Agjërimi, edukatë dhe sakrificë
Erdhi Ramazani i cili i zgjon të pakujdesshmit, i kthjellë mendjet, pastron shpirtrat, i lidh ata mes vete dhe i edukon njerëzit; dhe urime për mikpritësit e këtij muaji.
Erdhi Ramazani i cili u rikujton njerëzve se sfera po sillet dhe koha po ecën; udhëtarët për tek Zoti i tyre veç kanë kaluar pjesën më të gjatë të rrugës dhe kanë arritur fundin dhe do ta takojnë Zotin e ata do të japin llogari para Tij, për atë që vepruan në këtë Botë, a thua vallë a jemi përgatitur për një llogari të tillë?!
Erdhi Ramazani i cili u rikujton njerëzve për atë që Allahu xh.sh. ka përgatit për ta, nga dyfishimi i shpërblimeve ndaj punëve të mira që bënë në këtë Botë, për falje mëkatesh e fshirje të këqijave, për pastrimin e njeriut nga çdo krim dhe poshtërsi; që të jenë të vëmendshëm ndaj mëshirës së Allahut xh.sh. mbi ta, dhe ndaj mirësive të Tij abstrakte dhe materiale të cilat vazhdojnë mbi ta pa ndërpre, e kjo reflekton në dashurin e robit ndaj Krijuesit të tij, shpresën në Të dhe turpin (për t'bërë mëkat) ndaj Tij xh.sh..
Erdhi Ramazani i cili u rikujton njerëzve se ai është pikë-ndryshimi i rrugëtimit njerëzor, të cilët patën humbur rrugën; dhe pas pesë shekujve qielli po kontakton me tokën e cila shkëlqej nga një dritë që ndriçojë tërë kozmosin, e kjo është drita e shpalljes që do të ndriçojë deri në Ditën e Gjykimit, thotë Allahu xh.sh.: "... Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë. All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë". Athua a jemi ne të kapur për këtë shpallje?!
Erdhi Ramazani i cili u rikujton njerëzve se njeriu nuk është vetëm një grusht dhè, mirëpo është edhe frymë nga shpirti i Allahut xh.sh, dhe me këtë arriti vendin e fisnikëruar e të nderuar, dhe e ngriti nga të gjitha krijesat tjera; si rrjedhojë e saj, nuk duhet të fillojë jeta e njeriut në luftë kundër materies, mirëpo njeriu duhet të baraspeshojë mes shpirtit dhe materies e të neutralizoj mes të jetuarit në tokë dhe interesave nga qielli, pra të jetë në përputhje me programin e Allahut xh.sh. i cili ia realizon njeriut paqen shpirtërore e sociale dhe e rikthen njeriun në vendin e fisnikëruar.
Erdhi Ramazani i cili u rikujton njerëzve dhe ua mbjellë në zemrat e tyre çështjen e sinqeritetit në fjalë dhe vepra, ta mbron njeriun nga cytjet e shejtanit, nga dyfytyrësia e nga çdo rrezik që sjell nefsi; e tëra kjo manifestohet në agjërimin e Ramazanit i cili është adhurim i fshehtë mes njeriut dhe Zotit të tij, e as një njeri nuk mund të dijë se çfarë ka në mes robit dhe Zotit xh.sh. për këtë është edhe hadithi i shenjtë ku Allahu xh.sh. thotë: "çdo vepër e birit të Ademit i përket atij ndërsa agjërimi më përket Mua dhe Unë shpërblej për të", sinqeriteti është baza e jetës së një myslimani dhe shtylla kyçe e edukatës së tij.
Erdhi Ramazani ta ndihmojë myslimanin nga e keqja e vetës së tij dhe e merr (Ramazani) dirigjimin e tij dhe e drejton atë drejt të mirave, ia forcon vendosmërinë dhe ndihmon dëshirën e tij, i mund epshet e tij dhe atë nga e cila është e ndaluar gjatë agjërimit, dhe me këtë myslimani është më larg të ndaluarave, nuk ndodhë kjo vetëm në aspektin e gjërave materiale, por edhe në aspektin moralo-edukativ; duke e urdhëruar Islami myslimanin me agjërim, ai ia mund natyrshmërisë njerëzore dhe instinktit njerëzor atëherë kur i paraqitet ndonjë gjë e keqe apo i bënë keq ndokush atij, që t'ia kthen me të njëjtën gjë, thotë Muhammedi s.av.s.: "nuk është agjërimi mënjanim vetëm nga ushqimi dhe pirja, por agjërim është të mënjanuarit nga marrëzirat dhe gjërat e turpshme, nëse të ofendon ndokush, thuaj: unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm", (transmetohet nga El-Hakim), pastaj myslimani e kontrollon edhe gjuhën e tij, thotë Muhammedi s.a.v.s.: "kush nuk e lë dëshminë e rrejshme dhe të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojë që ai të mënjanohet nga ushqimi dhe pirja e tij", (transmeton Buhariu r.a.). E tëra kjo është një shtrëngim apo detyrim i shpirtit dhe vetvetes, ndaj asaj që e urren, e kjo është edhe kuptimi i durimit i cili është prej shtyllave të edukatës dhe mjeteve të saj, dhe për këtë ka ardhë në hadith: "ai(Ramazani) është muaji i durimit", e kjo është hyrja e natyrshme drejt fitores, ngase "vërtet fitorja është me durim", kush dëshiron të sakrifikojë e të fitojë le të fillon nga e keqja e vetës së tij, nëse e mund atë, të tjerat janë më lehtë.
