Ibni Tejmije, refuzues i haditheve autentike
Shejh Abdullah Ghumeri thotë: "Me të vërtetë, Ibn Tejmije është karakteristik për refuzimin e haditheve që nuk përputhen me qëllimet (synimet, idetë) e tij, madje edhe nëse këto hadithe janë strikt autentike (sahih)".
Një shembull i tillë është në rastin hadithit në vijim: "I dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që të gjitha dyert e xhamisë që të sillnin nga rruga të mbylleshin, por ai e la derën e Aliut (r.a.) (hapur)".
Hadithi është strikt-autentik. Ibn al-Xhevziu gabimisht e ka përmendur këtë hadith në koleksionin e tij të haditheve të shpikura (el-Maudu'at). Hafiz ibn Haxheri e ka korigjuar atë në veprën e tij "el-kaul el-Musaddad": "Ibn Tejmije për shkak të paragjykimeve të tija të ditura ndaj Aliut (r.a.) nuk u mjaftua me deklarimin e hadithit si të shpikur nga Ibn el-Xhevziu, por, por ndërmori iniciativën që të shtoj nga shporta e tij (e mashtrimeve) pretendimin se ekspertët e hadithut (el-muhadithun) janë të pajtimit se ky hadith është i shpikur. Ibn Tejmije ka refuzuar aq shumë hadithe, vetëm sepse ato janë në papajtueshmëri me qëndrimet e tij, sa që është vështirë të përcillen (të gjitha) rastet". [1]
Nga i ndjeri: Shejhu dhe Muhadithi i Ez'herit, Abdullah ibn Muhamed ibn el-Sidik el-Ghumeri
Përktheu: Fatih IBRAHIMI
_________________________
[1] - Abdullah el-Ghumeri ka përmendur në shumë vepra të tij, një numër të madh të rasteve të jondershmërisë së Ibni Tejmijes. Libri i tij er-Radd el-Muhkem el-Metin ala el-Kitab el-Mubin përmban shumë raste. Shumë Ulema të tjerë kanë shfaq pakënaqësi rreth këtij tipari të Ibni Tejmijes. Në mesin e tyre Taki ed-Din es-Subki, Ibn Haxher el-Maki, Takiud-Din el-Husni, Arabi el- Tubani, Ahmed Zeini Dehlan, Muhamed Zahid el-Keutheri.
Burimi:
Shkeputja nga trajtesa:
- Të kërkuarit e ndërmjetësimit të Pejgamberit të Islamit (titulli)
- Mbrojta prej dijetari e legjitimitetit të saj (nentitulli)
Përkthimi i trajtesës bashkëkohore që vërteton se kërkimi i Tevesulit të Pejgamberit është i miratur nga Kur'ani dhe Suneti dhe refuzon pretendimin e pseudo-selefive se ndërmjetësimi është një inovacion heretik (bid'ah) - (pershkrimi).