trashëgojnë në jetën e tyre të përditëshme zakone e tradita islame.
Abraham Lincoln është një ndër personalitetet më të rëndësishme që i përket këtij populli, ai u dha lirinë robërve si për tu hakmarr ndaj krishterëve të andalousit në rrugë indirekte, kështu që historia nuk fshihet lehtësisht.
Pas kësaj parathënie kam dëshirë të shpreh shkurtimisht pikat më të rëndësishme të ligjëratës sime, ato janë:
E para: Cilat janë ato argumente që vërtetojnë ekzistencën Islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit?
E dyta: Gjurmat e ekzistencës Islame përpara Kristofor Kolombit janë zhdukur apo ekzistojnë deri në ditët tona?
Këto pyetje lindën si rezultat i intersimit tim për ardhmërin Islame nëpër botë ose siç e quaj ndonjëherë "Residual Islam around the world", sot gjen shumë popuj në vende të ndryshme të pesë kontinetëve që janë të mbetura prej shtrirjes Islamit në shekuj, gjithashtu nënkuptohet se rikthimi i Islamit në këto vende ose popuj është shumë e pritur që të rikthehet sërish, unë do tu sjell ju disa shembuj nga Amerika.
Siç e përmenda edhe më sipër zbulimi i Amerikës prej Kristofor Kolombit është gënjeshtër e qartë pasi argumentet hollësisht tregojnë se Skandinavët e zbuluan Amerikën një mijë vjet përpara Kristofor Kolombit, p.sh.: "Toll Hoyer Da lida" siç e përshkruan Burk el-Berdij "Papyrus" se ai doli me anijen e tij prej qytetit Asifij që është në Marok dhe lundroi me lehtësi përmes oqeanit për në Amerikë, gjithashtu Burk përmend se Egjiptianët e lashtë kanë shkuar në Amerikë.
Atëherë, kjo tregon se marrëdhëniet me Amerikën kanë qenë të vazhdueshme përpara islamit dhe pas tij, por në veçanti prej shumë popujve mysliman kështu që termi "zbulim" konsiderohet trillim i evropianëve të cilën ia mësuan brezit tonë dhe ne ua mësojmë fëmijëve tanë, pra të gjitha çka do përmend në këtë ligjëratë nuk u mësohet studentëve në shkollat myslimane qoftë edhe në shkollat e tjera, sepse shumica e dorëshkrimeve të vjetra gjendet në perëndim duke përfshirë edhe dorëshkrimet e botës arabe por edhe studiuesit tanë nuk kanë kërkuar, "se kush kërkon gjen".
Sigurisht që kërkuesi do përballet me vështirësi në kërkimin e tij ngaqë në dorëshkrimet e vjetra nuk përmendet termi "kontinenti i Amerikës" ngaqë nuk njihej ndarja e kontinenteve siç njihet sot, por në kohërat e shkuara ndahej bota sipas klimës kështu që kur dëshironin të flisnin për Afrikën flisnin për klimën e saj, prandaj do të gjesh në dorëshkrime që Amerikën e përfshinin me Afrikën sipas klimës.
Në vazhdim, ligjëratën ekzistenca Islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit do ta ndajmë në dy pjesë sipas dy zonave:
E para: Prej Marokut dhe Spanjës (el-Endlous).
E dyta: Prej Afrikës Arabe Islame (Arabia perëndimore).
Zona e parë: Maroku dhe el-Endlous (Spanja)
Prej argumenteve dhe gjurmëve që ekzistojnë deri sot janë fjalët dhe shprehjet gjuhësore arabe dhe emazigije [4] që i përdorin Indianët e kuq në gjuhën e tyre, pra nuk mund të ekzistojnë këto fjalë e shprehje atje veçse me ekzistencën e arabëve ose emazigëve shumë kohë më parë.
Shumë fakte historike në librat e vjetër - qofshin ato libra arabe ose jo arabe - por edhe gjurmët që ekzistojnë deri më sot dëshmojnë për ekzistencën islame në Amerikë, megjithëse me mundimin e madh që dhanë spanjollët pas Kristofor Kolombit për zhdukjen e gjurmëve islame ose ekzistencës islame në kontinentin e Amerikës ishin veçse me qëllim për shtrembërimin (falsifikimin) e historisë.
