A kemi nevoj ta reformojmë Islamin?
Neve nuk na nevojitet 'reforma' Islame, siç mendojnë disa muslimanë, sepse ai vetvetiu është i përkryer. Ajo që duhet të reformojmë është qëndrimi ynë ndaj Islamit, përtacia jonë, mendjemadhësia jonë, shkurtpamësia jonē, shkurtimisht mangësitë tona e jo disa mangēsi të supozuara të Islamit. Që ta realizojmë ringjalljen Islame nuk duhet kërkuar nga jashtë principe të reja të sjelljeve, por duhet vetëm ti zbatojmë ato të vjetrat e të harruarat.
Nëse shikojmë periudhen mbi 1400 vjeqare të islamit do t‘i kuptojmë shkaqët sepse sot kemi ngecur në të gjitha lemit, përveq në lemin e Hoxhallareve dhe Hafizave.
Qellimi i Anglezeve që nga viti 1780 ishte që muslimanet të heqin dorë nga zhvillimi dhe të lidhen vetëm me xhamia, si rrjedhoje çdo fëmijë qe kishte inteligjencë të lartë, nuk u dërgua më të studiojnë shkencën por u udhëzuan të bëhen Hoxhallar apo Hafiza.
Anglia filloi në Hixhaz në shekullin e 18 kur bënë aleancë me Familjen Saud, të cilës ju deshtën 120 vite për ta pushtuarë të gjithë botën islame, vetëm me një pikë, ku arritën qellimin e tyre që muslimanet të mirrën me islam vetëm mbrenda xhamijave, njerëzit më të ndritur e të zgjuarë mbetën Hoxhallarë apo Hafizler të papunësuar, zgjuarsia e tyre që kishin nuk mbeti as në xhami, pasiqe u bënën shumë prej tyre, si rrjedhoje njerëzit më inteligjent, punuan fushën apo u bënën tregtar, etj..
Dhe ky zhvillim ende vazhdon, i vetmi shtet që ka arrit të ngritet edhe jashtë xhamiave për momentin është Turqia, dhe për këtë arsye bëhet luftë ekonomike kundër tyre.
Kurse Anglia-Amerika ende vazhdon, tashmë kërkon qe të reformohet islami, ashtu si u reformua krishtërizmi, e bejnë fajtor islamin që muslimanet kanë ngecur, kurse muslimanet harruan se ishin të parët në të gjitha lemit, po me këtë islam 1400 vjeqar, nga e gjithë bota kërkonin dituri në Bagdag, Andaluzi e Stamboll, po po nga këta muslimanet qe thonë se kanë mbetur prapa.
Autor: Muhamed ASAD