Mesele nga Imami Kemaluddin El-Bejadij mbi Akaidin 1



Në Librin "Isharatul Meram min Ibaratil Imami Ebi Hanife En-Neuman fij usulid-Dijn", nga Imami: "Kemaluddin El-Bejadij", i cili vdiq në vitin 1097 hixhrij, libri u botua nga: "Dar El-Kutub El-Ilmije", në vitin 1428 hixhrij, është botimi i parë, në faqen 163 shkruan, si vijon:
- "وقال أبو حنيفة في الوصية وهو حافظ العرش وغير العرش من غير احتياج ولو كان في مكان لكان محتاجا إليه بالضرورة ولم يكن حافظا له لأن المتمكن محتاج إلى مكانه بحيث يستحيل وجوده بدونه فلو كان محتاجا إليه بالقرار لما قدر على إيجاد العالم وتدبيره وحفظه لأن المحتاج عاجز في نفسه فكيف يقدر على تدبير غيره". -
"Ka thënë Ebu Hanife në Librin 'El-Vasijje': 'Ai (Allahu), është ruajtësi i Arshit, po ashtu edhe krijesave të tjera, pa qenë Ai (Allahu) i nevojshëm për to, sikur të ekziston në ndonjë Vend, do të ishte domosdo i nevojshëm për të (Vendin), dhe nuk mund të jetë ruajtësi i tij (Vendit), sepse ai që zë ndonjë vend ka nevojë për vendin e vet, saqë është e pamundur të ekzistoj pa të (Vendin). Sikur të kishte nevojë për vend të qëndroj në të, nuk do të kishte mundësi të krijoj botën, të kujdeset e ta ruaj, sepse ai që ka nevojë, është i paaftë në veten e tij, e si mund të kujdeset për të tjerët.'".



_________________________

elbejadij1akaid

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...