Rëndësia e ditës së Ashures
- Ademi alejhi selam u krijua në këtë ditë dhe hyri në xhenet.
- Allahu i Lartmadhëruar pranoi pendimin e Ademit alejhi selam pas dëbimit të tij nga xheneti.
- Në këtë ditë u krijuan Arshi, Kursija, Qielli, Toka, Dielli, Hëna, Yjet dhe Xheneti.
- Ibrahimi alejhi selam ka lindur në këtë ditë.
- Allahu i Lartmadhëruar shuajti zjarrin në të cilin Ibrahimi alejhi selam ishte hedhur nga populli i Nimrudit.
- Musai alejhi selam dhe Umeti i tij ishin shpëtuar.
- Deti u nda dhe populli i Izraelit u çlirua nga robëria dhe ushtria e Faraonit u mbytën dhe u shkatërruan bashkë me njerëzit e tyre.
- Allahu i Lartmadhëruar i foli direkt Musait alejhi selam dhe i dha urdhërimet.
- Isa alejhi selam u lindë.
- Isa alejhi selam u ngrit në xhennet.
- Nuhu alejhi selam vendosi arken në malin Xhudij.
- Allahu i Lartmadhëruar shpëtoi Nuhun alejhi selam dhe shoqëruesit e tij në ark.
- Një mbretëri e madhe i ishte dhuruar Sulejmanit alejhi selam në këtë ditë.
- Junusi alejhi selam është nxjerrë nga barku i balenes në këtë ditë.
- Jakubi alejhi selam ka fituar shikimin e tij prapë në këtë ditë.
- Jusufi alejhi selam është nxjerrë nga thellsia (e gropës) në këtë ditë.
- Jusufi alejhi selam u ribashkua me babain e tij Jakubin alejhi selam.
- Dhimbja e Ejubit alejhi selam u zhduk në këtë ditë.
- Davudi alejhi selam ishte falur.
- Shiu ra nga qielli për herë të parë në këtë ditë.
- Agjerimi në këtë ditë ka qenë i njohur edhe në mesin e umeteve të mëparshme. Madje është thënë se agjerimi në këtë ditë ishte farz para muajit të bekuar të Ramazanit; pastaj ajo u anulua.
- Në këtë ditë të Ashures, Imam Husejni, familja e tij dhe shokët e tij paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta, të gjithë u martirizuan brutalisht në fushat e Qerbelasë pasi u përballën me etje dhe uri për tre ditë rresht.
Autor: Ebu Hamid EL-GAZALI
_________________________
Ebu Hamid el-Gazali në "Mukashafat-ul-Kulub".