Lindja e Pejgamberit a.s.
"... Kjo dritë u shfaq në këtë ambient dhe kjo dritë e amshueshme disa herë e ndriçoi këtë botë. Dhëntë Zoti e ta përjetojmë edhe njëherë kaplimin e kësaj bote nga kjo dritë ...".
Krijuesi i gjithësisë, All-llahu i Plotëfuqishëm, e i Plotëmëshirshëm, i ngritur dhe i respektuar me shumë emra fisnik, në mes njerëzve gjysmëanlfabetë e analfabetë, me të njejtën gjuhë e traditë në të njejtën hapsirë ua dërgoj një udhëheqës përmes së cilit do ta njohin Krijuesin. I largoi nga zakonet e tyre primitive, nga mënyra e të të jetuarit, e të menduarit dhe nga shumë të meta që ishin prezentë deri më atë kohëdhe i njoftoi me shkencë e kulturë. Zoti i plotëfuqishëm, All-llahu xh.sh në ajetin e surës Xhuma "Mineliaxhi alel mu'minine ldh beathe fihim resulen min enfusihim", në të vërtetën nga ana e Pejgamberit, është një e arritur, një fat dhe një shpëtim për të gjithë njerëzimin.
Angazhimi i Pejgamberit Muhamedit a.s. nga ana e Krijuesit që t'i prijë njerëzimit udhës së drejtë, është ndodhia më e lartë dhe më e ndritshme në historinë e njerëzimit. Që të jetë qartë kjo e vërtetë si dhe vlera tejet e lartë e veprimtarisë së Pejgamberit, le ti kthehemi një here kohës së Alejhi Selamit, xhahilijeteve të ndryshëm, besimit në ikona dhe në sende të ndryshme dhe në doke primitive, pra ti kthehemi asaj kohe dhe kohës së lulëzimit të Islamit.
Të gjithë atyreve që ishin zhytur në xhahilijet enorm, në një humnerë ku i kishin humbur të gjitha shpresat për shpëtim, u shpall një udhëheqësi devotshëm që ua ngjalli shpresat për mundësinë e të ekzistuarit dhe për njohjen e së vërtetës. Për këtë shkak, lindja e tij shpreh simbolin e ndërshmerisë dhe datën e gëzimit e të mirëqenies së mbarë njerzimit. Kjo ngjarje është shpërblim i lartë i Zotit dhe shpëtim yni në çastin e fundit.
Sipas të dhënave të sigurta pikërisht në natën e dymbëdhjetë të muajit Rebiul-Evvel në Mekë u shkaktua një gëzim i madh dhe u perhaps një lajm i mire. Kjo ngjarje dhe ky gëzim ishte një dritënë sytë e të verbërit, shpresë për të humburit, kënaqësi dhe krenari për shpirtërat e rraskapitur, si dhe një horizont i pakufishëm i kuptimësisë dhe i mënyrës së të menduarit të njerëzve në përgjithësi.
Sipas rregullave të Kur'ani Kerimit lindja e udhëheqësit drejt udhës së vërtetë paraqet shpëtim për mbarë njerëzimin nga xhahilijeti, me ç'rast bota dhe qielli e gjithashtu edhe njerëzit dhe engjujt janë mahnitur dhe tejet të lumtur për lindjen e një fëmije, t ënjë qenie njerëzore që njerëzit do t'i largojë nga zakonet e egra e primitive të varrosjes për së gjalli të fëmijëve të tyre, nga vrasjet shtazarake e të tmerrshme, nga besimi në sende të ndryshme, ndërsa do to bindë në ekzistimin e të Vetmit Zot dhe të pamundësisë e vetë-identifikimit më Krijuesin.
Lajmi dhe nderi në "Kul innema ene besherun, mlthulkum juha, ileje inema ilahkum ilahun vahld". (Besimi në ekzistimin e të Vetmit Zot) është prezantuar edhe përmes vetë lindjes së Pejgamberit si njeri, është mënyre me të cilin vërtetohet se "Vema arselineke il-la rahemten Lil-alemin". (Tu të kemi dërguar për mirëqenien e njerëzve) dhe se largoen të gjitha botëkuptimet për vetidentifikim me Krijuesin. Atë natë në Mekë lind ai fëmijë i nderuar me aftësi të mbinatyrshme "Muhammed basher, la-kef basher, kel jakut-hixhr la-kel hixhr". (Muhammedi ishte njeri, porse jo si të tjerët. Sikur dijamanti që është gurë por jo sikur gurët tjerë.).
Lindja e Muhammedit a.s. para dhe pas kësaj ngjarjeje, u pat shënuar me ngjarje të ndryshme historike. Ditën e lindjes së tij nuk u shënua vetëm në Mekë por anekënd botës. Ikonat në të cilat besonte populli i Mekës atë ditë u rrënuan, pallati i imperatorit i cili është ndërtuar nga mijëra eshtrash njerëzish filloi të shkatërrohet e njekohësisht u fik dhe zjarri në të cilin besonin nëpër disa qytete. Duke marrë parasyqsh kohën e lindjes dhe pamundësinë e informimit me kohë, historia nuk ka pasur mundësi të shënoj edhe me shumë dukuri tjera lidhur me këtë ngjarje.Lindja e pejgamberit ishte një parashenje e mire se pallatet e urrejtura do të rrenohen, drita e së keqes do të fiket, drejtësia dhe mirësia do ta përfshije tërë vetëdijen e njeriut dhe në përgjithësi tërë botën. Kështu edhe ndodhi. U lind Pejgamberi më i mad hi njerëzimit dhe i All-llahut xh.sh..
