Mesele mbi Mevludin 4
Pyetja:
Cili është mendimi juaj lidhur me festimin e mevludit (ditëlindjes së Profetit a.s.) dhe të festave të tjera fetare, si viti i i ri i Hixhrit, Israja dhe Miraxhi, etj.?
Përgjigjja:
Ka myslimanë të cilët e konsiderojnë festimin e mevludit dhe festave të tjera islame si hixhreti, Israja dhe Miraxhi, beteja e Bedrit, hyrja e myslimanëve në Mekë, etj., si bidat, diçka e futur në fe. Për rrjedhojë, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarr. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë në mënyrë absolute. Ajo që është e dënueshme në raste të tilla, është gjithçka e dënueshme që shoqëron festime të tilla. Por nëse këto raste shfrytëzohen për promovimin e figurës së profetit Muhamed a.s., jetës dhe mesazhit të tij të përjetshëm. Ku qëndron bidati në këtë rast?
Kur u flasim njerëzve për ngjarje të tilla, ne u kujtojmë atyre një mirësi të madhe dhe ti përkujtosh njerëzit për mirësitë e Zotit është diçka e lëvduar dhe e kërkuar. Vetë Zoti në Kuran na urdhëron: "O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh) e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit, ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju. Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund", (Ahzab, 9).
Zoti u kërkon besimtarëve të kujtojnë betejën e Hendekut ku focat aleate idhujtare të Mekës, ishin bashkuar kundër profetit Muhamed a.s. dhe myslimanëve, për ti shfarosur. Zoti i shpëtoi duke dërguar një erë të fortë dhe melekë të cilët nuk shiheshin nga njerëzit, gjë e cila e detyroi ushtrinë armike të largohej.
"O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t'ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu!", (Maide, 11).
Zoti u kërkon besimtarëve ta kujtojnë planin e çifutëve të fisit Benu Kajnuka, të cilët planifikonin ta eliminojnë fizikisht Profetin a.s..
Prandaj, përkujtimi i mirësive dhe begative të Zotit është diçka e kërkuar. Në raste të tilla, ne u kujtojmë myslimanëve ngjarjet dhe mësimet që përfitohen prej tyre. E çfarë të keqe ka këtu? Si mund të jetë kjo bidat dhe humbje?!
Zoti e di më mirë!
Shejh - Dr. Kardavi