Bija ime!



Derisa isha në Bruksel, në një udhëkryq të qytetit pashë një grua të moshuar. Në momentin kur kalonim u hap sinjali për kalimin e automjeteve, por gruaja e moshuar ishte aq shumë e lodhur, saqë nuk e mbanin këmbët e saja. Dëshironte të kalojë rrugën, por makinat vetëm sa nuk e shtypën për toke, e askush nuk afrohej që t'ia shtrijë dorën e mëshirës për ti ndihmuar. Djaloshit të ri i cili ishte me mua, i thashë që të shkojë dhe ta ndihmojë.

Në këtë rast me ne ishte edhe profesori i nderuar Nedim Dhubjani, i cili banonte në Bruksel më shumë se dyzet vite dhe na u drejtua me këto fjalë: "A e dini se kjo grua e moshuar, një ditë ishte bukuroshja Missi i vendit, fitneja e njerëzisë. Meshkujt të tubuar rreth saj për tu dëfryer me bukurin e saj iu afroheshin duke i zbrazur tërësisht xhepat e tyre vetëm e vetëm që të fitojnë një buzëqeshje, prekje, përqafim apo puthje nga ajo ... E pasi që i ka kaluar rinia e saj dhe i është tretur edhe bukuria ka ngelur në rrugë në atë gjendje, saqë nuk gjen se kush ta kapë për dore që ta ndihmojë"!

Bijat e mia, myslimane të ndershme dhe të moralshme, vërtetë askush tjetër nuk do të jetë viktimë dhe sakrificë, përveç jush, atëherë mos lejoni që vetët tuaja ti prezantoni për sakrifikim në thertoren e djallit. Mos i dëgjoni fjalët e atyre që bëzajnë duke apeluar në përzierjen e gjinive, amoralitet edhe atë në emër të lirisë, emancipimit, progresivitetit, qytetërimit, artit dhe jetës universitare, sepse shumica e të mallkuarve nuk përjetojnë jetën bashkëshortore dhe nuk kanë fëmijë e as që ju intereson diç tjetër për ju, vetëm dëfrimi me trupin tuaj.

Nëse femra ka dështuar, nuk do të gjejë askënd që t'ia shtrijë dorën që ti ndihmojë, apo ta ngritë, por vetëm ke për ti gjetur që shumica e tyre janë grumbulluar rreth bukurisë së saj derisa e posedon atë, e kur ajo ikën edhe njerëzit ikin, ashtu siç ikën qeni atëherë kur nuk jetë mish nga viktima.

Bija ime, kjo ishte këshilla ime për ty, ky është realiteti e mos dëgjo të tjerët. Të jesh e bindur se çelësi i derës së përmirësimit është në duart tua, e jo në duart tona të meshkujve, andaj nëse dëshiron ta përmirësosh veten, bëre atë, e me përmirësimin e vetes do ta përmirësosh gjithë Umetin.



Autor: Alij TANTAVI
Përktheu: Jusuf ZIMERI



_________________________

Shkëputë nga libri: "Bija ime", autor: Alij Tantavi.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...