Në kohërat e lashta, arabët oqeanin Atlantik e kanë quajtur deti i errësirave dhe nëse shikojmë faktet arkeologjike do të përballemi me zbulime të shkrimeve kufijeti [5] në Amerikën jugore. Pra, kush e kaloi shkrimin arab në Amerikë?
Gjithashtu u zbuluan në shumë zona të ndryshme thesare që përshiheshin në to monedha romake dhe monedha islame, siç dihet prej kërkimeve shkencore se zbulimi i thesarit në një vend e përcakton periudhën kohore të arritjes së thesarit në këtë vend ajo datë që është shënuar mbi monedhë dhe monedha e fundit që është zbuluar deri më sot i përket shekullit të tetë kështu që nënkuptohet se anija e myslimanëve i ka njohur brigjet e Amerikës qysh prej shekullit të tetë.
Le të krahasojmë çka përmendëm më sipër - ajo është e pakët prej shumicës - me çka përmendet në disa libra arabe me vlerë, p.sh.: Ebu el-hasen Alij bin el-Husejn el-Mesudij, përmend në librin e tij "Miruexh e-dheheb ue Meadin el-Xhehuer" i vitit 956, se një prej aventurierëve nga Kurtuba i cili quhet "el-Khashkhash bin Saijd bin el-Esued" bashkë me shokët e tij lundroi përmes detit të errësirave derisa arriti në tokën pas këtij deti dhe u kthye prej andej në vitin 988, dhe kur e pyetën Khashkhashin për udhëtimin e tij, ai u përgjigj se kam gjetur njerëz që banonin atje dhe i ka përshkruar ata.
Ndoshta kush e ka lexuar këtë libër në kohën e tij ka menduar se autori ka përshkruar në të legjenda, megjithatë el-Mesudij skicoi hartën e botës në librin e tij dhe vizatoi pas detit të errësirave tokë e quajti toka e panjohur, pra ky person vizatoi tokën pas deti të errësirave pra nuk e la bosh pas detit të errësirave siç pretendonin evropianët në hartat e librat e tyre.
Pra qysh në shekullin e nëntë myslimanët e kanë njohur tokën pas detit të errësirave dhe e dinin shumë mirë që ajo s'është India ndryshe nga paragjykimet e gabuara të Kristofor Kolombit i cili mendoi se arriti në Indi por jo se ai zbuloi tokë të re, kështu që edhe në ditët e sotme evropianët e quajnë Amerikën "L'Inde Occidental. West India".
Le të përmendim një tjetër dorëshkrim historik prej historisë arabe, ku flitet për udhëtimin e "Ibn Feruh el-Endelousij" në vitin 999, këtë udhëtim e përshkruan "Omer bin el-Kutijeti" ku thotë se Ibn Feruh nuk arriti në Amerikë por ai vizitoi ishujt "Canaries" dhe më pas disa ishuj të tjerë brenda oqeanit Atlantik, ai përshkoi banorët e ishujve kur u kthye në el-Andalous.
Ju e njihni Sherif el-Idrisij i cili jetoi në shekullin 12 ndërmjet (1099-1180), origjina e tij është nga "Sibteti", ai ishte gjeografi të cilin e zgjodhi "Ruxher" mbreti i Normandëve mbret të Sicilisë dhe në librin e tij "el-Memalik ue el-Mesalik" përmend tregimin e djemve mendjelehtë që lundruan me anijet e tyre në detin e errësirave, duke u nisur nga "Lisbona" - në atë periudhë kohe ishte në dorën e myslimanëve - dhe pas një kohe të gjatë u kthyen disa prej tyre, ata treguan hollësisht vështirësitë e lundrimit dhe lajmëruan se përtej detit të errësirave ata kishin gjetur tokë dhe banorë të saj, atje kishin takuar edhe mbretër të ndryshëm por më e çuditshme për ata ishte se kishin parë njerëz që flisnin gjuhën arabe atje.
Meqenëse prej banorëve të atëhershëm në mesin e tyre kishte njerëz që flisnin arabisht atëherë argumenti është shumë i qartë, se numër jo i vogël arab kanë mbërritur atje derisa mësuan prej banorëve të Amerikës gjuhën arabe që të përkthenin mes mbretërve dhe djemve aventurierë.
