Shqiptaret ne perandorine osmane
Ne dhjetorin e vitit 1994, kur u akreditova atashe Ushtarak ne Republiken e Turqise dhe fillova takimet zyrtare me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtatmadhorise e shume personalitete te tjera shteterore dhe politike te vendit gjeta nje mikpritje dhe perzemersi qe nuk e kisha hasur ne shume vende te tjera te Evropes qe kisha qene me pare. Kete perzemersi e ndieja edhe me qytetaret e thjeshte te Turqise ne Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, e kudo qe une ndodhesha me detyre. Sapo mesonin qe isha atashe ushtarak i Arnavutlluk-ut (Shqiperise), ata shprehnin nje respekt dhe nje miresjellje te vecante. E gjithe kjo lidhej me autoritetin, dinjitetin, trimerite, besnikerite dhe humanizmin qe kishin treguar shqiptaret nga periudha Osmane e deri ne ditet e sotme.
Kur trajtonim marredheniet e dy vendeve tona te gjithe autoritetet i referoheshin menjehere historise se larget, te mesme dhe te sotme te shqiptareve, vlerave te tyre ne periudhen Osmane dhe ne periudhen e shtetit moderne te Turqise. "Shqiptaret kane drejtuar perandorine Osmane dhe shtetin turk. Edhe tani, ne vendet kryesore te Turqise jane shqiptaret, niperit dhe mbesat e tyre", shpreheshin ata me kenaqesi. Dhe ky realitet mua me shoqeroi ne cdo ministri, ne cdo prefekture, bashki e komande ushtarake. Por, ne kete shkrim do te ndalem me shume per rolin e shqiptareve ne Perandorine Osmane.
Perandoria Osmane jetoi 560 vjet, deri ne vitet 1922 ne tre kontinente: Azi, Evrope dhe Afrike. Te gjithe historianet e huaj dhe turq, te cilet kane studiuar historine e Perandorise Osmane, pohojne se: "... Kryeministrat (kryeveziret ose sadrazamet), ministrat (veziret) dhe pashallaret (gjeneralet) e komandantet ushtarake me te vlefshem kane qene me origjine shqiptare". Dhe kete perfundim e verteton numri shume i madh i kryevezireve shqiptare ose me rrenje shqiptare qe administruan perandorine Osmane deri ne vitet 1922.
Keshtu, Koxha Sinan Pasha ne periudhen 1580-1596 ka qene pese here Kryeminister: 1580-1582, 1586-1591, 1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596. Nen drejtimin e tij u pushtua Jemeni.
Ahmet Pashe Dukagjini ka qene Kryeminister per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Rridhte nga nje familje shqiptare e Leke Dukagjinit.
Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore, me origjine jeniceri dhe ka qene Kryeminister ne vitet 1536-1539.
Lutfi Pasha nga Vlora, martuar me motren e Sulltan Kanun Sylejmanit kreu detyren e Kryeministrit per 1 vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541.
Kara Ahmet Pasha, Kryeminister 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555.
Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeminister ne vitet 1579-1580.
Ferhat Pasha, dy here Kryeminister; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595.
Merre Husein Pasha ishte Kryeminister per 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603. Ai ka sherbyer edhe si prefekt, vali ne Egjipt.
Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte Kryeminister ne vitet 1632-1637.
Kujuxhu Murat Pasha ka qene 4 vjet, 7 muaj e 25 dite Kryeminister ne periudhen 1606-1611.
Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne vitet 1611-1614.
Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621.
Xixhan-Kapuxhubashi Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646.
Kara Mustafa Pasha dy here ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655.
Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet 1652-1653, i cili u denua me varje ne litar, rridhte nga nje familje matjane.
Zurnazen Mustafa Pasha sherbeu si Kryeminister vetem 4 ore ne vitin 1656.
Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet Kryeminister ne periudhen 1578-1661. Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit.
Qypryly Ahmet Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmet Pashes ishte 15 vjet Kryeminister. Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall.
Qypryly Fazell Mustafa Pasha sherbeu 2 vjet e 3 muaj Kryeminister.