Në ditën e lindjes së tij bile edhe melektë morën pjesë në këtë kremtë duke ia uruar Aminës. Mirpo atë ditë në Mekë nuk u lind vetëm një fëmij u lind një histori e tërë dhe e re e po ashtu u trasua një rrugë e drejtë dhe krenare.
Ashtu si lindte drejtsia, jodrejtësia dhe jo njerëzia, fillaun të zhduken. Mengjesi i lumtur fillonte me bukuri përderisa terri zhdukej. Xhahilijeti dhe sjelljet shtazarake ishin duke përfunduar e dituria drita dhe mëngjesi i palindshëm lindnin. Vrasjeve u erdhi fundi e u lind pendimi dhe drejtësia në çastet e pakufishme. Xhelozia dhe dinakëria tok u rrënuan me shtullat e pallatëve. Me lindjen e Muhammedit a.s. do të vuloset dhe nëpër botn do të përhapet pasuria dhe ndriçimi i njerëzisë. Nga Lindja e Pejgamberit e deri më ditën e sotme, dita e dymbëthjetë e Rubiul Evvelit është Brajam i madh fetar të cilin duhet ta fesojnë edhe hebrenjtë e krishterët dhe të gjithë mushrikët. Lindja e tij në të vertetë është ëranim i drejtësisë në civilizimin e krijuar. Ai ishte njeri i cili dinte dhe zgjeronte dituritë e njëkohësisht edhe si udhëheqës në rrugën e vërtetë.
Në faqet e histories është shkruar se deri më atëherë, të krishterët qenkan vrarë njeri me tjetrin, kurse hebrenjtë në asnjë vend të Europës nuk kanë mundur të vendosen dhe të gjallnojnë. Ata duke iu falenderuar humaniteti të mësimit të Muhamedit a.s. dhe besimit në të drejtën e ithëtarëve të tij, kanë arritur të jetojnë të lirë dhe të vazhdojnë sojin e tyre. Për këtë shkak fëmijët të lirë dhe le të vazhdojnë sojin e tyre. Për këtë shkak fëmijet hebrenjë dhe pasardhësit e tyre ia kanë borxh jetën e Pejgamberit Muhamed. Ithtarët e këtij Pejgamberi i mbrojtën dhe u dhanë liri e jetë të lumtur të gjithë hebrenjëve në Azi dhe në Kuruba. Ua bekoi tregëtinë e lirë dhe ua pranoj barazinë, gjakun, pasurinë dhe të mirat e tjera materiale dhe shtëoitë i mbrojti nga krimet më të mëdha. Prandaj lindja e Pejgamberit Muhamed është edhe për hebrenjtë shpresë për shpëtim. Për shkak të këtyre fakteve duhet ta festojnë si festë lindjen e Pejgamberit. Poashtu edhe të Krishterët duhet të përshendesin lindjen e tij sepse Hazreti Isa si një fëmijë jashtëmartesor vetëm përmes mësimit të vet arriti ta përhapë të vërtetën.
Duke përcjelltë mësimin e Pejgamberit Muhammed a.s., Muslimanët arritën shumë në lëmenj të ndryshëm të shkencës, në filozofi në përgjithësi në civilizim. Si një udhëheqës i caktuar nga Krijuesi, Pejgamberi që s'dinte shkrim as lexim, njerëzimit ia fali drejtësinë dhe e zgjeroi shkencën dhe dituritë e tjera për njerëzinë. Për shkak të tërë kësaj edhe jobesimtarët duhet ta fesojnë lindjen e Pejgamberit për shkak se përmarimin dhe arsimimin e vet ia kanë borxh Muhammedit a.s. dhe ithtarëve të tij.
Është fakt se po të mos ekzistonin Meka dhe Medina shkenca në Damask nuk do të ekzistonte. E po, të mos ishte Damasku si qendër e shkencës nuk do të ekzistonte Bagdadi në mungesë të të cilit nuk do të lindnin Samarkanda dhe Buhara, e në to edhe shkencat astronomike dhe fizike, kimia, mjekësia, filozofia e shkenca tjera. Po të mps ishin Samarkada dhe Buhara si qendër shkencore nuk do te ekzistonte as Andaluzia. Drita nga Andaluzia po të mos ekzistonte vallë si do të zgjohej Europa.
Me këtë institucion jane vënë themelet e shkencës bashkëkohore dhe të përparimit në përgjithësi.
Ardhja në këtë botë e Muhammedit a.s. bie në ditën e dymbëdhjetë e të shenjtë e të lumtur të muajit Rebiul evvel, që njëkohësisht për ne do të thotë gëzim i paskajshëm, lumturi e madhe, jetë e drejtë dhe nderim i mbeshtjellë në mësimin e tij. Thënë me një fjalë lindja e Muhammedit a.s. meriton një nderim të madh njekohësisht edhe bajram për ne muslimanët.
O Zot, urrejtjen nga zemrat e njerëzve e shëndrro në dashuri, të pafeve ju dhuro besim syve të errësuar i fal ca dritë. Ne të gjithë i mbeshtetemi mirësisë Sate dhe prej Teje ndihmë kërkojmë. O Zot ty të drejtohemi përmes Pejgamberit Tënd dhe tonit, vetëm prej Teje ndihmë dhe shpëtim kërkojmë.
Amin!
Bihumerti sejjidi murselin.Vel-hamdu lil-lahi rabbil alemin, el-Fatiha.
Autor: Mulla Idriz GJILANI,
Përgatiti: Hëna e Re, gusht 1993.
_________________________
(Artikulli "Lindja e Pejgamberit" i Mulla Idriz Gjilanit është botuar për herë të parë në gazetën "Glasnik" të Sarajevës në vitin 1938.).