Askush s'ka të drejtë të kontestoj dëshminë!
Nëse askush nuk ka të drejtë të kontestojë veprën e dëshmuar, apo vlefshmërinë e veprës së dëshmuar, prej nga, sot na dalin në skenë disa njerëz dhe me plotë mburrje e krenari kontestojnë vlefshmërinë e shkollave juridike Islame? Për të cilën nuk kanë dëshmuar vetëm, një, dy, tre apo katër njerëz, por për këtë ka dëshmua ummeti Islam shekuj me radhë. Ummet që përbënë miliona njerëz, në mesin e tyre përfshirë edhe mijëra e mijëra dijetarë të mirëfilltë Islam?!
A nuk është kjo thjesht vetëm një tendencë e errët për të shkaktuar çrregullime dhe përçarje në mesin e muslimanëve?!
A nuk është kjo thjeshtë një tentativë e errët për të varrosur të kaluarën tonë Islame, që duhet të na shërbejë si model për ndërtimin e ardhmërisë sonë të ndritshme?
Si është e mundur Islamikisht apo qoftë edhe logjikisht të konceptohet propaganda e jomedhhebizmit kur ata ftojnë në largim nga ndjekja e një medhhebi?
Në mënyrë që të bëhen anëtarë të ehli sunnetit, sepse sipas tyre këta medhhebistët nuk na qenkan ehli sunnet?!
Si është e mundur që dëshmia e ummetit, tërësisht se këto katër medhhebe janë përfaqësues të ehli sunnetit, të jetë më e dobët se sa dëshmia e një grupi njerëzish, me ide vehabiste nën petkun e ehli sunnetit, se kinse këta janë sunnitë, e të gjithë të tjerët nuk i takojnë sunnizmit.
A thua vallë, ummeti tërësisht është i çmendur që dëshmon për vlefshmërinë e këtyre shkollave? Apo ky grup njerëzish që shtiren se janë të mençur?!
Autor: Jusuf ZIMERI