Pse hanefijt nuk i bashkojnë namazet, kur në lidhje me këtë ka hadithe autentike?
Pyetja:
Pse hanefijt nuk i bashkojnë namazet, kur në lidhje me këtë ka hadithe autentike?
Përgjigja:
Kjo çështje është prej kryesoreve në mes të shkollave të fikhut. Hanefijtë kanë gjykuar që të gjitha transmetimet mbi këtë çështje duhet bazuar në metodën e "bashkimit të dukshëm" (Xhem' El-Suri), jo "bashkimit të vërtetë" (Xhem' El-Hakiki). Kjo do me thënë që pasi që na është thënë ta kryejmë çdo namaz në kohë (të tij), dhe ka hadithe të Ibni Mes'udit që e sqarojnë që Pejgamberi (s.a.v.s.) asnjëherë nuk ka bashkuar namazet së bashku (duke nxjerrë namazin jashtë kohës së tij) përpos në Arafat dhe Muzdelife gjatë haxhit.
Pjesa në vijim, që është një shkëputje e prej librit "Fikh el-Imam" (botimi tretë), mund të jetë e dobishme për të kuptuar hadithet mbi këtë çështje:
Prej kapitullit "mbi bashkimin e dy namazeve"
'Abdullah ibn Mes'udi transmeton: "Unë asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) të fal ndonjë namaz jashtë kohës së tij përpos në Muzdelife. Ai e bashkoi Akshamin dhe Jacinë në Muzdelife", (Sahih El-Buhari 1:227, Sahih Muslim 1:417, Sherh Me'ani'l-athar 1:164).
Një transmetim tjetër i Ibn Mes'udi thotë: "I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) i bashkoi dy namaze gjersa ishte në një udhëtim. Ai e bashkonte Akshamin dhe Jacinë duke e vonuar akshamin deri pak para kalimit të kohës, dhe duke falur namazin menjëherë sapo i ka hyrë koha", (Musennef Ibn Ebi Shejbe 2:458).
'Aisha transmeton: "I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), ndërkohë që ishte në udhëtim, e vononte drekën dhe e falte Ikindinë herët, dhe e vononte Akshamin dhe e falte Jacinë herët (d.m.th. falte secilin namaz në kohën e tij)", (Sherh Me'ani'l-athar 1:164, Musennef Ibn Ebi Shejbe 2:457).
Ibn 'Abasi transmeton: Unë kam falur tetë [*] rekate së bashkua dhe shtatë [**] rekate së bashku, me të Dërguarin e Allahut. Njëri prej transmetuesve thotë: "E kam pyetur Ebu'l-Sha'tha', 'Supozoj se ai e ka vonuar Drekën (deri në fund të kohës) dhe ka falur Ikindinë sapo i ka hyrë koha, dhe (njashtu) e ka vonuar Akshamin dhe ka falur Jacinë herët'. Ai u përgjigj, 'Edhe unë mendoj të njëjtën'", (Sahih Muslim 1:246, Musannef Ibn Ebi Shejbe 2:456).
Ky hadith i Sahihut të Muslimit është shumë i qartë rreth përshkrimit ekzakt të bashkimit të dy namazeve. Metoda e përshkuar nga transmetuesi është Xham' El-Suri.
Imam Ebu Davudi transmeton këtë në vijim: "Muezini i 'Abdullah ibn 'Umerit e informoi atë që ishte koha e namazit. Ibn 'Umeri e udhëzoi atë që të vazhdonte udhëtimin. Kur e kuqja e perëndimit të diellit (shefk ahmar) gati u zhduk, ai zbriti nga kafsha e tij dhe fali Akshamin, dhe pastaj priti derisa e kuqja u zhduk tërësisht dhe fali Jacinë". Ai pastaj tha: "Kurdo që i Dërguari i Allahut ishte në nguti për ndonjë arsye, ai bënte njëlloj siç bëra unë", (Sunen Ebi Dawud 1:178).
Siç mund të shohim, metoda e bashkimit të namazit në hadithet e mësipërme s'është tjetër pos ai i "Xhem' E-Suri". Është një metodë e pranuar rreth të cilës askush nuk ka ndonjë kundërshtim. Si mund të ketë kundërshtim që dy namaze të falen së bashku në një mënyrë që nuk u shkakton atyre të falen as para e as pas kohës së përcaktuar? Padyshim, që kjo është metoda më e sigurt e bashkimit të dy namazeve, dhe do të jetë mënyra më e përshtatshme për të sqaruar hadithet mbi bashkimin (e namazit).
Poashtu është e ditur që namazi i Sabahut nuk duhet të falet para kohës së tij, ose të vonohet qëllimisht prapa kohës së tij. Ngjashëm, as namazet tjera nuk duhet të falen jashtë kohëve të tyre të përcaktuara, në veçanti (nuk duhet) duke konsideruar këtë sunet. Kjo tregon që metoda prej sunetit për të bashkuar dy namaze është Xhem' El-Suri, siç edhe është vërtetuar përmes Kur'anit dhe haditheve. Ky është qëndrimi Hanefij në këtë çështje.
Nëse ishte e lejuar të praktikohet Xhem' El-Hakiki gjatë udhëtimit ose sëmundjes, etj., atëherë pse është e kufizuar vetëm ndaj disa namazeve? Pse nuk është e lejuar të falen të gjitha namazet e ditës së bashku në mëngjes para se të nisemi në udhëtim? Arsyeja për këtë është mjaft e thjeshtë. Praktika e bashkimit e përmendur nëpër hadithe nuk duhet marrë si Xhem' El-Hakiki, por si Xhem' El-Suri, ku çdo namaz mbetet në kohën e tij, por falen njëri pas tjetrit.
Dhe Allahu e di më së miri.
Përgjigjet: Shejh Abdurrahman ibn Jusuf Mangera
Përktheu: Fatih IBRAHIMI
Burimi: http://spa.qibla.com
_________________________
[*] - Katër të drekës dhe katër ikindisë.
[**] - Tre të akshamit dhe katër të jacisë.