Gjërat që si kupton logjika e njeriut
I çuditur është rasti i disa njerëzve kur pyesin se: Allahu krijoi derrin, atëherë pse e ndaloi ngrënijen e mishit të tij?
Pyetja e tillë është pasojë e mos njohjes së çështjeve në detale. Allahu xh.sh. krijoi krijesat në ekzistencë dhe caktoi rolin e tyre.
Si përgjigje të pyetjes së lartëpërmendur do të përdorim edhe pyetjen se: Kush të tregoi se derri është krijuar që ta përdorim si ushqim?
Ndoshta është krijuar që të tuboj mikrobe të ndryshme të cilat nëse nuk tubohen do të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Pra, qëllimi i krijimit të derrit nuk çenka ushqimi, por ai luan role tjera në ekzistencë.
Pastaj vjen njeriu tjetër e pyet: Pse Allahu krijoi gjarpërin, akrepin dhe kafshë tjera dhëmbëshkyese që rrezikojnë jetën e njeriut.
E vërteta është se ne nuk dimë shumë mbi sekretin e krijimit të këtyre kafshëve. Ato janë krijuar dhe dëshmojnë për fuqinë e Krijuesit në ekzistencë. Ai krijoi shumë kafshë që njeriu mund t'i shërbejë për qëllimet e tija në mënyrë direkte.
Krijoi kafshë me instikt që njeriu mund të i komandojë edhe pse janë më të fuqishme se njeriu, e në anë tjetër krijoi kafshë që janë me fuqi më të dobta se njeriu, por njeriu nuk mund t'i komandojë.
Nëse marrim deven si shembull, shohim se një fëmijë i dobët nga fuqia komandon ate. Fuqia e deves është që nëse femijut i bie një të rame e lenë të vdekur në tokë. Megjithatë ajo i nënshtrohet komandës së femijut dhe ai kur të dojë e bën që të ulet, e kur të dojë i hypë dhe ecë me të.
Është e pa logjikshme të mendohet se fëmiu e komandon deven me fuqinë e tij.
Ajo që e bëri deveri t}i nështrohet komandës së femijut është fuqia e Allahut xh.sh.. Ai e bëri deven që t'i përulet poltësisht komandës së njeriut.
Në anën tjeter nëse marrim gjarpërin apo akrepin dhe krahasojmë fuqinë e tij me fuqinë e deves do të shohim se fuqia e deves është shumë më e madhe se sa e gjarpërit dhe akrepit.
Megjithëkëtë njeriu nuk është në gjendje t'i komandojë. Nga ky krahasim kuptohet se nëse njeriu komandon me fuqinë e tij do të komandonte të gjitha krijesat e sidomos insektet e imta.
Pra, njeriu nuk zotnon fuqinë qenjësore të komandojë ndonjë krijesë në ekzistencë porse ai i cili e bëri njeriun të mundur të komandoj është Allahu xh.sh.. Ai bëri që prej tyre të ketë dobi të mëdha si në bartje, mish, qumësht, etj..
Tani të shofim se si qendron puna e sëmurjeve të cilat e kaplojnë njeriun. Edhe sëmuijet bartin me vehte një sekret që njerëzit janë të pa njohur për te.
Allahu xh.sh. dëshiron që mendjemdhenjëve dhe gjakëpirsave të cilët mbështeten vetëm në fuqinë e tyre të u jep një mesim të thellë se, nëse Allahu dëshiron që t'ua humbë fuqinë tuaj e bënë shkaktar krijesën më të imët që nuk e sheh as syri i njeriut.
Mikrobi i cili nuk shihet me sy, por vetëm me anë të mikroskopit mund ta bëjë njeriun të pa lëvizshëm e të mos ketë fuqi as të ngritet nga shtrati.