Disa argumente të tjera në gjuhë i përkrahin ato çka përmendëm më sipër, p.sh.: Evropianët vizatuan hartën e Amerikës, dhe prej saj vizatuan hartën e qytetit Florida në vitin 1564, aty përmenden emra qytetesh të njëjtë me disa qytete që ndodhen në el-Endlous dhe Marok, që të kenë këto qytete emra arab është e pashmangshme emigrimi arab përpara 100-200 vjet të paktën.
P.sh.: në hartë gjejmë qytetin Mijrakatu, emri i këtij qyteti është i ngjashëm me Mijrukatu - i cili është emri i një ishulli prej ishujve lindor në Spanjë që sot njihet me emrin Belbeljar - qyteti Kadijka veç një devijim i vogël është i ngjashëm me qytetin Kadisa - i cili ndodhet në jug të Spanjës - ose qyteti Marako i cili i ngjason qytetit Maraksh - i cili është në Marok ... etj..
Dukesha e qytetit "Cedonia" duke u bazuar në dorëshkrimet që posedon në bibliotekën e saj shkroi librin "Africa versus America" me vlera dhe të dhëna shumë të rralla, unë isha shkaku kryesor për nxitjen e shkrimit të këtij libri ngaqë në studimin tim mbi "el-Muriskijin" zbulova disa çështje shumë të çuditshme.
Zbulova se në Spanjë në vitin 1664 u ngrit komploti i rikthimit të shtetit Islam, grupe e kategori të ndryshme të shoqërisë morën pjesë në këtë komplot, ndërsa unë po u tregojë për katër persona të rëndësishëm që ishin organizatorët kryesor të këtij komploti:
I pari: Mbreti i Portugalisë, i cili e humbi në fillim pavarësinë në luftën "Uadi el-Mekhazin" dhe arriti ta kthej pavarësinë në vitin 1644 pasi u bashkua me Spanjën.
I dyti: Figurë prej krahinës "el-Merijeti" i cili quhej "Tahir el-Hurr" kështu e përmendim dorëshkrimet me emër mysliman dhe jo të krishterë, i cili kur fletë për origjinën e tij, thotë se jam prej shtëpisë Bejti el-Ahmer, ai bashkë me grupin e tij mori pjesë në komplotin e vitit 1644 në Spanjë.
I treti: Moriskinët e-Rribatit, në dorëshkrimet e Marokut do të gjesh se Marokenët paragjykuan se Moriskinët kishin si qëllim bashkëpunim me të krishterët e Spanjës, ndërsa e vërteta ishte se Moriskinit kërkonin që të çlironin përsëri Spanjën, ata u munduan që bashkë me anijet e tyre të hynin në luginën e madhe dhe të pushtonin "Ishbiljen-Sevil".
I katërti: Personazh shumë i rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt me temën tonë, ai është duka i qytetit "Cedonia", i cili sundonte qytetin nën emrin e mbretit të Spanjës.
Si është e mundur që duka e qytetit Cedonia i cili përfaqësonte pushtetin krishterë në Spanjë bashkëpunon në komplotin për çlirimin e Andalousit? Këtë gjest nuk po e kuptoja përse të ndodhte!!!
Pasi mu dha rasti të takohem me dukeshën e qytetit Cedonia, ajo më ftoi në kështjellën e saj afër qytetit "San Luka du Baramijda" shumë afër derdhjes së luginës së madhe (el-Uadij el-Kebir).
E pyeta dukeshën: Cili i ishte shkaku i dukës që të merrte pjesë në komplot? Përgjigja e saj ishte aq e çuditshme saqë nuk e prisja një përgjigje të tillë, ajo u shpreh: "është shumë e qartë sepse origjina jonë - e familjes së dukës së qytetit Cedonia - është myslimane, ne kemi qëndruar mysliman në fshehtësi" dhe vazhdoi duke thënë: "eja të tregojë diçka në kështjellën tonë, dhe pasi rrëzoi një mur të vogël në bodrumet e kështjellës u shfaqë përpara meje një xhami e vogël brenda kështjellës, hyra brenda dhe fala namazin në këtë xhami" atëherë ky dukë - Allahu e mëshiroftë - ka kontribuar me të gjitha mundësit për çlirimin e Andalousit.
