Nata e 27-të e Ramazanit - Nata e Kadrit



Në suren Kader totali i shktonjave në këtë sure është 114-të shkronja. Aq sa sure ka Kurani.

Në suren Kader totali i fjalëve është 30-të fjalë, aq sa sure ka gjithë Kurani famëlartë dhe aq ditë sa ka një muaj.

Në këtë sure fjala Kader ose e nënkuptuar është cituar 5-së herë. Aq sa janë namazet ditore.

Për herë te fundit permendja e emrit Kader e nënkuptuar me peremër është "selamun hije" - hije (ajo) është numri 27-të duke na treguar se nata e 27-të është nata e Kadrit.

Gjithashtu, shprehja (lejletul Kader) "nata e Kadrit" në suren Kader është përmendur tre herë dhe ajo përbëhet nga 9-të shkronja.

9x3=27 e cila nënkupton natën e 27-të të muajit të Ramazanit.

Nata e Kadrit është nata e paqes. Paqja nga Zoti nuk mund të vijë nëse njerëzia nuk pajtohet me rrethin e tij familjar, shoqërinë, komshiun, qytetarët e feve të tjera, etj..

Nata Kadrit është një dhuratë nga Zoti i madhërueshëm.

Te pajtohemi me njeri tjetrit në menyrë që të meritojmë paqen dhe amnistinë hyjnore.

Allahu i Madhëruar thotë: "Ne e zbritëm atë (Kurani) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre, në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me të gjitha vendimet. Ajo është paqe derisa të lind agimi", (Kadr: 1-5).

Ndërsa Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: "Kush falet natën e Kadrit me besim e me shpresë në shpërblim, atij do t'i falen të gjitha gjynahet e kaluara", (Buhariu).

Ju përshëndes me ilahi të kënduar nga shejh Ibrahim Emin El-Jasin El-Hysejnij në Medinen e ndritur në mexhlis mevludi me miqtë e Allahut që çdo natë të vitit e kanë natë Kadri.

Kabull te gjithëve!



Autor: Eduard SHEFKIU

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...