Erdhi Ramazani që të hedhë mbi njerëzit bollëkun e Allahut xh.sh. mbi ta, mëshirën e Tij mbi ta, e cila vërteton dashurinë e Allahut ndaj robërve të tij, vërteton edhe dobësinë e robërve dhe mëshirën e Zotit ndaj tyre. Të praktikuarit e shtyllës së katërt të Islamit (agjërimin) është shkak për falje të gjynaheve, thotë Muhammedi .s.a.v.s.: "kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar në shpërblim, i falën gjynahet e kaluara", duke besuar në Allahun xh.sh., duke besuar në Islam, duke besuar në kryerjen e detyrave fetare, - duke shpresuar- pra duke qenë i sinqertë me Allahun xh.sh., e duke shpresuar mirësinë e Tij dhe shpërblimin e Tij, jo vetëm këtë, por edhe kush falët natën duke pasuar Muhammedin s.a.v.s. i cili ka thënë: "kush falët në Ramazan me besim dhe duke shpresuar në shpërblim, i falën gjynahet e kaluara", të radhiturit në rreshtat e namazit, devotshmëria e zemrave në namaz, leximi i Kur'anit dhe meditimi i tij në mesin e natës, e tëra kjo është shtim i pasurisë shpirtërore, ushqim i shpirtit, ngritje e njeriut në gradë të lartë. Allahu xh.sh. e ka veçuar Ramazannin edhe me natën e Kadrit e cila është më e vlefshme se një mijë muaj, e çfarë na pengon neve që të sakrifikojmë për arritjen e kënaqësisë së Allahut xh.sh. e ti afrohemi Allahut xh.sh. i Cili thotë: "Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të", (Al-Alak-19).
Erdhi Ramazani që të na mëson se adhurimet në Islam jo vetëm se kanë shtrirje shpirtërore, morale e personale, ato kanë edhe shtrirje shoqërore e politike. Të bashkuarit e myslimanëve në një ndjenjë (të uriturit gjatë ditës dhe etja) u jap mësim të pasurve dhe u rikujton atyre detyrat që i kanë ndaj të varfërve, jo vetëm në këtë muaj, por në çdo kohë, për këtë edhe Pejgamberi s.a.v.s. thotë: "Kush ofrohet te Allahu xh.sh. me një cilësi të mirë, ka shpërblimin sikur ta ketë zbatuar një farz", është përshkrua Muhammedi s.a.v.s. se ka qenë më bujari ndër njerëz, ndërsa në Ramazan ishte edhe më bujar. Gjithashtu është bërë obligim edhe zekatul-fitri në fund të ramazanit që të solidarizohen myslimanët mes vete, sikur edhe të bashkuarit e myslimanëve nga e gjithë bota për të zbatuar këtë obligim, ua shton atyre ndjenjën e të vëllazëruarit në Islam dhe Iman, gjithashtu edhe në unitet, thotë Allahu xh.sh.: "S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër ...", (El-Huxhuraat-10), gjithashtu thotë në suren El-Enbijaa-92,: "Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua". E çfarë na pengon neve që, në këto gjendje të mjerueshme të umetit tonë e vëllezërve tanë që pabesimtarët po i mbysin dhe po i okupojnë tokat e tyre dhe shumë nga ta i burgosin deri në vdekje... pra çfarë na pengon neve që ti drejtohemi qeveritarëve tanë në çdo shtet islam që të kenë frikë Allahun xh.sh. në Fenë dhe popullin e tyre, e të bashkëveprojnë mes veti të mbështetur në Allahun xh.sh., dhe me ndihmën e Allahut xh.sh. e pastaj së bashku me popujt e tyre të largojnë bllokadën ndaj vëllezërve tanë që janë të bllokuar nga qeveritarë të huaj, të jenë të bindur se populli është në gjendje gatishmërie të sakrifikojë edhe me më të shtrenjtën që posedojnë, vetëm e vetëm të rikthehet krenaria e fesë së tyre dhe krenaria e umetit të sajë dhe fitorja e vëllezërve të sajë!.
E çfarë na pengon neve gjithashtu që të kërkojmë me lutje dhe nënshtrim Allahut xh.sh. që ti largon brengat nga umeti ynë dhe ti zhdukë zullumqarët nga vendet e tyre. Dhe në fund o vëllezër të dashur të shfrytëzojmë këtë rast që të tubohemi rreth sofrës së Kur'anit Fisnik, e ti bashkojmë zemrat e njerëzve rreth thirrjes së vërtetë, e ti mbushim xhamitë me mysliman derisa të përmirësohen njerëzit me Kur'an dhe të bëhen të sinqertë ... Allahu xh.sh.: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm", (El-Bekaretu-183).
Lusim Allahun xh.sh. të na begatojë të gjithëve, dhe të na i pranoi punët e mira, e të na falë neve dhe juve, e të na përmirëson dhe të na bënë përmirësues.
Autor: Dr. Mahmud GAZLAAN
Përshtati nga Arabishtja: Jasir KRASNIQI