Ajo çka është me rëndësi tek dukesha e qytetit Cedonia është biblioteka e saj e cila posedon dorëshkrime të periudhës kohore 300 - 450 vjeçare, duke përfshirë edhe dorëshkrimet e myslimanëve të Amerikës Jugore, që dëshmojnë për ekzistencën Islame në Amerikë përpara 400 vjetësh nga Kristofor Kolombi.
Më thotë dukesha: "Unë frikem për këto dorëshkrime pas vdekjes time - mosha e saj është rreth të 70 - se ndoshta mund të vidhen e të zhduken tërësisht, nuk ka besim tek të krishterët e Spanjës, sepse edhe sot e kësaj e dite ata zhdukin dorëshkrimet historike që nxjerrin në pah mashtrimet historike që mundohen të bindin me to njerëzit".
I thashë dukeshës: Unë të propozojë të shkruash një libër ku përfshihen dorëshkrimet e vjetra në këtë libër, ajo e përkrahu propozimin tim dhe ishte ky shkaku kryesor i shkrimit të librit të saj të cilin e titulloi "Nga Afrika në Amerikë".
Ky libër u botua në vitin 2000 në gjuhën Spanjolle, vlera dhe rëndësia e dorëshkrimeve në këtë libër e bëjnë të domosdoshme përkthimin e tij në gjuhën arabe dhe në gjuhët e tjera.
Në disa çështje të ndryshme historike Marokenët nuk kanë dijeni, nëse janë pjesë e historisë së tyre, p.sh.: se "Jasini" babai i "Abdu llah bin Jasin", i cili është themeluesi i shtetit "el-Murabitijn", ka lundruar bashkë me njerëzit e tij përmes oqeanit Atlantik dhe ka zbritur për vendbanim në veri të Brazilit dhe Gejnja, ku përhapi Islamin dhe themeloi e ndërtoi në këto krahina shtetin el-Murabitijn i cili ishte pjesë e shtetit el-Murabitijn në Marok e Andalouz kështu që nënkuptohet që el-Murabitijn nuk janë shtrirë vetëm në veri të Afrikës, Spanjës, Portugalisë por gjithashtu janë shtrirë edhe në veri të Brazilit dhe Ginjia, këto të dhëna janë të dokumentuara në dorëshkrimet që posedon dukesha e sipërmendur.
Me të vërtetë, sot e kësaj dite në këto krahina gjenden qytete e fshatra që quhen Fas, Merakish, Telmisan, Sela dhe kisha menduar se këto emra kishin ardhur bashkë me udhëtimin Spanjollë, ndërsa dukesha më thotë se këto emra qytetesh e fshatrash kanë ekzistuar përpara se të shkonin Spanjollët, që prej ekzistencës së myslimanëve në Amerikë, 400 vjet përpara se Kristofor Kolombi.
Atëherë në përgjithësi dhe me përmbledhje të shkurtër del në pah se lidhja mes Marokut dhe Andalouzit me Amerikën e sotme kanë qenë të hershme dhe të vazhdueshme, saqë shumë historianë Spanjollë e Amerikanë kanë nxjerrë si konkluzion se Islami ishte përhapur në veri e jug të Amerikës përpara Kristofor Kolombit, pra ky ishte edhe shkaku kryesor që hapi i parë i krishterëve spanjollë që ndërmorën pas ndjekjes dhe sulmit ndaj myslimanëve të Spanjës dhe Islamit ishte zhdukja e dorëshkrimeve të myslimanëve, por në veçanti edhe dorëshkrimet që kanë lidhje me Islamin në kontinentin e Amerikës, por me gjithë mundin e madh të Spanjollëve për zhdukjen e gjurmëve Islame në Amerikë nuk ia arritën qëllimit që të zhduknin plotësisht ç'do gjurmë.
Zona e dytë: Marrëdhëniet e shtetit Othman dhe Afrikës me Amerikën
Tani do të flas për marrëdhëniet e Othmanëve me Amerikën përpara Kristofor Kolombit, dhe do ta plotësojë këtë ligjëratë duke përmendur marrëdhëniet e el-Memalik Islamij në Afrikën perëndimore me Amerikën përpara Kristofor Kolombit.
