Përzënia dhe shpërngulja e muslimanëve nga këto troje
Pushteti i mbretërisë serbe kishte përdorur të gjitha format e mundshme që shpiejnë drejt pastrimit etnik dhe çlirimit të tyre nga muslimanët dhe simptomet islame. Përzënia dhe shpërngulja e muslimanëve ishte një nga metodat kyçe që kishin zbatuar serbet për pastrimin e tokave nga muslimanët. Andaj presionet e formave të ndryshme që ushtronte pushteti serb mbi muslimanët duke filluar nga vrasjet e tyre, arrestimet, marjen dhe uzurpimin e pronave të muslimanëve dhe format tjera të platformave të tyre kishin shkaktuar një dozë të madhe të frikës dhe pesimimzit te muslimanët se mund të jetohet në këto troje, andaj ishin detyruar të kërkojnë rrugëdalje nga kjo gjendje e krijuar.
Si duket rrugëdalje tjetër nuk kishte ose të vdiset duke mbrojtur vendin, identitetin dhe pronën e tyre, ose të shpërngulen nga trojet e tyre në vendet tjera për të mbijetuar. Si rezulatat i presioneve të ndryshme muslimanët filluan të shpërngulen nga vendet e tyre etnike, jashta vendeve serbe. Ky lum i shpërnguljeve zgajti periudhë të gjatë mes dy luftrave botërore saqë një numër i madh i shqiptarëve u shpërngulën. Sipas të dhënave që hulumtoi historiati bashkëkohor Dr. Muhamed Pirraku numri i të shpërngulurve në këtë periudhë kishte arritur shifrën prej 1.100.000.
Pushteti serb përzërien dhe shpërnguljen e muslimanëve bëri përpjekje që ta arsyetojë edhe juridikisht para opiniot botërorë. Për këtë arsye Serbia më 11.07.1938 së Stamboll, kishte bërë një marrëveshje me Turqinë. Kjo marrëveshje quhej "marrëveshja për sistemimin e shpërnguljes së popullit turk nga trojet e serbisë jugore". Kësaj marrëveshje i kishin paraprirë bisedime të shumta mes serbëve dhe turqve, që kishin filluar menjëherë pas luftës dhe kishte vazhduar deri vitin 1937, ku u shtuan përpjekjet e bisedimeve mes dy shteteve për çështjen e shpërnguljes.
Marrëveshja ishte e nënshkruar nga pala turke dhe serbe e që sistemonte shpërnguljen e muslimanëve nga Serbia për në Turqi, dhe kishte 21 nen. Ne sa për ilustrim do të regjistrojmë vetëm disa nene nga kjo marrëveshje.
Neni 1 i kësaj marrëveshje sqaronte se kush ka të drejtë të shpërngulet për në Turqi dhe kush nuk posedon këtë të drejtë.
Neni 2 sqaron teritoret prej ku duhet të shpërngulen këto banorë.
Neni 3 sqaron numrin e familjeve që detyrohet Turqija ti pranojë në tokat e saja. Sipas këtij neni Turqia detyrohej të pranojë 40.000 familje muslimane nga trojet e tyre.
Sipas Nenit 4 prej 40.000 familjeve që do të shpërngulen, Turqija duhet ti pranojë në mënyrë graduale në një periudhë kohore prej gjashtë viteve dhe ate si vijonë:
Në vitin 1939 të pranojë 4.000 familje.
Në vitin 1940 të pranojë 6.000 famijle.
Në vitin 1941 të pranojë 7.000 familje.
Në vitin 1942 të pranojë 7.000 familje.
Në vitin 1943 të pranojë 8.000 familje.
Në vitin 1944 të pranojë 8.000 familje.
Neni i 6 sqaronte se tërë pasuria e të shpërngulurve që nuk kishte mundësi të transferohet ti lihet pronë shtetit dhe pushtetit serb.
Që Serbia të delë e pastër para syve të botës se kinse ajo nuk ushtronë dhunë dhe presion mbi banorët e saj - muslimanët dhe se ajo është e pastër nga këto presione në Nenin 12 të kësaj marrëveshje thuheshte se çdo person e cili dëshiron të shpërngulet për në Turqi, detyrohet të paraqesë deklaratë ku duhet të sqarojë se ai këtë e bënë vullnetarisht pa presion dhe se me vetë dëshirë heqë dorë nga shtetësia Jugosllave dhe se nuk ekziston kurrëfar presioni që e detyronë për këtë veprim.
Gjithashtu sipas Nenit 13 të kësaj marrëveshje pushteti serb kishin marrur për obligim që të gjithë ata që dëshirojnë të shpërngulet duhet ti batë deri në portin e Selanikut.
