Agjërimi - Univers i Besimit
Agjërimi është mesazh i cili thëret në mision shumë më të lartë se sa procesi i abstenimit nga pirja dhe të ngrënit, ai reflekton ftesën për arenën e shpirtërores përballë materiales dhe konsumit, koshiencën përballë instikit, zgjimit të intelektit ndaj amullisë e kaosit dhe vizionit për lartësim drejt idelait të qiellit mbi ultësin e tokës, duke thirrur në vigjilencë të momentit dhe obligimit të kohës së kuptimit e sakrificës.
Muaji i Ramazanit, pra mund të trajtohet edhe si një planet brenda universit të besimit, është një diell i reflektimit hyjnor jashtë përmasave se sa që kuptohet vetëm nga intelekti i kufizuar i Njeriut.
Njeriu i cili vendosi qëllimin dhe vendosmërinë për agjërim, planifikon një trajektore të re në raport me besimin e tij dhe besnikërinë ndaj Krijuesit të Madhërishëm se, nuk do të ndalet në adhurim ndaj Tij, edhe nëse trupi privohet nga ushqimi , syri nga gjumi e nefsi nga pasionet e tij. Në këtë instancë njeriu pikëtakohet me qenien hyjnore të tijë, duke flatëruar mbi baltën dhe ujin e tokës, aq më shumë që largohet nga dheu, ngrihet në frymën e cila i dha shpirtë dhe e lartësoi nga ultësia e tokës në piedestalin e engjujve.
Ky shpirt është i gatshëm kurdoher ti thotë jo trupit, ushqimit e ujit, thirrjeve të nefsit dhe shkujdesit, e ti thot po, arenës së luftës ndaj pasionit, tiranit dhe zullumqarit, andaj ata që mund të luftojnë ndaj duelit me veten e tij, cilado fushëbetejë është vetëm një formë e manifestimit ndryshe e gadishmërisë për realizim të idealit të zemrës e cila ështa gatitur me agjërim.
Andaj agjërimi në një trajtë tjetër etimologjike mundë të ilustrohet edhe si durim. Durim dhe guxim. Durimi si komponentë fuqie e guximit, është arma më e fortë e trimërisë dhe vetmohimit, si mekanizma konstant dhe të palëkundur drejt fitores dhe suksesit, duke ditur se asnjë investim sado fluid qoftë, besimtarit nuk i mungon dhe nuk e tjeterson nga qëllimi i tij, si gëzim në 'iftarin' e kësaj bote ose sihariq nesër në Ditën e shpërblimit.
Pra procesi i agjërimit është një trans-mision, një vendosje e një lidhje të re të sakrificës duke ngritur njeriun lart në piedestalin hyjnor, përkundër atyre që qëllim të jetës së tyre e kan vetëm ngopjen gati të pavetëdijshme dhe thuajëse instiktive.
Agjërimi balancim mes trupores dhe shpirtërores
Në përgjithësi adhurimet në islam janë paqësore, ato thuajëse padallim thërrasin në ekuilibër të binomit njerëzor (mes trupit dhe shpirtit). Edhe thirrja për luftë konsiston në luftimin e vesit përmes virtytit, të ligës përmes mirësisë, amoralitetit përmes formave sublime të moralit, varfërisë përmes mëshirës, robërisë përmes lirisë dhe tiranisë përmes drejtësisë.
Andaj, agjërimi është një alarm i cili thërret njerëzit e ngopur të solidarizohen me të uriturit, të lirët me të privuarit nga liria, ata që ujin e trajtojnë si pronë të tyre me të eturit, besimtarët të përkujtojnë mëkatarët kudo përreth, përmes fjalës, veprës po edhe thirrjes individuale e të përgjithëshme. Ky Muaj pra thërret të trazojmë sado pak rutinën e përditëshme, të realizojmë vetveten tonë duke qenë në linjë të misionit dhe empatisë ndaj njerëzimit. Përndrysh agjërimi rrezikon të na kthehet në shprehi të netëve pa gjumë dhe të ditëve të fjetjës.
Agjerimi në aspektin sociologjik mund të llogaritet intitucion i mobilizimit shoqëror dhe bazë e themeleve të iniciativave të shëndosha dhe jubileve të jashtëzakonshme. Po të kthehemi në perspektivë, a nuk ndodhën fitore dhe ngjarje madhore në Historinë tonë gjatë këtij Muaji ... momente përkushtimi, zgjimi dhe iniciativa të sakrificës të cilat ndërruan busollën dhe rrjedhën e historisë.
Pra në një kontest tjetër këtë Muaj mund ta emërtojmë edhe si prevalencë të matjes së suksesit dhe fitoreve qoftë nga rrafshi individual, social dhe mbarëkombëtar.
Ky Muaj përveq tjerash thërret edhe vigjilencë dhe vlerësim ndaj kohes, duke precizuar momentin në të cilin jemi dhe kahëzimin nga jemi duke shkuar. Duke na tërhequr vërejtjen dhe shtuar kujdesin njëkohësisht ndaj fenomenit te kufizuar të kohës.