Në vitin 1929 u zbulua harta e oqeanit Atlantik të cilën e kishte skicuar "Bijrij Muhijidin Raijs", admirali i flotës Othmane rreth viteve 1510-1515, kjo hartë ekziston edhe sot, ajo çka të befason në këtë hartë është vizatimi i përkryer dhe i sakët i brigjeve të Amerikës bashkë me lumenjtë dhe shumë krahina të ndryshme të cilat Evropianët i zbuluan rreth viteve 1540-1560. transmetohet prej Bijrij Raijs se në skicimin e hartës së tij u bazua rreth 90 harta të tjera, të cilat ia dhuruan detarët el-Andalozit e të Marokut, kushdo qoftë Raijsi apo detarët e el-Andalozit e të Marokut ose myslimanë të tjerë përpara tyre sigurisht që i njohën këto vende dhe emrat e tyre përpara Evropianëve.
Argumentet e ndryshme që përfshin kjo hartë tregon përparësinë e myslimanëve ndaj evropianët rreth njohurive të ndryshme mbi kontinentin e Amerikës, në këtë hartë gjenden të vizatuara shumë ishuj të oqeanit Atlantik që evropianët s'kishin njohuri në ato kohëra siç janë ishujt "Cap Verde", madijra, ezur bashkë me përshkim të sakët të ishujve kanarina të cilat arabët i quanin ishujt e përjetshëm, gjithashtu në këtë hartë gjenden të vizatuara malet Entish që ndodhen në perëndim të Chilit në Amerikën jugore ndërsa evropianët arritën në këto male në vitin 1527, por edhe lumenjtë e Kolumbisë përmenden në këtë hartë, në veçanti lumi Amazona i cili përshkruhet me hollësirat më të vogla prej burimit e deri në derdhjen të tij kurse evropianët nuk kishin njohuri të tilla dhe as që posedonin harta të tilla, ata në fund të shekullit 16 arritën të kishin njohuri dhe hartë të tillë .
Një hartë tjetër dëshmon përparësinë e myslimanëve ndaj evropianëve në zbulimin dhe njohurit e kontinentit të Amerikës ajo është harta e "haxh Ahmed el-Othmani" e vitit 1559 , kështu që frika e ankthi i madh i pushtonte përherë zemrat e evropianëve në shekullin e 16 se ndoshta otomanët pushtonin kontinentin e Amerikës dhe i nxirrnin evropianët prej saj, gjithashtu në shekullin e 16 akoma ndihej ekzistenca islame në Spanjë, kjo ekzistencë shfaqej tek shtypja, zhdukja dhe largimi i moriskijinëve prej spanjollëve dhe përpjekjet e shpeshta të moriskijnëve për rezistencën e tyre.
Ndërsa për afrikanët, siç e përmendëm edhe më sipër për lundrimin e "Toll Hoyer Da lida" prej qytetit Asifij që ndodhet në Marok për në ishujt karabij krijon mundësi të madhe që përpara tij të kenë shkuar Egjiptianët e vjetër sepse në Amerikë gjatë zbulimeve u gjet ngjasim i madh ndërmjet qytetërimit të el-ztek dhe qytetërimit Egjiptian.
Dokumentohet në librin e Shihabu din el-amrij i cili titullohet "Mesalik el-ebsar ue memalik el-emsar" se myslimani i parë që lundroi detin e errësirave prej Afrikës perëndimore ishte prej mbretërisë së Malit saqë sulltani i Malit nga semuseti shkoi për haxhë (pelegrinazh) në Meke në vitin 1327 gjatë rrugës së tij shpërndau flori aq shumë sa i ra vlera floririt në Egjipt prej sadakas (lëmoshës) që shpërndau ky sulltan, i cili tregoi se gjyshërit e tij kishin ndërtuar një flotë detare prej 100 anije dhe lundruan përmes oqeanit Atlantik për në brigjet e përtejme dhe nuk u kthyen përsëri kështu që unë e trashëgova mbretërinë.
U zbuluan në Pire dhe Brazil shkrime të vjetra që i përkasin gjuhës afrikane "el-mandijnek" e cila është gjuha e popullit mysliman që sot e quajnë "el-fulan" bashkë me shkrime arabe "kufije",por gjuha afrikane el-mandijnek ka lënë gjurmë të thella në gjuhën e indianëve të kuq saqë sot e kësaj dite mund të dallohen shumë thjeshtë, megjithëse në Amerikën jugore ekzistojnë edhe sot e kësaj dite disa fise indiane akoma shkruajnë me shkronjat e gjuhës el-mandijnek.