Përfundimi i tërë kësaj është se pushteti sllav kishte ushtruar dhunë dhe terror mbi popullatën islame saqë u detyruan që për të shpëtuar jetën e tyre u detruan të kërkojnë shpëngulje nga trevat e tyre stërgjyshore dhe ate në mënyrë të sistemuar. Edhe ky krim në fund u manifestua sin jë mirësi njerëzore që puehsteti seb e bëdi ndaj popullatës islame, ngase sipas tyre me këtë hap ata arritën që pupullin turk ta kthejnë në vendet e veta, edhe pse shumica e të shpërngulurve ishin shqiptarë dhe autokoton në kto troje.
Në kur kur mes Beogradit dhe Stambollit zhvilloheshin biseda për shpërnguljen e muslimanëve pushteti i serb i Beogradit bënte studimin e formave më të volitshme për përzënien e muslimanëve nga këto vende. Pushteti i Beogradit kishte hartuar një program secret me të cilin do tu bënte presion muslimanëve nga të gjitha aspektet për të lëshuar vendet e tyre, dhe të njejtat ti shndrrojë në toka serbe etnikisht të pastra nga elementet joslave. Për realizimin e këtij qëllimi më 10.01.1935 komisioni i veçantë për shpërnguljen e josllavëve nga jugu i serbisë i cili vepronte në kuadër të ministriesë së punëve të jashtme të serbisë kishte konvokuar mbledhjen e saj për të studijuar format më të frytshme që duhet përdorur për realizimin e pastrimit etnik në jugun e serbisë. Në këtë mbledhje kishin marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e punëve të jshtme, përfaqësues nga Minitria e bujqësisë. Nga mbledhaj ishin sjellur disa porosi dhe vendime që i detyronin muslimanët të largoheshin nga shtëpitë dhe trevat e tyre. Në këtë rast do të përmendim vetëm vendimin nr. katër ku thuhet: "Që shpërngulja e këtyre popujve nga trevat e tyre për në Turqi apo Shqipëri të jetë më suksesshëm dhe më i përshpejtuar", kuvendi parasheh që të merren këto hapa:
a. Duhet të gjykohen me të gjitha mjetet e mundshme të gjitha apelet dhe thirrjet të cilat pengojnë emigrimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve.
b. Banorët josllav që shpresohet shpërngulja e tyre duhet të zbatojnë të gjitha procedurat ligjore dhe ndaj tyre nuk guxon të ketë kurrëfar lehtësimi, e veçanërisht detyrimi i tyre për pagesat e tatimeve ndaj shtetit siç janë tatimet dhe taksat e ndryshme.
c. Popullata josllave që gjendet në jugun e serbisë, të thirret dhe të mobilizohet sa më shumë që është e mundur në shërbimet ushtarake. Ky mobilizim, detyronte njerëzit në ushtrime ushtarake e veçanërisht te shqiptarët të cilët jetonin për rreth kufirit me Shqipërinë.
d. Të gjithë banorët që shpresohet se do të shpërngulen, pra muslimanët atyre nuk u lejohet të punësohen në vende të reja të punës nëpër funskionet zyrtare, e ata që veç janë të punësuar në këto troje, ato duhet larguar nga populli i tyre dhe të transferohen në vendet e banuara me sllav.
e. Shkollimi fillor të bëhet detyrimor me qëllim që fëmijët të mobilizohet me kulturë slave e nuk ishte qëllimi i arsimimit të shqiptarëve.
f. Në përpikëri të zbatohen reformat agrare në jugun e serbisë, e veçanërisht rreth kufirit me Shqipërinë.
g. Urgjentisht të fillohet me ndrrimin e toponive gjeografike, si psh ndrrimin e emrave të lumenjëve, vendbanimeve, maleve, fshatrave dhe qyteteve shesheve etj.. Gjithashtu ndrrimin e mbiemrave të muslimanëve në mënyrë që në fund të mbiemrit të shtohet prapashtesa "viç".
i. Këto instrukcione dhe forma duhet të fillojë zbatimi i tyre mennjëherë duke filluar nga zona kufitare e duke depërtuar nga brenda.
Nga personalitetet më të njohura për hartimin e platformës dhe strategjisë përmes së cilës do të bëhet shpërngulja dhe përzërja e muslimanëve nga trojet e tyre ishin Dr. Vaso Cubrilovi dhe Ivo Andriç.
