Mesele mbi Namazin Kaza 2



Pyetja:

Selamun alejkum. Ç'është më mirë, falja e namazeve të ikura (kaza) apo namaz vullnetar (nafile)? Sipas fesë, cila është më prioritare?

Zoti ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Elhamdulil-lahi rab-bilalemine, ves-salatu ves-selamu ala resulina Muhamed s.a.v.s., ve ba'd:

I nderuar Armin, falja e namazit farz në kohën e përcaktuar është Farz. Me kalimin kohës së përcaktuar, pavarësisht nga shkaku, farzi transferohet në borxh dhe si i tillë ngelë deri atëherë kur të kryhet-shpaguhet ky farz.

Kjo nënkupton se nëse ky namaz nuk falet Kaza, atëherë për këtë namaz do të ketë përgjegjësi (ndëshkim), andaj duhet falur Kaza dhe këtij namazi duhet shoqëruar edhe pendimin (teuben), për lëshimin e një farzi tjetër që lidhet me namazin e që është koha, e që nuk mund të kompensohet me asgjë tjetër përveç me Teube. Pra i nderuar, personi i cili ka farze pa falur është më mirë të falë farze kaza se sa namaz nafile (vullnetar).

Kjo i ngjan sikur borxhliu të të trokas te dera, ndërsa ti të shpërndash lëmoshë nga dritarja.

Allahu e din më së miri!



Shejh - Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...