A arritën Spanjollët që të shfarosnin ose të zhduknin gjurmët e ekzistencës Islame dhe ekzistencës el-Mandijki përfundimisht, plotësisht?! kjo është diçka e pa arritshme, nëse do kthehemi tek librat e zbulueseve të parë evropianë bashkë me Kristofor Kolombin do të gjejmë se ata përmendin ekzistencën islame në Amerikë, p.sh.: thotë profesori i universitetit Harford në librin e tij që e shkroi në vitin 1920 i cili titullohet "Afrika dhe zbulimi i Amerikës - Africa and the discovery of America" i cili shprehet se Kristofor Kolombi ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për ekzistencën islame në Amerikë, dhe përqendrohet profesor Luiz në argumentimin e tij tek gjurmët e mbetura në bujqësi, gjuhë dhe kulturë, dhe thotë se el-mandijkët më shumë janë shpërndarë në mes dhe veri të Amerikës, ata u martuam me dy fise "el-kunijker dhe ijruku" prej fiseve të indianëve të kuq që jetonin në veri të Amerikës dhe më vonë u shpërndan në detin e karabijëve në Amerikën jugore gjithashtu edhe në veri të Amerikës derisa arritën në kufijtë e Kanadasë, por edhe Kristofor Kolombi e përmend se ai kishte gjetur Afrikanë në Amerikë dhe mendonte se ata janë banorët e vendit, ndërsa në të vërtetë Amerika nuk ka banorë vendas të zi, atëherë nga erdhën Afrikanët?
Shkrimtari francez Xhim Kufin në librin e tij "les berberes d'Amerique" thotë se në Amerikë ka jetuar fisi "Almami", kjo fjalë në Afrikën veriore do të thotë "imam - prijës" ky titull u vishet drejtuesve myslimanë, shumica e këtij fisi kanë jetuar në Amerikën qendrore në Hindoras përpara Kristofor Kolombit, gjithashtu në librin "Historia antigua de la conquesta de Mexico" e autorit Emanuel Ijrusku Ibijra thotë se Amerika Qendrore dhe Brazili në veçanti kanë qenë të pushtuara prej popujve të zinj të cilët erdhën prej Afrikës dhe u shpërndan në Amerikën veriore dhe qendrore, ndërsa në vitin 1775 murgu Fransisko Karasijs zbuloi në Meksikën e re një fis me popull të zi i përzier me indianët e kuq të cilët akoma ruanin disa idhuj dhe harta të vjetra që i përkasin Afrikës, pra ky zbulim tregon se Afrikanët nuk janë banorë të Amerikës por kanë ardhur prej Afrikës.
Ndërsa prej argumenteve të tjera që dëshmojnë për ekzistencën e afrikanëve mysliman në Amerikë po përmendim dy pika të rëndësishme, tregtinë e floririt të Afrikës dhe pambukut përpara Kristofor Kolombit, siç dihet që ndërmjet Marokut dhe Afrikës ekzistonte lidhja tregtare e floririt e cila kryhej nëpërmjet shkretëtirës së Saharas, ndërsa Ahmed Dhehebij es-Sadij për të cilin nuk kam shumë përshtypje të mira, shkoi në Tombokto që të godiste shtetin e varfër mysliman për të mbizotëruar mbi floririn e saj që ti shfrytëzonte kërkesat e Marokienëve të cilët kishin nevojë për floririn në atë kohë për ta përdorur në çlirimin e moriskijnëve në andalous, është shumë e thjeshtë njohja e floririt Afrikanë në çdo pjesë të tokës për nga veçorit e karakteristikat e tij sepse dheu i floririt afrikanë në 32 pjesë floriri përmban 18 prej floririt, 6 prej argjendit dhe 8 prej bakër, pra një përbërje e tillë tregon që ky flori është prej Afrike pra qysh në shekullin e 13 u gjend ky flori tek indianët e kuq në Amerikë.