Personit të tillë në këtë moment i kujtohet se fuqia e tij qenka e humbur krahas fuqisë së Allahut. Atij i bjen në mend se do të takohet me Fuqiplotin diten kur nuk ka fuqi tjetër pos fuqisë së Tij, e as nuk ka ndihmë tjetër pos ndihmës së Tij. Dita të cilën Allahu xh.sh. e cilësoi në këtë mënyrë: "Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat. E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë", (Ajeti 9 dhe 10 Suretu Et-Tarik).
Vërtetë, disa sëmurje përkujtojnë njeriun që të kthehet te drejtësia Islame.
Ata të cilët shpenzojnë ushqim të tepërt, marrin të drejtat e huaja dhe shpenzojnë pasurinë e tjetrit.
Pastaj Allahu njeriut të tillë i çonë një sëmurje gjatë një periudhe të jetës së tij dhe i ndalohen disa lloje të ushqimit. Me këtë i jipet një vërejtje njeriut, se gjatë disa viteve ka shpenzuar më shumë se sa i ka takuar dhe për këtë patjetër duhet t'i merret teprica.
Si shembull do të marrim sëmurjen e sheqerit, nëse njeriu tepron ngrënijen e ëmbëlsirave disa vite me radhë lehtë mund të shkaktojë sëmurjen e sheqerit në organizmin e tij.
Pastaj sëmurja e tillë ia ndalon llojet e ëmbëlsirave. Disa te tjerë kanë mundësinë e përdorimit të ushqimeve të ndryshme sa i përket anës materiale, por shumë artikuj ushqimorë ia ndaloi mjeku.
Për këtë Allahu xh.sh. thotë: "O bijt e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse (Ai) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)", (Ajeti 31 Suretu El-Araf).
Allahu xh.sh. na urdhëroi për drejtësi dhe masatari, prandaj nëse kalojmë kufijt e saj atëherë dasht e pa dasht duhet kthyer brenda kufijve Islam.
Nëse një njeri nuk plotëson gjumin një kohë të gjatë, shkatërron shëndetin e tij dhe dasht e pa dasht i kthehet shtratit derisa ta plotësojë gjumin e tij.
Drejtësia dhe mëshira e Allahut është që Ai të sëmurit ia kompenson me dhurata të shumësishta siç thotë Allahu xh.sh. në hadithin kudsij:
"O biri i Ademit, u sëmura dhe nuk më vizitiove. Thotë (biri i Ademit - njeriu): O Zot si të vizitoj e Ti je Zoti i gjithësisë?. Thotë (Allahu xh.sh.): A nuk e dite se robi im filani ishte i sëmurë e nuk e vizitove. A nuk e dite se po ta kishe vizituar të sëmurin do të më gjeshe tek ai".
"O biri i Ademit, kërkove të ushqesh e nuk më ushqeve. Tha: (Robi i Zotit), O Zot si të ushqej Ty e Ti je Zoti (Ushqyesi) i gjithësisë?. Tha Allahu: A nuk e dite se robi im filani kërkoi ushqim nga ju e nuk i dhatë. A nuk e dite se po ti kishe dhënë ushqim do ta kishe gjetur ate tek Unë".
"O biri i Ademit, kërkova nga ju ujë për pije e nuk më dhat. Tha (robi i Zotit): Si të jap ujë e ti je Zoti i gjithësisë. Tha Allahu: Të kërkoi robi im filani ujë e nuk i dha, a nuk e dite se po ti kishe dhënë do ta kishe gjetur atë tek Unë".
Vërtetë, nga ky hadithi kudsij kuptohet se çdo i sëmurë është afër mëshirës së Allahut xh.sh. dhe se Ai ia lehtësonë dënimin në ditën e kijametit.
Po ashtu Allahu xh.sh. kompensimin e tij me shpërblime e bënë varësisht nga durimi i tij. Pra i sëmuri me durim të plotë që falenderon Allahun është afër Tij.
Autor: Muhamed Muteveli Esh-Sharavi
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Shkëputur nga: E mira dhe e keqja, faqe 55-57.