Vehabitë na thonë ju sjeni Hanefij!



Vetëm disa shembuj:

- Henefitë thonë: "Ai që nuk e falë namazin nga përtacia konsiderohet FASIK e jo KAFIR, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Henefitë thonë: "Nuk ka bashkim të namazeve përveç se në Arefat dhe Muzdelife, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Henefitë thonë: "Nëse namazi nuk falet në kohën e vet, detyrimisht duhet falur kaza duke ja bashkëngjitur edhe pendimin, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Henefitë thonë: "Para namazit të iqindisë është sunet jo i fortë të falen kater reqate sunet, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Henefitë thonë: "Dorën e djathtë duhet me vëndu mbi të majtën nën kërthizë kur të lidhesh për namaz, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Henefitë thonë: "Nuk ka ngritje të duarve në tekbire gjatë namazit përveçse në tekbirin fillestar, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Henefitë thonë: "Në sexhde fillimisht lëshohen gjunjtë, pastaj duart e pastaj fytyra, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Hanefitë thonë: "Pas farzit nëse ka sunete, duhet të falen sunetet e pastaj të bëhen dhikret e namazit, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"!

- Henefitë thonë: "Në lutje duhet ngritur duart, edhe ne themi kështu" - vehabitë na thonë: "Ju sjeni hanefij"! Etj., etj., etj..

Konstatim: "Pra ne që themi dhe veprojnë si kanë thënë dijetarët hanefij, nuk jemi hanefij, e hanefij qenkan ata që kundërshtojnë medhhebin hanefij"!



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...