Argumente të tjera të bazuara jo vetëm mbi floririn dëshmojnë për ekzistencën e islamit në Amerikë siç janë gjurmët e gjuhës arabe dhe afrikane bashkë me dëshmitarët okular, argumentet e gjuhës: ato terma që përdoren në gjuhën arabe ose afrikane për monedhën është e ngjashme me termat që përdorin indianët e kuq kështu që nuk është e mundur që këto terma të jenë huazuar prej pushtuesve Spanjollë ose Evropianëve, p.sh.: në gjuhën arabe: ganij, ganijetun, ganijmetun kurse në gjuhën indianëve të kuq guani që do të thotë flori, fjala nekije në gjuhën arabe kurse në gjuhën e indianëve njikaja që do të thotë xhevahire prej foliriri, ose siç gjenden disa pseudonime të mbretërve indian të huazuara prej arabëve pra të gjitha këto tregojnë se të gjitha këto fjalë nuk arritën veçse duke jetuar arabë në mesin e tyre.
Një tjetër argument shumë i rëndësishëm, tregtia e pambukut e cila nuk ka ekzistuar në Amerikë por erdhi prej Afrikës perëndimore kështu që edhe vetë Kolombo e shpreh në librat e tij ku thotë se indianët e kuq visheshin me veshje pambuku të ngjashme me atë që veshin gratë myslimane të Granatës në Anadalous, gjithashtu edhe i biri i tij transmeton po të njëjtën gjë.
E çuditshme se në Amerikën qendrore ekziston ende fisi "galifona" që banorët amerikanë i quajnë indianët e kuqë e zinj sepse ngjyra e tyre është ndërmjet ngjyrës së kuqe e të zezë, pra ky fis është prej mbetjes së fisit el-mandijka të cilët u martuan e u bashkuan me fiset indiane edhe sot e kësaj dite gjen tek ata shumë tradita e zakone islame, lind pyetja - ç'ka ndodhi me ta, përse u zhdukën?
Thotë "Mijira Mos" në gazetën "Daily Clairon" në vitin 1946 e cila botohet në "Biliz" që është një prej republikave të vogla në Amerikën qendrore, se kur zbuloi Kristofor Kolombi Indin perëndimore, pra detin e karabijve në vitin 1493 gjeti një racë njeriu të bardhë me flokë të ashpra të cilët quheshin el-karijb, ata merreshin me bujqësi dhe peshkim, ata ishin myslimanë, tek ata nuk ekzistonte padrejtësia kurse gjuha e tyre ishte arabishtja, kështu shprehet në gazetë, ndërsa ne në shkollë mësojmë se ishin karabijët banorët e këtij vendi dhe u zhdukën dhe jo i zhdukën e i shfarosën, që sot e kësaj dite ishujt dhe deti mbanë emrin e tyre, edhe ata të cilët mbijetuan ose që shpëtuan i gjen tek fisi galifona ngaqë u përzien me fiset indiane dhe nuk ka dyshim se origjina e tyre është islame ngaqë edhe sot e kësaj dite ata trashëgojnë tradita e zakone islame, kështu që sot në galifona gjenden një numër i madh xhamish ngaqë një pjesë e madhe e popullit u kthye në fenë islame prej kontakteve që kanë lindur me rininë islame. Përse nuk ekzistojnë këta popuj sot?
Ndërsa "el-mijlunxhuns" të cilët emigruan në shekullin e 16 nga Portugalia në Brazil për tu shpëtuar gjykatave të kontrollit e shtypjes dhe shfarosjes prej krishterëve por megjithatë ata nuk mund të qetësoheshin edhe në Brazil se kur mbërritën portugezët në Brazil vazhduan përsëri ndjekjen e tyre atëherë ata morën anijet e tyre dhe shkuan në veri të Amerikës përpara se të mbërrinin Anglezët dhe u bashkuan e u ndërthurën me fiset indiane, por edhe Anglezët kur mbërritën ndoqën të njëjtën rrugë si portugezët, ata nuk i dalluan el-mijlunxhuns nga indianët por vazhduan ti shfarosin të gjithë pa dallim atëherë u detyruan që të largohen përsëri drejt maleve el-abalsh, ndërsa Brand Kennedy i cili rrjedh prej këtij fisi nën financën e universitetit "West Virginia" është obliguar që të studioj origjinën e këtij fisi prej nga kanë ardhur dhe arriti ky kërkues në rezultatin përfundimtarë se origjina e tyre rrjedh prej myslimanëve të Spanjës.