Vaso Cubriloviçi më 07.03.1937 kishte propozuar platformën e tij deri te klubi kulturor i serbisë ku sqaronte platformën e shpërnguljes së muslimanëve nga jugu i serbisë dhe zëvendësimi i tyre me serbë. Ai në elaboratin e tij kishte paraparë dhe propozuar edhe mënyrën e zbatimit të këtij elaborate se nga duhet filluar dhe si duhet zbatuar. Sipas tij zbatimi duhet të kalojë nëpër këto etapa:
- Së pari duhet të shpërngulen banorët për rreth kufirit të Shqipërisë ku thotë: Ne mendojmë se tani vitin 1937 më e rëndësishmja është që të bëjmë pastrimin e trojeve rreth kufirit me Shqipërinë, duke filluar nga Peja e m radhë. Këto troje rreth kufitare patjetër duhet pastruar pavarësisht nga çmimi i saj.
- Së dyti teritoret e brendshme që nuk janë në kufi me Shqipërinë duhet dobësuar sa më shumë nga elementet islame dhe shqiptare.
- Së treti vendet tjera të brendshme duhet marrur gradualisht dhe në mënyrë të sistemuar, e e tërë kjo të realizohet në një perudhë të caktur kohore.
Vaso Cubriloviçi në elaboratin e tij kishte studijuar të gjitha çështjet që kishin të bëjnë me pastrimin etnik. Në studimin e tij ishte edhe aspekti i shpenzimeve që ndërlidhen me emigrimin që do ti kushtojë mjafsh shtetit serb. Sipas studimit të tij shpërngulja e muslimanëve do ti kushtonte shtetit serb 800 mijë million dinar, porse këto shpenzime shteti do ti kompensojë nga pasuria që do ta lënë emigruesit duke filluar nga toka e tyre, shtëpitë, lokalet afariste dhe mjetet e punës. Gjatë zbatimit të këij elaborate nuk prishsë punë nëse përdoret edhe forca ushtarake sepse realizimi i këtij elaborate konsiderohej strategji ushtarake, nacionale dhe ekonomike.
Sikur dëshira e Allaht të ishte që të zbatohej ky projekt sllav në tërësi, në këto troje nuk do të kishin ngeluar as musliman e as shenja islame, porse dëshira e Allahut ishte që kah mesi i vitit 1938 dhe nga fillimi i vitit 1939 të ndryshojë gjendja politike në Evropë dhe kjo marrëveshje e humbi peshën e saj, sepse Turqia e cila ishte e detyruar të realizoj këtë marrëveshje me ndrrimin e gjendjes politike Turqia refuzoi të zbatojë marrëveshjen.
Edhe pse marrëveshja nuk u realizua, pushteti serb nuk ndaloi presionet dhe terrorin mbi popullatën islame që të përzë dhe shpërngulë nga vendet e tyre. Popullata islame dhe shqiptare përjetonte lloje të ndryshme të terrorit dhe dënimeve, sepse shumica e tyre kishin refuzuar që të shpërngulen nga trojet e tyre pavarësisht nga ëmimi qoftë edhe me jetë. Pra, vendosja për rezistencë nga vetë banorët shqiëptar, propaganda që e bënte Shqipëria për mosshpërngulje, prishja e marrveshjes nga Turqia dhe ndrrimi i politikës në Evropë ndihmuan në ngeljen e shqiptarëve dhe të muslimanëve në trojet e tyre, sepse për ndryshe nuk do të kishte ngelur asnjë nga muslimanët dhe këto do të kishin qenë vetëm pjesë e historiesë së kaluar.
Edhe pse marrëveshja famoze mes Turqisë dhe Serbisë nuk u realizua, ajo nuk nënkupton se muslimanët nuk u shpërngulën nga trojt e tyre etnike, porse emigrimet vazhduan tërë kohën prej vitit 1912 e deri vitin 1940. Shpërnguljet e tyre tani më nuk bëheshin në mënyrë të organizuar por çdokush largohej sipas mundësive që kishte vetëm e vetëm ti shpëtojë krimit dhe zullumit sllav. Shpërngulësit nuk pritnin trenin shtetërorë që i shpiente për në Selanik ose në stacionin hekurudhorë të Stambollit. Sipas raportit të konzullatës së përgjithshme të Serbisë që ishte në Selanik numri i të shpërngulurve qqë kishin kaluar nëpër portën e Selanikut në drejtim të Turqisë mes vitit 1912-1914 kishte arritur 239.807 emigrues, e në këtë numër nuk llogariteshin fëmijët që ishin nën moshën gjashtë vjeçare. Gjithashtu vërtetohet se numri i të shpërngulurve për në turqi në lidhjen tokësore kalonte mbi 80 mijë emigrues.