Ky Muaj konsiston si disa etapa të jetës, i ndar në tri pjesë, sikur reflektonë rininë, pjekurinë dhe pleqërinë tonë, pas së cilave mund të vije momenti që nuk mundë të shtosh asgjë vetëm aq sa kë mbjellur, qoftë nëse shpenzon edhe tërë botën. Ashtu siq thuhet se: Me para e blen orën po nuk mund ta blesh kohën.
Vjenë koha kur as koha nuk mund ta paguan më vetveten e sajë, ajo ndalet në stacionin e vetvetës.
Agjërimi ky mik i madh për njeriun dhe njerëzimin
Thirrja që të lëm vrapimin pas titujve dhe të kërkojmë dije, është bër pjesë e aktualitetit të shumë shkollave moderne të cilat kërkojnë pragmatizmin përkundër retorikës dhe ilustrimit të biografive me diploma. Po ashtu kuantiteti i diturisë mekanike në bazë të librave të lexuara dhe ligjëratave të dëgjuara, ka bërë që një pjesë e rinisë dhe intelegjencës të lënë mënjanë një fakt i cili nuk mohon leximin dhe diturinë mirëpo thërret në kuptimin e sajë.
Kur ësht pyetur një dijetar i madh se si arrite gjithë këtë dituri enciklopedike, ai është përgjigjur, vetëm për dy vite. E si është e mundur kjo i thanë. Mësova për gjashtëmbëdhjet vite edukatë të dijetarët e pastaj për dy vite e arrita pjesën tjetër të diturisë, ngase edukata ësht brumi të cilit nuk i duhet shum nga kripa e diturisë, ishte përgjigjja nga dijetari, i cili llogaritet si njëri nga themeluesit e njërës nga katër shkollat e jurisprudencës Islame.
Kjo nuk konsiston që të lihet mënjan diplomimi dhe profesionalizmi. Ashtu siq thot dr. Kardavi se, ka të rinjë të sinqert të cilët janë në gjendje të bien e sakrifikohen pa frikë në altarin e atdheut, mirëpo nuk kan sabër të realizojnë një specializim deri në fundë të një fushe të caktuar. Pa i hyrë në hak asnjërës komponentë, ajo që shihet sot si shumë e nevojshme është edukata, kjo urë mes shpirtërores dhe truporës, diturisë dhe praktikës.
Jetojmë në trendin e diturive marramendëse, dinamika e internetizimit të diturisë ka bërë që në një formë apo tjetër të vëjë hendek mes sajë dhe edukatë së mirëfilltë.
Andaj nëse jo për ndonjë synim tjetër, agjërimi duhet të shërbej si një shkollë dhe kala e edukatës, ushtrimit të sajë, ndjenjës së etjes dhe urisë ndaj sajë në proporcion me ndjenjën e të eturit dhe urisë ndaj ushqimit.
Ky Muaj, mund të jetë një trajnim shpirtëror i virtytit dhe dhembshurisë, disiplinës dhe dëlirësisë, humanizmit dhe ndjenjës së thellë ndaj nderit, moralit, pra fundamenteve të insanijetit.
Ai i cili diplomon në këtë shkollë, mbi bazat e edukimit dhe moralit të durimit, sigurisht se do të ketë më të lehtë arritjen në piedestal të lartë të diturisë, përkundë atij apo atyre të cilët ngelin nga kjo klasë e edukates, mund të arrijnë titujë të diturisë, mirëpo kemi frikë se mund ti gjasojnë një gomari i cili vetem bart mbi vete libra.
Sot dhe kurdoherë në të gjitha instancat deklarohet heshtazi apo njëzëri se, nuk mund të merret një shkollë si e suksesshme dhe me përspektivë për njerëzimin nëse merren për bazë parimet ateiste e jo shpirtërore mes relacioneve psikologjike dhe shoqërore. Andaj Njeriu i cili është largë të kuptuarit dhe lidhjes me Krijuesin e Tij, ai mund të arrijë edhe të depërtojë në planete tjera mirëpo ka mbetur larg nga universi i tij, i mangët dhe i pashpresë në kuptimin e misionit të ardhjes dhe shkuarjës nga kjo Botë.
Ky Muaj, lusim Zotin e Madhërishëm të shërbej si fanar i ndricimit jo vetëm të njerëzve praktikues të tij, mirëpo për mbarë njerëzimin. Si kuptim ndaj të eturve dhe të uriturve të cilët presin për një pikë ujë dhë një kothere buke.
Si kuptim për të robëruarit dhe të privuarit ndaj të drejtave elementare të lirisë.
Si kuptim për të gjithë ata të cilët kan humbur kuptimin e jetës shpirtërore dhe janë zhytur në botën e materializmit dhe instikteve, të cilat thuajëse i tejkalojnë edhe instancat shtazore për kah përmasat e ultësisë dhe banalitetit.
E mbi të gjitha ky Muaj, thërret bijtë e tij, vërtetë të ngjallin zemrat e tyre ditën dhe natën me driten e Kuranit dhe kandilat e jetës së Profetit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dritë e cila do të zhdaravitë retë e amullisë dhe errësirës së mëkateve, drejt horizonteve të diturisë, altruizmit, mesazhit të sakrificës dhe përfundimisht pa devijuar vizionin drejt podiumeve të Firdewsit.
Autor: Mr. Rrahman FERIZI