E çuditshme, historia është shumë e frikshme, cilido popull që shtypet në çfarë do rruge qofte hakmerret për veten e tij: një prej kryetrarëve të Amerikës "Abraham Lincoln" origjina e të cilit rrjedh prej këtij populli e shpreh të kaluarën e tij në çastin kur u jep të zinjve lirinë njëlloj sikur i dha lirinë vetes për tu hakmarrë ndaj krishterëve të bardhë.
Librin që kam përpara ma dhuroi një profesor i universitetit "Toronto" i cili më tha se origjina ime rrjedh nga një anë prej el-mijxhuluns dhe nga një anë tjetër prej Afrikanëve.
Në përfundim të kësaj ligjërate pas prezantimit të mësipërm synova që tu shtojë oreksin meditues në këtë fushë - megjithëse me shumë keqardhje - ngaqë ne Marokenët kemi shumë mangësi e boshllëk në universitetet tona në specializimin e fushës së historisë, p.sh.: ne kemi njohuri të pakta për lëvizjet detare drejt Amerikës prej Marokut, gjithashtu si të kërkojmë në trashëgimin tonë kulturore një gjë të tillë! Padyshim që ekzistojnë tek ne dorëshkrime të vjetra që flasin për temën tonë por nuk gjen dorëshkrim që ta titulloj këtë kontinent me emrin Amerika ngaqë nuk ka ekzistuar ky emër në ato kohëra, sigurisht që ka pasur emër tjetër, por ne nuk e dimë saktësisht këtë emër por megjithatë ne mund të gjejmë edhe më tepër të dhëna në dorëshkrimet tona për marrëdhëniet që ka pasur Maroku me kontinentin e Amerikës përpara Kristofor Kolombit.
Pika e dytë e cila dëshiroj të flas për të në përgjithësi dhe në veçanti për çka lidhet me historinë, duhet që mbështetemi në vetveten tonë për njohjen e origjinës dhe historisë tonë, në këto çaste më kujtohet kur isha i vogël studioja në shkollën franceze e cila na mësonte se arabët nuk kanë histori, e gjitha kjo veçse që t'na shkatërrojnë, sepse populli pa histori është popull pa identitet, popull pa kujtesë historike, por ka qenë fati im që babai im më ka mësuar historinë e popullit tim kështu që francezët nuk arritën që të shkatërrojnë plotësisht kujtesën time.
Ndër armët më të fuqishme që përdorin popujt arrogantë për zhdukjen e popujve të dobët është devijimi dhe falsifikimi i historisë, prandaj është turp dhe dobësi për ne që të bazohemi në zbulimin e historisë islame, arabe ose Marokene ... etj., në dorëshkrimet perëndimore, ne falënderojmë Allahun që ekzistojnë akoma gjurmë të islamit në perëndim si dorëshkrimet që posedon në bibliotekën e saj dukesha e qytetit "Cedonia" që dëshmojnë për ekzistencën islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit, ose siç arriti "Bernard Kennedy" në rezultatin përfundimtarë ne studimin e origjinës së popullit të tij në Amerikën veriore se rrjedh prej popujve myslimanë.
Me këtë rast kisha dëshirë që tu jap një këshillë për të gjithë, është obligim për ne që të kemi kontakte e marrëdhënie me ato popuj dhe të ringjallim kërkimet tona në këtë fushë, për gjithçka thashë më sipër i lutem Allahut të më falë mua dhe juve, paqja,mëshira dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ju.
Autor: A. Skënderaj
_________________________
[1] - Shiko, Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit Komunizëm Islamik, Avdi Baleta.
[2] - Ateizmi shkaqet dhe trajtimi i tij, abdurrahman ebdul halek, tiranë, nëntor-1993, f-39. (në shqip).
[3] - Kjo ligjëratë është marrë nga forumi: "Multaqa Ahl al-Hadeeth".
[4] - Janë popull që jetojnë në veri të Afrikës, ngjyrën e kanë të bardhë, flasin gjuhën e tyre (jo arabe).
[5] - Gjuha arabe ka lloje të ndryshme shkrimi, dhe një prej këtyre llojeve quhet kufij.