Biri i dyte i Mehmet Pashes dhe vellai i Ahmet Mustafa Pashes, Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692.
Amxhazade Husein Pasha, nga familja e Mehmet Pashe Qyprylyse qendroi 4 vjet e 11 muaj ne periudhen 1797-1802.
Dalltaban Mustafa Pasha, lindur ne Manastir Kryeminister ne vitet 1702-1703.
Qypryly Numan Pasha 2 muaj e 2 dite ne vitin ne 1710.
Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan nje vit ne voton 1716.
Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770,.
Memish Pasha 1 muaj e 9 dite ne vitin 1808-1809.
Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani Kosturit te Korces ka qene tre here Kryeminister ne vitin 1853, 184 dhe 1857.
Mehmet Ferit Pashe Vlora sherbeu si Kryeminister gjate viteve 1902-1908, besnik i Sulltan Abdylhamitit te Dyte. Mehmet Ferit Pashe Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852, ishte biri i Mustafa Pashe Vlores Ferit Pashe Vlora nga babi ishte sternipi i admiralit Sinana Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashe Tepelenes.
Misairli Sait Halim Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashe Kavalles sherbeu ne vitet 1913-1917.
Ahmet Izet Pasha sherbeu si sadrazam-Kryeminister 25 dite ne vitin 1918.
Damat Ferit Pasha, Kryeministri i fundit i perandorise Osmane, tradhtoi luften clirimtare te Ataturkut.
Meliki Mansur-Hain Ahmet Pasha, ushtarak i zoti, punoi si Kryeminister ne vitet 1523-1524.
Gjedik Ahmet Pasha ne vitin 1475 u emerua Kryeminister per 4 vjet.
Rystem Pasha ne vitin 1554 u emerua Kryeminister per 14 vjet derisa vdiq, Ibrahim Pasha sherbeu 13 vjet Kryeminister.
Kryeministrat e familjes "Qypryly" qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII, perandorine Osmane e shpetuan nga nje rrezim total, shtetit i dhane gjak. Pushteti i Qyprylynjve ka qene me i forte dhe me efikas nga autoriteti i sulltaneve te asaj kohe. Pashallaret, gjeneralet e beses fisnike shqiptare shpetuan edhe "kryet e sulltaneve".
Eshte interesant te permendet se shqiptaret qe kishin marre nje kulture humanitare islame ne shtetin Osman, nuk ishin egoiste. Sami Frasheri per kete shkruan: "Shqiptaret kane sherbyer me shume per boten e jo per veten e tyre". Perandori i Frances Napoleon Bonoparti ne vitin 1798 u nis te pushtonte edhe Egjiptin. Osmanllinjte derguan nje ushtri te perbere prej ushtareve te zgjedhur shqiptare. Kete ushtri e komandonin shqiptaret Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu. Pasi theu Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos ne Egjipt. Ne vitin 1801 u gradua Pasha, gjeneral dhe ne 1805 mori ne dore pushtetin lokal te Egjiptit. Mehmet Alia Pasha u shtri deri ne Sudan. Me pas nenshtroi edhe feudalet e Arabise qe perbenin nje problem per Perandorine Osmane.
Me dinastine e Mehmet Ali Pashes, krahas arabishtes dhe turqishtes, flitej shqipja. Ne Aleksandri atij i eshte ngritur statuja prej bronzi. Dinastia e kesaj familjeje ne Egjipt vazhdoi deri ne vitet 1956. Per rolin dhe vlerat e shqiptareve shefi Shtatmadhorise Turke, marshalli Fevzi Cakmak shkruante: "Me qindra burra shteti shqiptare jane dalluar ne historine Osmane. Shume nga ata kishin zene edhe pozita te larta, te rendesishme si kryeministra (sadrazame). Turqit dhe shqiptaret, ne betejat qe kane fituar bashkerisht kane pajtuar interesat e tyre te perbashketa, jane bere vellezer te vertete".
