Mesele nga Imami ibn Ismaijl El-Buharij mbi Istigathen 1
Në Librin "El-Edeb El-Mufred", nga imami Ebi Abdilah Muhammed ibn Ismaijl El-Buharij, i cili vdiq në vitin 256 hixhrij, libri u botua nga: "Dar El-Hadijth - Kajro Egjipt", në vitin 1426 hixhrij, në faqen 235 shkruan, si vijon:
- حدثنا أبو نعيم قال، ثنا سفيان عن أبي إسحاق عن عبد الرحمن بن سعد قال : خدرت رجل ابن عمر فقال له رجل: أذكر أحب الناس إليك فقال: يا محمد -
"Na tregoi Ebu Naijm dhe tha: tregon Sufjani nga Ebi Is'hak nga Abdurrahman bin Sad ka thëne: i është paralizuar-mpirë (hader-narkolepsi) këmba e ibn Omerit dhe atij njëri nga njerëzit i tha: 'përmende (kujtoje) dikë më të dashur për ty nga njerëzit' dhe ai tha: 'Ja Muhammed - O Muhammed'".
_________________________