Sipas raportit nga Ministria e jashtme e Malit të zi nga porti i Tivarit mes muajve 4-7 të vitit 1914 kishin kaluar më shumë se 16.570 emigrues të drejtuar në drejtime të ndryshme, disa për në Turqi e disa për në shtetet perëndimore.
Këtë që e bënte Srbia pas vitit 1912 nuk ishte asgjë tjetër vetëm se vazhdimësi e asaj që kishin përjetuar muslimanët në jugun e Srbisë pas vitit 1878, ku në vilajetin e Nishit i cili ishte nën sundimin e osmanlinjëve deri në vitin 1878, ku më pas ra nën sundimin e shtetit serb ku filluan vasjet, presionet dhe shpërnguljet e muslimanëve nga ato treva. Në bazë të të dhënave osmane dhe atyre perëndimore vërtetohet se Serbia mes vitit 1878 dhe 1912 kishte përzënë 260 fshatra të banuara me musliman nga vilajeti i Nishit. Gjithashtu ishin përzënë edhe muslimanët nga Nishi, Vranja, Surdulica dhe Bujanovci etj. Në atë kohë vilajeti i Nishit kishte më shumë se 350.000 musliman.
Pak para përfundimit të luftës së dytë botërore, serbet sërish e përsëritën elaboratin e tyre për shpërnguljen e muslimanëve nga trojet e tyre. Për herë të dytë Vaso Cubriloviçi më 03.11.1944 kishte paraqitur elaboratin e tij ku parashihte shpërnguljen e muslimanëve nga Jugosllavia pavarësisht ëmimin e saj. Edhe kësaj radhe Vaso kishte caktuar platformën dhe vendet të cilat duhet të bëhej pastrami etnik dhe të mbushen me serbe, e që ishin Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Për realizimit e këtij elaborate Vaso kishte porsitur se ndaj muslimanëve duhet të përdoren të gjitha format e presionit nga vrasjet, arrestimet, përdhunimet etj, si zhdukjes dhe uzurpimit të pronave të tyre. Platforma e shpërnguljes së muslimanëve pas luftës së dytë botërore ishte vazhdimësi e asaj që kishin filluar më parë. Jo që ndryshonte ishte vetëm emir i përzënësit, para luftes përziheshin nga monarkia jugoslave, kurse pas luftës nga sistemi komunist, i cili bëri përpjekje realizimin e platformës e vënduar nga pushteti onarkik i serbisë. Kjo nuk është ndonjë çudi kur dihet se edhe të parët edhe të dytët ishin sllav, porse këto të dytët vetëm se e lehtësuan procedurën e shpërnguljes duke dhënë vërtetime për udhëtim dhe procedurat tjera.
Shpërngulja e muslimanëve nga trojet e tyre u shtua dukshëm mes viteve 1950-1966, e pas këtij viti u ndërpre shpërngulja. Gjatë kësaj periudhe stacioni hekurudhor në Shkup gjithnjë ishte plotë emigrues që drejtoheshin në drejtim të portit të Selanikut, e mëpas për në Turqi. Në këtë periudhë kohore kishin emigruar 250.000 emigrues.
Me të gjitha përpjekjet që i bënë pushtetet slave për spastrime etnike dhe për zhdukjen e islamit dhe të muslimanëve nga trojet e tyre, paltforma e tyre nuk pati sukses të realizohet tërësisht. Edhe për krah mosdëshirës së tyre në këto troje kishin ngelur numër i konsiderueshëm i muslimanëve në trojet e tyre etnike duke ruajtur fenë, kulturën, traditën dhe identitetin e tyre. Muslimanët gjithnjë ngelën therrë në sytë e sllavëve, andaj sa herë që u jepet mundësi për eliminiin e tyre dhe spatrimin etnik e realizojnë, kurse ajao që ndodhi në Bosnë dhe në Kosovë, nuk ësht asgjë tjetër vetëm ekspozim i urrejtjes së tyre dhe vazhdimësi e asaj që kishte ngelur pa realizuar nga platformat e mëhershme.
Si rezultat e krimit, presionit dhe gjenocidit të ushtruar mbi muslimanët sot më shumë se katër million nga shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova jetojnë largë nga vendlindja e tyre. Ky numër është i tmerrshëm se numri i tanishëm i shqiptarëve që jetojnë në këto dy vende (Kosovë-Maqedoni) është rreth tre million, e kjonënkupton se numri i tyre që u shpërngulën nga trojet e tyre etnike është më i madhë se sa i atyre që ngelën në vendin e tyre.
Autor: Mr. Taxhedin BISLIMI