Ndersa studiuesi gjerman prof. dr. Herman Gros ne librin "Ekonomia Ballkanike" shkruan se "Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkejetuar me turqit osmanlinje, ne saje te aftesise se adaptimit dhe te talenteve te tyre si nepunes, kishin zene shkallet me te larta ne Qeverine e Stambollit dhe kishin role te rendesishme per perandorine. Mirepo nga ana tjeter, fiset shqiptare jetonin te lira e te pa varura ne male te Shqiperise". Shume shqiptare duke mos e njohur gjuhen turke pyesin me dyshim se, perse turqit shqiptaret i quajne "arnavut" dhe Shqiperine Arnavutlluk. Fjala arnaut vjen nga persishtja e vjeter, arna-vut, qe do te thote "trim, i cili nuk di te kthehet mbrapa".
Osmanllinjte ne lufte me perset, batalionet (taboret) e skalionit te pare te i zgjidhnin jenicer trima, qe edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mesynin vetem perpara. Ata kryesisht zgjidheshin shqiptare dhe per kete arsye shqiptareve u vendosen emertimin "arnavut" dhe Shqiperise Arnavutluk. Trimerine e shqiptareve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik, i cili shkruan: "Bashkesine Otomane e kane siguruar dy krahe: turqit ne Lindje (Anadoll) dhe shqiptaret ne Perendim (Ballkan)".
Por shqiptaret, ne perandorine Osmane krahas personaliteteve qeveritare dhe ushtarake, kane bere emer edhe ne administrate, drejtesi, arsim, kulture, arkitekture, arte, etj.. Ne radhet e para te ketyre personaliteteve jane shume figura te rendesishme te Rilindjes tone Kombetare, veprimtaria e te cileve, sidomos e Hasan Tahsinit, rektori i pare i universitetit te Stambollit, Sami Frasherit, etj., ishin me rrezatim te theksuar per kulturen e tere Perandorise Osmane, perfshire edhe Shqiperine e asaj kohe.
Sami Frasheri hartoi fjaloret dhe enciklopedite monumentale si: Fjalori Frengjisht-Turqisht, Fjalori Turqisht, Enciklopedi Historike-Gjeografike ne 6 vellime, etj., duke i sherbyer arsimit, edukimit dhe kultures turke-osmane shume me teper se sa nje intelektual turk. Abdyl Frasheri, 10 vjet deputet ne Parlamentin e pare perandorak, 1877-1878, Abedin Dino nje nga valinjte e shquar, Ismail Qemali sekretar i pergjithshem i Ministrise se Jashtme, vali ne Siri, deputet ne Parlamentin osman ne vitet 1908-1912, Vaso Pash Shkodrani, vali i pergjithshmen i Libanit.
Himni Kombetar i Turqise se sotme autor ka shqiptarin Mehmet Akif. Shume personalitete te Turqise moderne te formuar nga Mustafa Qemal Ataturku me 23 prill 1920 jane me origjine shqiptare. Marredheniet e reja miqesore turke-shqiptare, ne menyre te vecante, hodhen themele te forta me 1920, kur lindi Turqia e re dhe qeveria e Tiranes e dale nga Kongresi i Lushnjes ne 28-31 janar 1920 akordoi marredhenie miqesore, ushtarake e kulturore me qeverine e Ankarase. Per kete riafrim te Turqise deputetet greke te Evropes shtruan pyetjen: "'kerkon Mustafa Qemal Ataturku ne Shqiperi? Apo mos ka qellim te krijoje nje Turqi te vogel ne perendim te Ballkanit"?
Ndersa Presidenti dhe Mareshali Turqise Ataturk me 1 mars 1921 ne Asamblene Kombetare te Turqise sqaroi se "Me popullin shqiptar kemi bashkejetuar si vellezer disa shekuj. Prandaj kete shtet e komb vella do ta ndihmojme sa te mundim dhe sa te kete nevoje". Dhe kjo filozofi bashkepunimi u rigjallerua me kalimin e Shqiperise ne sistemin Demokratik te viteve 1991, e cila mund te trajtohet ne nje shkrim tjeter.
Autor: Hajro LIMAJ